Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:24   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt tė pohojė qė raca ėsht njė entitet i dalluarshėm pėr njė sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike tė pėrcjellėshme me anėn e trashgimis, qė duken ose, sido qoftė, qė munt tė zbulohen me metodat e verés sė zakonėshme e tė statistikės.” 5)

Nga kėto tri pėrkufizime tė rėndėsishme del nė shesh se shumica e shkencėtarve me fjalėn racė nuk pėrfshijnė vetėm njerz qė kanė veēori somatike krejtėsisht tė njėjta, por qė kanė, bashkė me trajtat e pėrjashtėme, tė pėrngjarėshme edhe disa cilsira shpirti qė i afrojnė midis tyre e qė trashgohen prej atit e nėnės te bijt e bijat.

Shkencėtarė tė tjerė nuk i japin rėndėsi kaq tė madhe pjesės shpirtrore. Njė ndėr ta, Boule, jep kėtė pėrkufizim : “pėr racė duhet kuptuar vazhdimtarija e njė tipi fizik qė shpreh afėrsit e gjakut dhe qė pėrfaqson njė grupėzim kryesisht natyror duke mos patur nė pėrgjithsi asgjė tė pėrbashkėt me popullin. me kombėsin, me gjuhėn e me zakonet qė janė grupėzime kėmb' e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe qė s'kanė tė bėjnė veēse me historin, mbasi janė prodhime tė sajė.” 6)

Pikėrisht kėtu ngul kėmbė edhe De Lapouge: “raca ėsht pėrmbledhja e disa individve qė kanė tė pėrbashkėt njė farė tipi tė trashguarshėm; nocioni i racės ėsht i rendit zoologjik, vetėm zoologiik.” 7)

Por, pėr kėtė vepėr do t'ishte ndofta m'i pėrshtatshėm pėrkufizimi i Martial-it qė i u shtėmėnget rymave politike, nuk lė pėrjashta pajėn shpirtėrore dhe i jep rėndėsi kryesore historis: “Thirret racė pėrmbledhja e njė popullsije, karakteret psikologjike tė sė cilės, tė fshehura ose tė ēfaqura (posaēėrisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike pėrbėjnė mbrėnda kohės (historis) njė njėsi tė dalluar.” 8)

_____________
4) J. EVOLA : Op. cit. faqe 92 - 93.
5) Alessandro GHIGI : “Problemi Biologici della Razza e del Meticciato”, Nicola Zanichelli Editore, Bologna, 1939, faqe 8.
6) Eugéne PITTARD : “Les races et l'histoire”, Albin Michel Editeur, Paris, 1932, faqe 4.
7) Giovanni MARRO : “Primato della Razza Italiana, Casa Editrice Giuseppe Pfincipato, Milano, Messina, 1940. Faqe 50.
8) Dr. René MARTIAL : “Race, Hérédité, Folie”, Mercure de France, Paris, 1938, faqe 1. - Kaptina e parė e kėtij libri ėsht pėrkthyer shqip prej Autorit tė kėsaj vepre dhe ėsht botuar nė “Pėrpjekja Shqiptare”, Viti i dytė, faqe 386.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė