Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-05, 19:24   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjon Gjomarkaj

Vatikani qendra botėrore e kristianizmit, nė historinė e tij mijvjeēare do tė shėnoi nji ngjarje me tė vėrtetė shumė tė madh pėr mirditasin Gjon Gjomarkajn me dekret tė Selisė sė Shejtė ai pranohet tė punojė si redaktor pranė Radio Vatikanit, seksioni i gjuhės shqipe nė vitin 1980.

Pranė kėsaj Radio ai kishte dhanė ndihmesėn e tij si bashkėpuntor i jashtėm qė pas thirrjes sė parė nė audiencė nga Papa Piu XII.
Ai qe bėrė i njohur me shkrimet e intervistat e tija nė botėn katolike. Zani i tij tingėllues u ba shumė shpejt i njohur nė botėn shqiptare dhe pėr kėtė fillon menjiherė tė marrė pėrgėzimet nga ish drejtori i Radio Vatikanit pėr gjuhėn shqipe imzot Zef Shestani. Nė njė kohė kur ai ishte me pushime i shkruente vartėsit tė tij tė ri: “Zani yt ka marrė hov e s'tė ndal asgja. Nė kėtė mėnyrė jeni nderi i programit tonė e pėr tė mirėn e vendit tonė”.

Hapja e Radio Vatikanit nė gjuhėn shqipe ka qėnė nji dhuratė e ēmuar e Selisė sė Shejtė ndaj popullit shqiptar.
Kjo radio qė prej kohės sė krijimit tė saj mė 3 tetor 1951 ishte jo vetėm nė shėrbim tė Selisė sė Shejtė, por dhe nji ushqim shpirtėror pėr tė gjithė tė krishterėt, pėr tė gjithė shqiptarėt nė pėrgjithėsi, sepse pėrmes saj ēdo ditė u shkonte tė krishterėve mesazhi i zėvėndėsit Pjetri, mesazhi i ngushėllimit e durimit, qėndresės e ngrohtėsisė vllaznore, i shpresės dhe i paqės tė tanė popullit nė Atdhe.

Tė gjithė shqiptarėt jashtė Shqipnie e pritėn hapjen e kėsaj radioje amtare me gėzimin ma tė madh e me mirėnjohje tė thellė tue vėrtėtue dhe nji herė atė qė Selia e Shenjtė nuk i kishte harrue, por ishte gjithmonė pranė tyre e me ta ndante vuajtjet e shpresat. Radio Vatikani varej nga Selia e Shenjtė, por seksionit tė gjuhės shqipe i qe lanė nji autonomi e gjanė nė veprimet e veta, si nė zgjedhjen, ndėrtimin e pėrpunimin e materialeve pėr transmentim. Ajo punonte me moton Fč e Atdhč, sipas nevojave tė popullit shqiptar, tue pas parasysh gjithmonė problemet kryesore, tue qenė pranė shpirtėrisht nė rastet ma tė vėshtira tė tij.

Misioni i kėsaj Radio erdhi gjithnji tue u rrit,
duke pas parasysh egėrsinė e rregjimit komunist ndaj besimeve fetare, egėrsi kjo qė u shfaq me shembjen e institucioneve fetare, me persekutimin e klerikėve e deri me shpalljen jashtė ligjit besimin nė perendinė, duke u shpallur kėshtu Shqipnia i pari shtet ateist nė botė, prandaj kėsaj radioje u desht tė intensifikonte ma shumė punėn e saj.

Gjon Gjomarkaj e nisi punėn me shumė vrull e dashuri e plot pasion pranė Radio Vatikanit. Cilėsitė e tij morale e njerzore ishin vėrtet nji bazė e fuqishme pėr ta realizuar misionin, zani i tij pranė kėsaj radioje pėrmes mikrofonit qe vendimtar pėr tė mbajtur vazhdimisht gjallė besimin tek zoti, qė ky besim tė mos shuhej kurrė nė kundėrshtim me ato qė propogandonte regjimi komunist.

“Ju flet Radio Vatikani”

Gjon Gjomarkaj punoi me vrull tė jashtėzakonshėm pėr tė dhanė nji mori programesh nė mėnyrė qė nė Shqipni tė arrihej liria e plotė, liri fetare e respektim i tė drejtave njerėzore, pasi shqipėtarėt po pėrjetonin nji persekucion tė plotė fetar nė ateizėm e duhej qė rinia shqiptare tė besonte tek zoti, tek krijuesi i gjithėsisė. Gjon Gjomarkaj ka qėnė kėrcėnuar me vdekje nga Tirana dhe agjentėt e Beogradit qė tė mbyllte gojėn, por ai asnjėherė nuk u tremb dhe zani i tij nė mikrofon tingėllontė ma me fuqi e bindje se sistemi marksist do tė shembej nga vetė popujt qė i kishte robnue dhe vėrtetė gardhi i hekurt i sistemit komunist u shemb pa gjakderdhje ashtu siē propogandonte Radio Vatikani dhe siē dėshmonte Papa Gjon Pali i Dytė. Veprimtaria e Radio Vatikanit nė gjuhėn shqipe nga njėra anė e tėrbonte rregjimin e Tiranės dhe bantė ēmos qė programet e saj tė mos dėgjoheshin, por nga ana tjetėr ato programe u dėgjonin fshehtas nga tė gjitha moshat e mbusheshin me gėzim duke ju lutur e falur krijuesit tė gjithėsisė.

Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruash punėn e gjatė disavjeēare tė Gjon Gjomarkajt pranė kėsaj radioje nga njė ish bashkėpuntor i jashtėm, nė asistencė, redaktor i niveleve tė ndryshme e ma nė fund drejtor i kėsaj radioje. Nga e gjithė kjo veprimtari voluminoze, do tė ndalem nė disa nga emisionet ma tė rėndėsishme tė pėrgatitura e transmentuara prej tij.

“At Giovani Fausti martir i fesė” pėrshkruan si u shkatėrrue shtėpia e jezuitėve nė Shkodėr, muret u hapėn, u shkatėrruen varret e entėve italianė. Mė 31 dhjetor 1945 qe arrestue nė Shkodėr At Fausti, rektor i seminarit Papnuer dhe i kolegjit saverianum. Atė Faustit ju ba njė gjygj kukull ku dėnimet jepeshin gjithnji nga komunistėt nė pushtet. At Fausti ndonėse ishte bamun kockė e lėkurė nga torturat e tmerrshme tė sa muajve i pėrballoi ato me qetėsinė e tė fortit, me vendosmėrinė e Jezusit. Me 4 mars 1946 e nisėn drejt vendit tė pushkatimit. Pėrpara se t'u rrėzonte nga plumbat e gjaksorėve komunist brohoriti me za tė lart “ Rroft krishti mbret” gjaku i kulluet i At Faustit vaditi kėshtu tokėn e Shqipnisė.

Buletini nr 1 i Radio Vatikanit 1988


Nė vitin 1986, Papa Gjon Pali i dytė ban nji takim me shqiptarėt e mėrguem nė botė.
Gjon Gjomarkaj merr pjesė nė kėtė takim si emigrant e ndėrkohė dhe si redaktor i Radio Vatikanit. Nė nji buletin tė radios e pėrshkruen duke u ndalur tek fjalėt e Papės, i cili theksoi se: “ Unė e jetoj martirizimin e popullit tuaj. Ju jeni pėrfaqėsues tė thjeshtė tė tokės martire tė Shqipėrisė e cila gjeografikisht asht shumė afėr e moralisht shumė larg. Kisha, u tha shqiptarėve Papa Vojtila nuk mund tė zhduket nga zemra, sepse asht krijue nga shpirti i shenjtė. Shqiptarėt shkuen tek Papa pėr t'i dėshmue se zemrat e tyre, ndjesitė e tyre dhe besimi nė zotin janė ma tepėr se kurrė tė gjalla dhe se kqyrin me plot shpresė e besim kishėn e Romės, pėr deri sa nji ditė Gjon Pali i dytė tė mundet me vizitue Shqipėrinė lirisht sė bashku me bijtė e saj”

Ky takim qe zhvilluar nė Famullinė Romake tė Shėn Grigorit VII mė 26 prill tė vitit 1986.

Tepėr mallėngjyese jepet nė Radio Vatikan audienca private qė Papa Gjon Pali i dytė bani me 6 maj 1988 me rreth 250 shqiptarė tė ardhur nga Amerika e Europa. “
Ky takim tha Papa i mbush zemrat tona me pėrmalli. Shoh nė fytyrat tueja fisnikėrinė e lashtė tė popullit shqiptar, por shoh dhe pėrmallimin tuej pėr Atdhe e tokėn e shqiponjave, nji komb shumė fisnik pėr kujtime e tradita tė lashta e tė shkėlqyeshme qė ka ba luftra tė pandėrprera pėr liri. Toka juej aq e afėrt gjeografikisht asht shumė e dashtun pėr mue. Megjithė zemėr ndaj me ju shpresėn qė kisha tash 2000 vjet rrėnjosur nė tokėn shqiptare tė mundet me fitue dhe njiherė lirinė, pėr tė qėnė element e mjet bashkimi kombėtar dhe nji faktor i rėndėsishėm paqe nė zemėr tė popullit tuaj. Buletin nr4 viti 1988.

Nė kohėn kur persekucioni ndaj fesė qe shtuar, kishat e mbyllura, faltoret e dėrmuara e tė shkatėrruara, klerikėt e burgosur e tė pushkatuar, Radio Vatikani ( Seksioni i gjuhės shqipe) u pėrpoq qė tė ruante atė thesar kulture kishtare kombėtare, ato vlera fetare, qė mjerisht regjimi komunist po mundohej me i zhduk, por nuk po ja arrinte qėllimit dhe pėr kėtė nji rol tė madh po luante pikėrisht Radio Vatikani nė kėtė drejtim, i cili demaskonte shtypjen e tė drejtave e lirive themelore tė njeriut nė Shqipėri, demaskonte shtypjen dhe persekucionin komunist duke i torturuar njerėzit kampet e pėrqėndrimit dhe me burgosje politike. Pėr tė gjitha kėto misione nuk ka munguar falenderimi e pėrgėzimi ndaj tij nga ana e Selisė sė Shejtė.

Emisionet e Radio Vatikanit u kanė qėndruar gjithmonė afėr shpirtnisht Kosovės e bijve tė saj, gjithnji nė vuajtje e tė shtypur nga tė huajt. Programet e Radios kanė denoncuar pa ndėrprerje pėrpara botės vuajtjet qė kishin pėsuar kosovarėt pėr tė vetmen arsye se ky popull kreshnik kėrkonte vetvendosje pėr fatin e tij, kėrkonte paqė e drejtėsi nė trojet e veta, kėrkonte po ato tė drejta qė kishin popujt e tjerė tė fiksuara nga karta e Kombeve tė Bashkuara.

Nė disa emisione me kurajo asht demaskuar dhe politika e padrejtė europiane ndaj kombit shqiptar pas luftės sė parė botėrore, qė tokat shqiptare u cunguan dhe ju dhanė Jugosllavisė, Malit tė Zi, Greqisė. Shqipėria qe kėshtu i vetmi vend nė botė qė kishte kufirin e saj tė ndamė me bashkombasit e saj.

Radio Vatikani nė gjuhėn shqipe me guxim demaskoi dhe pėrpjekjet djallėzore qė patėn bėrė jugosllavėt pėr tė shtėnė nė dorė Radio Vatikanin ( Seksionin e gjuhės shqipe), duke vėnė nė shėrbim tė saj mjerisht dhe ndonji nga klerikėt shqiptar, por kjo manovėr djallėzore e tyre nuk u realizue asnjiherė, pėrderisa ky program u drejtua nga Mons Zef Shestani e pas tij nga Gjon Gjomarkaj. Gjatė kohės sė aktivitetit tij nė Radio Vatikan, Gjon Gjomarkaj ka paraqitur dy studime tė cilat janė cilėsuar nga mė tė mirat dhe janė depozituar nė Arkivin e Selisė sė Shenjtė.

Studimi i parė: “Kisha shqiptare dhe martirėt e saj dje e sot”. Ky studim qe vėnė nė dispozicion tė redaksisė qėndrore nė pėrshtatje me qėllimet misioniare tė Papės pėr apostolikėt nė lutjet e nandorit 1983, pėr lirinė fetare tė shqiptarėve. Shqiptarėt thuhej nė studim janė bijtė e njė kombi tė vogėl nė numėr por rezistentė e tė fortė si shkėmbejt e bardhė graniti tė maleve tė tyre.

Kanė shpėtuar pothuajse pėr mrekulli. E nė kėtė mrekulli qė kisha nuk asht e vetmja autore, por sigurisht e pa dyshim njė faktor esencial. Ky pohim asht nji realitet historik, sepse siē shkruan doktor Orlhon nga Viena nė Hyllin e Dritės mė 1940 se rėndėsia e kishės katolike pėr popullin shqiptar asht e madhe. Historia e popullit shqiptar asht histori e luftės shekullore e nuk mund tė ndahet nga ngjarjet e kishės, nga vlerat e klerit.

Historia e kristianizmit nė kėtė studim fillon nga shekulli i parė para lindjes Krishtit, vazhdon pastaj gjatė mesjetės, mė vonė me pushtimin turk, kohėn e Rilindjes Kombėtare, duke u mbyllur nė kishėn katolike nė periudhėn e komunizmit, gjendjen e saj kur mbi tė u ushtrue nji persekucion i pashembullt. Nė Shqipėri ekzistonin 10 Dioqeza, 117 kisha, dy seminare, 357 priftėrinj e motra, shkolla katolike ku nga kėto kanė dalė shkrimtarė tė afirmuar e edukatorė kompentenė. E gjithė kjo veprimtari misioniare u shkatėrrua me ardhjen e komunistėve nė pushtet e u arrit deri atje sa Shqipėria vendosi nė Kushtetutė shpalljen se ishte shtet ateist.

Studimi pėrshkruente se si priftėrinjtė katolikė u dėrguen nė burgjet e ndryshme e disa prej tyre qenė zhdukur. Shqipėria ishte vendi me mė shumė tė burgosur politik se asnji vend tjetėr. Nė Shkodėr 1300, Balsh 4000, Vlorė 900, nė Spaē tė Mirditės 3500, nė Tiranė 1500 etj. ndėrsa mjaft tė tjerė ishin dėrguar nė kampet e pėrqėndrimit nė Berat, Burrel, Ballsh, Bulqizė, Torovicė, Tepelenė, Ishėm, Novoselė, Mifol, Papėr e Piqerras. Pjesa mė e madhe e tė burgosurve si dhe atyr qė ishin nė kampet e pėrqėndrimit ishin katolikė.

Vendet e kultit u shėndruen nė shtėpi kulture, palestra sportive, zyra tė llojeve tė ndryshme. U shkatėrruan kampanelat e kishave, kryqet e varreve, statujat kishtare. Mė shumė se 2169 kisha e xhami nuk kishin ma asnji shenjė. E ndonėse kisha dhe besimi katolik pėsuan persekucionin ma tė thellė nė historinė njerzore, nė fakt feja e mbjellė nė zemrat e traditat e popullit shqiptar nuk e lėkundi asnjiherė besimin ndaj zotit. Funksioniarėt e lartė tė shtetit komunist deklaronin: “ Feja nuk asht akoma e ērrėnjosur nė tokėn tonė dhe kristianizmi ka akoma rranjė tė thella nė popullin tonė. Feja asht akoma vepruese nė masėn puntore e tek armiqtė e popullit tonė. Kėto shikojnė me besim e simpati drejt Vatikanit. Tė tillė armiq veprojnė nė organizimet tona e nė rradhėt tona. Kėto pohime ishin provė e shėndritshme se zoti nuk kishte vdekur akoma nė Shqipėri.

Me 5-7 tetor 1984, Papa Gjon Pali II bani nji vizitė nė komunitetin arbėresh nė Kalabri, nga mikrofoni i Radio Vatikanit, Gjon Gjomarkaj foli pėr historinė e kėtij komuniteti, i cili ishte larguar nga vendi i origjinės, Shqipėria 5 shekuj ma parė dhe ato akoma ruajnė gjuhėn, kulturėn shqiptare dhe besimin katolik. I kushtoi vemendje rolit tė madh qė ka luajtur komuniteti shqiptar nė Itali. Shqiptarėt nuk gjenden vetėm nė Kalabri por edhe nė Siēili, gjė pėr tė cilėn flasin dy dokumente tė lėshuar nga Giovanni d'Aragona, mbret i Siēilisė i cili kishte thėnė se refugjatėt shqiptarė janė larguar nga vendi i tyre me qenė se turqit u kishin pushtuar tokat e tyre. Ato janė kristianė dhe njerėz me shumė vlerė, prandaj i lamė tė stabilizohen nė tokėn e Siēilisė. Dokument i lėshuar me 8 e 18 tetor tė vitit 1467.

Nga hetimet e rregjistrimet e ndryshme, rezulton se sot nė 100 e ma shumė komuna e pjesė komunash me origjinė shqiptare nė Itali, nė 45 prej tyre ruhet gjuha amtare. Ka rreth 114.783 shqiptarė qė flasin gjuhėn shqipe si ma poshtė:

Provinca Palermo 11.190

‘' Cantazaro 9.817

‘' Conzenca 54.975

‘' Taranto 5.969

Potenza 12.745

‘' Foggia 2.910

‘' Campobasso 14.938

‘' Avellino 2239

Gjatė vizitės nė Kalabri Papa Gjon Pali iu drejtua dy prej kryetarėve tė komunave ku vareshin katolikėt shqiptarė: “ Ato kanė ardhė para 5 shekujsh pas vdekjes sė Skėnderbeut, janė bij tė lavdishėm tė nji toke qė kanė pėrqafuar katolicizmin. Heroi i tyre mundi qė pėr 25 vjet me radhė tė mbajė tė lirė popullin shqiptar nga invazioni turk e pas vdekjes tij shqiptarėt kėrkuan azil politik, sepse nė vendin e tyre nuk gjetėn kushte tė pėrshtatshme nė profesione nė lirinė e fesė dhe kėtu nė Kalabri e Siēili gjetėn nji pritje tė ngrohtė dhe kėtu shohin se kėta shqiptarė pėrtej 5 shekujve ruajnė gjuhėn e traditat e tyre, ruajnė nė kujtesė heroin e tyre tė madh ,Gjergj Kastriotin. Nji parardhės i kėtyne shqiptarėve qė banojnė kėtu, Papa Klementi XI ka qėnė me origjinė shqiptare.

Gjuha shqipe theksoi Ati Shenjtė nuk asht as gjuha e perendimit as e veriut tė Europės, por asht njė gjuhė e vjetėr, nji gjuhė qė i ka dhanė kulturės poetė e shkrimtarė me famė si: Lek Matrenga 1560- 1619, Girolamo De Rada 1814- 1903, Antonio Santori 1819- 11894, Gabriel Dara Giusepe Serembe 1843- 1894, Giuseppe Schiro 1865 1927 etj. pikėrisht pėr rėndėsinė qė ka gjuha shqipe ajo duhet tė ruhet.

Mė vjen keq tha mė mbyllje tė fjalės Papa Gjon Pali dytė arbėreshėve tė Italisė qė vllaznit tuej tė pėrtej detit nuk mund ta manifestojnė besimin ndaj zotit si ju pėr shkak tė persekucionit komunist, por nuk ka vdek zoti nė zemrat e popullit shqiptar. Asht frika qė asht fshehur nė zemrėn e njeriut e nė qetėsi nė sigurinė e zotit.

Ishin pikėrisht kėto dy studime tė kryera nga Gjon Gjomarkaj si rezultat i akumulimit e hulumtimeve tė njohurive tė tija, studime kėto qė u vlerėsuan nė mėnyrė tė jashtė zakonshme nga Selia e Shenjtė dhe Drejtoria e pėrgjithshme e Radio Vatikanit. Ato u banė shkak qė tė rritet gradimi i tij deri nė redaktor i nivelit 8-tė qė ishte niveli ma i lartė dhe nė vitin 1988 tė emėrohet drejtor i Seksionit tė gjuhės shqipe nė Radio Vatikan.

Nga mikrofoni i Radio Vatikanit i kushtoi nji kujdes tė madh kremtimit tė ngjarjeve madhore tė kaluarės lavdishme historike shqiptare nė shumė emisione tė tija. Ēdo 28 nandor u drejtohej bashkombasve tė tij. Me rastin e festės sė shpalljes sė pavarėsisė pėr ta kremtuar kėtė festė solemne tė popullit shqiptar dhe kurrė tė mos e humbnin shpresėn se ditė tė bardha do tė vijnė patjetėr pėr tė.

Seksioni i gjuhės shqipe nė Radio Vatikan demaskoi genocidin e vazhdueshėm qė regjimi serb i Titos e ma nė fund ai i Milosheviēit bante ndaj popullit kosovar qė nga viti 1945 e deri nė largimin pėrfundimtar tė serbėve nga Kosova, si rezultat i luftės sė drejtė qė bani populli kosovar dhe ndihmės sė madhe qė dha ish presidenti Klinton, duke e shpartalluar kėshtu racizmin serb nė qender tė Europės.

Nė njė promemorje drejtuar Papa Gjon Palit dytė i bahej e qartė se shqiptarėt e Kosovės po e vuajnė padrejtėsisht diskrimin e pushtimit serbo malazes me humbje jetė njerėzish, u janė mohuar tė drejtat legjitime siē i kanė njerėzit e tjerė nė Europė. Nė kėto vitet e fundit situata asht tmerrėsisht e rėnduar dhe mund tė bahet shpėrthyese jo vetėm pėr shqiptarėt por pėr tė gjithė zonėn ballkanike. Nevojitet akoma ndihma juaj, lutja juaj, zani juaj nė mbrojtje tė vllaznėve tanė tė atij regjioni, sepse nuk kanė zą, sepse asht shuar britma e tyre me lotėt e tyre, me ankthin e tyre.

Shejtėri

Lutemi ndihmoni edhe nji herė me evitue tė tjera viktima, tė tjera humbje gjaku tė vllaznėve kosovarė qė kėrkojnė paqėsisht tė drejtat e tyre si komb e si popull.

Tematika e informacioneve qė jepte Radio Vatikani ishte e larmishme duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar.

Nė nji emision tė datės 1 gusht 1989
iu kushtua martirėve tė Kombit e fesė, tė cilėt ishin nga familje myslimane, ortodokse e katolike me tradita tė lashta atdhetarie e besimi, e nga kėto familje janė pushkatuar me dhjetra vetė, si familja e Litajve tė Lumės ka dhanė 14 martirė, familja e Merlikajve tė Krujės 7 martirė, familja e Blloshmit tė Elbasanit 8 martirė, familja e Lolajve tė Lumės 13 martirė, familja e Cekut tė Lumės 10 martirė, familja e Kaloshve tė Dibrės kreshnike 9 martirė, familja e Menajve tė Lurės 7 martirė. Familja e Pėrnocajvetė Fanit tė Mirditės 5 martirė, familja e Gjomarkajve 7 martirė njė prej tė cilėve ishte vajza e re 22 vjeēare Marie Tuēi e cila u torturua nė mėnyrė ēnjerėzore. Familja e Ēupajve tė Kurbinit 10 martirė. Familja e Melyshajve tė Kthellės 6 martirė, familja e Mirajve Milot 9 martirė, familja e Mirakajve Pukė 5 martirė, familjen e Lufit Selitė 9 martirė. E pėr tė gjithė kėto martirė populli shqiptar pret ditėn e drejtėsisė, demokracisė pėr t'u ndėrtuar atyre nji pėrmendore tė artė nė altarin e atdheut.

Nė emisionin e datės 25 prill tė vitit 1992 u dha nji informacion i plotė pėr ndihmėn qė ka dhėnė Selia e Shenjtė dhe Papėt e Romės nė vite: Papa Nikolla i V-tė 1447-1485 nderoi e respektoi heroin kombėtar Gjergj Kastriotin dhe e ndihmoi atė e i dha krahė pėr luftė kundėr pushtuesve turq i cili habiti botėn me luftėrat triumfuese kundėr armiqve zaptues. Papa Kalisti III i dha Skėnderbeut titullin Atlet i Krishtit dhe e emėroi kryegjeneral pėr luftė kundėr otomanėve dhe i dha ndihma financiare. Papa Pio II nė vitet 1458 1464 shkon nė Ankona dhe pėrgatiti nji kryqėzatė me hy nė Shqipėri me kurorėzue Skėnderbeun “ Mbret tė Epirit”, por mjerisht nji sėmundje qė e mundonte prej kohėsh ja mori jetėn. Papa Pali II 1467-1471 ftoi tė gjithė princat e krishterė tė ndihmojnė Kastriotėt dhe kur Skėnderbeu shkoi nė Romė pėrveē nderimeve qė ju banė i dhanė dhe 5 mijė duka, tue i premtue dhe ndihma tė tjera financiare. Po ashtu pėrkrahėn Shqipėrinė dhe pas vdekjes Skėnderbeut Papa Pio V-tė, Klementi VIII-tė, Pali V-tė, Urbani III-tė. Papa Klementi i XI i gjakut shqiptar me anė tė Venedikut ndihmoi kelmendasit nė luftė kundėr turqve, dha ndihma financiare pėr studentėt shqiptarė, nė kolegjin “Propaganda Fide” Papa Benedikti XV-tė ndėrhyni mė 1919 pranė SH.B.A. qė tė shpėtojnė Korēa e Gjirokastra qė kėrkohej t'u dhurohej grekėve.

Selia e Shenjtė e ka ndihmuar Shqipėrinė nė lamin kulturor nė hapjen e njė varg kolegjesh e shkollash nė gjuhėn shqipe tue dhanė fonde pėr mbajtjen e tyre si dhe duke dhėnė shtypshkronjėn ku u shtypėn mė tepėr se 500 libra dhe botoheshin revistat “ Hylli i Dritės” “ Leka” etj. edhe gjatė regjimit komunist Selia e Shejtė dhe Papėt e Romės, nuk e braktisėn kurrė popullin shqiptar, dhe ndanė me ta vuajtjet e tij. Hapja e seksionit gjuhės shqipe nė tetor 1951 ishte nji ndihmė e ēmuar pėr popullin shqiptar. Transmentimet e pėrditshme nė gjuhėn shqipe jepnin mesazhe paqeje, shprese, durimi e besimi tė plotė nė zot se edhe pėr kėtė popull do tė agonte dita e lirisė dhe e demokracisė. E ja pra liria dhe demokracia u realizuan e pėr tė parėn herė nė histori Papa Vojtila viziton Shqipėrinė dhe populli shqiptar pa dallim feje i tha Atit tė shenjtė me gjithė zemėr e pėrvujtni:

“ Mirėse na erdhėt Ati ynė dhe i paqės nė botė”.

Pas shėmbjes sistemit komunist nė Shqipėri Radio Vatikani dha njė emision tė pėrgatitun nga shėrbimi i Sergio Centofanti e Gjon Gjomarkaj ku thuhej se Shqipėria asht njė vend nė kėrkim tė kryqit. Pas dhjetra vjetėsh ateizėm tė shtetit shqiptar filloi besimi dhe Kryetari i Kėshillit Ministrave Ylli Bufi kėrkoi tė takohet me Papėn nė Vatikan. Shqipėria tani ka hapur njė faqe tė re, mohon ideologjinė marksiste – leniniste dhe hapet drejt Europės. Kishat u hapėn dhe nė to po futen dhe njerėzit e besimit mysliman.

Emisioni vazhdonte me pyetjet: Ēfarė tip kulture mundet me lind tani nė Shqipėri? Dhe pėrgjigja ishte: Ne jemi tė bindur se ekziston njė histori shqiptare. Shqipėria ka nj kulturė, ka njė histori dhe nė kėto momente Shqipėria asht gati me tregue vlerat e saj tė vėrteta historike e kulturore qė formojnė nji pasuri qė pėr afėr pesė dekada ka vuajtur dhe ka qėnė e izoluar e tani do tė ngrihet ma lart, do tė vijnė ditė tė reja pėr kulturėn, zhvillimin e besimin. Emisioni pėrfundonte me pyetjen: pėrse ka rėnė vonė komunizmi nė Shqipėri? Po asht e vėrtetė. Komunizmi nė Shqipėri ka rėnė vonė, mė vonė se sa nė vendet e tjera tė lindjes e kjo sepse fati i Shqipėrisė gjatė 25 vjetėve nuk ka qėnė i barabartė me ato tė vendeve tė tjera tė lindjes. Shqipėria ka qėnė e izoluar nga perėndimi dhe nga Lindja, e izoluar nga tė gjithė e nga kudo. Pėr kėtė arsye lėvizja demokratike ka ardhur me vonesė.

Gjatė 12 vjetėve tė punės nė Vatikan me mikrofonin e tij ai nuk pushoi sė punuari me pasion e pėrkushtim pėr tė realizuar misionin qė i kishte vėnė Selia e Shejtė Seksionit tė gjuhės shqipe, detyrė tė cilėn Gjon Gjomarkaj e realizoi me profesionalizėm dhe vazhdimisht ka marrė pėrgėzime e falenderime nga funksioniarėt mė tė lartė nė Vatikan, e urimin ma tė mirė qė Ai e mban asht ai qė i ka ba NANA TEREZĖ me 15 gusht 1992 kur ai qe takuar me tė nė Shirokė tė Shkodrės, kur po celebrohej njė meshė e shenjtė e cila u transmentua dhe nga Radio Vatikani. Ishin grumbullue me mijra besimtarė nė shpat tė malit pėr tė asistuar nė celebrimin e meshės nė prani tė Shejtėreshės gjallė, Nanės Terezė… Nuk ndihej as nji za i mijra njerėzve qė ishin rreth Altarit tė improvizuem pėrveē cicėrimave tė zogjėve, qė mu duk se po i kushtojshin kangėt e tyne si mirseardhje Nanės Terezė.

Ishin tre karrike, njė pėr Nanėn Terezė, njė pėr Presidentin e parlamentit shqiptar Pjetėr Arbnori dhe e treta pėr mua. Mbasi u pėrshėndetėn mė dha shej tė ulem… pas pak kthehet nga unė, mė mori dorėn e djathtė nė duart e saja e me nji tė kqyrun tė ambėl e buzėqeshje specifike mė tha ndėr tė tjera kėto fjalė: “ Zoti tė bekoftė e tue mė shtėrngue dorėn me duart e saja tė buta e tė ngrohta vazhdoi pėrsėri…. “E sheh Gjon, qė dhe lutjet tueja nėpėrmjet mikrofonit tė Atit Shenjtė nė Vatikan pėr muej e vjet shkuen nė vend”.

Me lot nė sy e pėrmallim pohova thėniet e saja me shtėrngim duarsh. Po mjerisht ishte takimi i fundit pėr ne tė dy, sepse ajo u nis pėr nė Kalkuta tė Indisė dhe unė pėr nė Radio Vatikan nė Romė.

E pra kėto vite pune nė Vatikan nuk janė nder e krenari vetėm pėr Gjon Gjomarkajn por janė mė tetėr nder e lavdi pėr Mirditėn qė pati pėrfaqėsuesin e saj si ambasador shpirtėror nė kryeqendrėn botėrore tė katolicizmit.

Nė gusht tė vitit 1992, kur Gjon Gjomarkaj mbas 43 vitesh po vinte nė atdheun e vet. Autoritetet shtetėrore i premtuan se do ta emėronin Ambasador tė Shqipėrisė nė Vatikan dhe kjo qe pritur shumė mirė nga Selia e Shejtė. Por premtimi i bėrė nuk u realizua, u ndrue mendimi e deri mė sot nuk asht sqaruar ky skandal, se cilat kanė qėnė motivet e zėvėndėsimit tė tij tė papritun e tė padėshirueshėm nga Selia e Shejtė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė