Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-13, 16:22   #209
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ndėrroi jetė presidenti i Kosovės Dr Ibrahim Rugova

Mijėra qytetarė, homazhe te varri i Rugovės
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga nė akademinė pėrkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovės, foli pėr ideologjinė, punėn dhe vizionin e tij. Kurse kryetari i LDK-sė, Isa Mustafa tha se Rugova ishte lideri i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit tė ri dhe arritėm qė Kosovėn ta pavarėsojmė.

Bardha Shkreli
Presidentja Jahjaga tha se jeta dhe vepra e Rugovės na bėjnė tė ndjehemi krenar pėr tė arriturat e vendit. Jahjaga e quajti presidentin Rugova, arkitekt tė pavarėsisė e udhėheqės largpamės.

“Jeta dhe veprimtaria e presidentit tė parė tė Republikės sė Kosovės, na bėjnė tė ndihemi krenar pėr rrugėn qė ne si popull bashkarisht e kemi kaluar. E gjithė kjo rrugė, ky vizion na bėjnė qė tė nderojmė dhe kujtojmė, me respekt, liderin, arkitektin e pavarėsisė,udhėheqėsin tonė largpamės i cili pėrfundimisht e orientoi vendin e popullin tonė drejt SHBA-ve , nė pėrqafim tė vlerave pėrendimore”, tha Jahjaga.

Ndėrkaq, njė delegacion i kryesisė sė LDK-sė vizitoi sot familjen Rugova. Kreu i LDK-sė Isa Mustafa vlerėsoi lartė figurėn e ish presidentit Rugova dhe kontributin e tij nė shtetformimin e Kosovės.

“Si njė filozof i cili e zhvilloi njė aktivitet dhe njė lėvizje tė veēantė nė njė periudhe kur ishte shumė vėshtirė tė lėvizej pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit tė ri dhe tė arritėm qė Kosovėn ta pavarėsojmė, qė Kosova tė ec drejtė integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kėrkesė e tij e kamotshme”, tha Mustafa.

Pėr tė nderuar ish presidentin Rugova, homazhe pranė varrit tė tij bėnė edhe kryesia e AAK-sė. Lideri i AAK-sė Ramush Haradinaj tha se nė nderim tė veprės sė tij kujtojmė gjithė arritjet qė ka shėnuar vendi.

“Nė pėrvjetorin e ndarjes fizike nga ne tė presidentit historik dr. Ibrahim Rugova,bėjmė nderim dhe kujtojmė rrugėn e gjatė tė popullit tonė deri kėtu e veēanėrisht rolin historik tė presidentit Rugova nė rrugėn e gjatė tė arritjeve e popullit tė Kosovės”, tha Haradinaj.

Homazhe te varri i ish presidentit Rugova kanė bėrė edhe drejtues tė partive tjera politike, ndėrkohė nė shenjė tė nderimit tė veprės sė tij, forumi rinor i LDK-sė , organizoi marsh nė qendėr tė Prishtinės.

Ndėrkaq, seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės e paraparė pėr sot nuk ėshtė mbajtur me kėrkesė tė Grupit parlamentar tė LDK-sė pėr shkak tė aktiviteteve nė pėrkujtim tė vdekjes sė ish presidentit Ibrahim Rugova.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė