Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:48   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BESIMET TEK ARABĖT

Sh

umica e arabėve njė kohė tė gjatė kanė pasuar fenė e Ismailit a.s., i cili i thėrriste nė fenė e babės sė vet Ibra­himit a.s. Ata besonin Zotin Njė tė Vetmin dhe rrėfenin fenė e Tij. Kjo ka zgjatė njė kohė, gjersa nuk fillojnė t'i harrojnė poro­sitė dhe ndalesat e Zotit. Me gjithė zhytjen gjithnjė e mė tė madhe nė idhujtari, pėrherė ka ekzistuar Zoti - All-llahu xh.sh. - Suprem. tė Cilit i drejtoheshin nė momentet e vėshtira. Disa rituale tė haxhxhit i kanė mbajtur, derisa erdhi nė pushtet Amėr b. Lihjai, kryepar i fisit Huza'ah. Ai ishte rritur nė mjedisin fetar, i cili i respektonte kufijtė e Zotit. Shquhej me sinqeritet dhe devotshmėri, andaj populli e donte dhe e konsideronte si njeri tė madh. Njė herė ky udhėton pėr nė Sham qė t'i vizitonte viset ku ishin dėrguar mė sė shumti Pejgamberė dhe ku kishin zbritur mė sė shumti Shpalljet e Zotit. Atje sheh se banorėt i adhuronin idhujt, e kjo i pėlqeu dhe besoi se ata kishin tė drejtė. Nga Shami kthehet duke bartur me vete njė idhull qė quhej Hubel dhe e vendos atė nė Ka'be. Pastaj u bėn thirrje banorėve tė Mekės nė politeizėm. Ata i pėrgjigjėn kėsaj thirrjeje pasi qė e ēmonin Lihjanin, duke konsideruar se ajo nė ēka i thėrriste ky ishte gjė e mirė. Brenda njė kohe tė shkurtėr tė gjithė banorėt e Hixhazit fillojnė t'i pasojnė banorėt e Mekės, sepse ata ishin pronarė tė Ka'bes dhe banorė tė Haremit.[1]
Ndėr idhujt mė tė vjetėr nė Ka'be ėshtė konsideruar edhe "Menati", tė cilin e kishin sjellur nga bregu i Detit tė Kuq, prej njėfarė vendi afėr Kudejdit. Pastaj ishte i njohur "Lati", tė cilin e kishin sjellur nga Taifi, dhe "Uzzaja", tė cilin e kishin blerė nė Vadi Nahėl. Kėta tre idhuj kanė qenė mė tė mėdhenjtė.
Shirku - politeizmi nga dita nė ditė merrte hov mė tė madh, ndėrsa numri i idhujve rritej gjithnjė e mė tepėr. Tė tillė ka pasur nė ēdo vend tė Hixhazit. Pėrmendet se Amėr b. Lihjai ka pasur lidhje me xhinnėt, e njėri prej tyre e kishte lajmėruar se idhujt nga periudha e popullit tė Nuhit a.s., qė quheshin Vedd, Suvaa, Jeguth, Jeuk dhe Nasėra, janė tė fshehur (tė gropuar) nė Xhidde, andaj duhet tė gjenden dhe tė sjellen nė Ka'be. Ai i gjeti kėto idhuj nė vendin e quajtur Tiham nė bregun e Detit tė Kuq, nė veri tė Hixhazit, dhe i solli nė Ka'be. Kur erdhi koha e haxhxhit, ai ua tregojė haxhilerėve dhe pėrsėri i vendosi nė Ka'be.
Nga kjo kohė ēdo fis e kishte zotin e vet idhull, bile edhe ēdo shtėpi veē e veē. Haremi i Ka'bes mbushet me idhuj. Ėshtė evidente se nė kohėn e ēlirimit tė Mekės, Resulull-llahu a.s. ka hasur nė 360. idhuj nė Ka'be, tė cilėt i ka rrėzuar dhe i ka thyer, e pastaj ka urdhėruar qė tė gjitha mbeturinat tė nxjerren nga Haremi dhe tė digjen.[2]
Asokohe politeizmi dhe idhujtaria ishin bėrė manifestim i vėrtetė i tėrė popullatės arabe paraislamike, ndėrkaq ishin tė bindur se gjithnjė janė duke pasuar fenė e Ibrahimit a.s.
Arabėt e kohės paraislamike "El-Xhahilijjun" - injorantė nė besim kanė pasur zakone dhe besim tė veēant ceremonial nė vetė pėrmbajtjen e lutjeve - pranė figurės - idhull, qė ishin trillime, kryesisht tė Amėr b. Lihjait.
Atė qė ai bėnte, shumica e konsideronin si risi tė bukur, me ēka hijeshohej feja e Ibrahimit a.s., tė cilėn tanimė e kishin shėmtuar tėrė­sisht.
Ja disa ceremoni gjatė adhurimit tė idhujve:
1. Rrinin nė kėmbė afėr idhullit, tė cilin e adhuronin dhe i luteshin, prej tij kėrkonin mbrojtje, ndihmė, luteshin pėr dėshira, besonin nė shef'atin e tij - angazhimin te Zoti pėr mėkatet e bėra etj.
2. Rreth idhullit bėnin pelegrinim, tavaf (ecnin rreth e pėrqark tyre), bėnin sexhde para tij dhe ishin tė pėrulur dhe tė penduar.
3. Para idhullit thernin kurban, me ndihmėn e tė cilit orvateshin t'i afrohen shenjtėrisė sė tij. Para tyre ēdo ditė i thernin edhe kafshėt shtėpia­ke. Kėtė lloj therjeje All-llahu xh.sh. ua ka ndaluar myslima­nėve, si dhe ngrėnien e mishit nga kafsha e therur nė kėtė mėnyrė. All-llahu xh.sh. thotė:
"...dhe u ėshtė e ndaluar ajo qė ėshtė flijuar pėr hir tė idoleve..." (5,3) si dhe: "Mos e hani atė, qė kur ėshtė therė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut; ajo, me tė vėrtetė ėshtė mėkat i madh." (6,121).
4. Njė nga mėnyrat e tė afruarit hyjnisė ka qenė edhe ofrimi i ush­qimit dhe pijes idhujve. Gjithashtu ndanin nga njė pjesė nga tė lash­tat dhe kafshėt dhe i sillnin para idhujve. E nga e tėrė kjo, gjėja mė intere­sante ėshtė se gjithnjė e ndanin njė pjesė pėr All-llahun, Zotin Suprem.
E kanė pasur zakon qė disa gjėra nuk kanė dashur t'i atribuonin idhujve, pėr tė cilat e dinin se i takojnė vetėm All-llahut, por, gjitha­shtu, nuk e bartnin te All-llahu xh.sh. atė qė konsideronin qė i takon vetėm idhullit nė situatėn pėrkatėse.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"...dhe thonė sipas hamendjes sė tyre: "Kjo ėshtė pėr All-llahun, e kjo ėshtė e idhujve tanė". Mirėpo, ajo pjesė qė ėshtė pėr idhujt e tyre, nuk arrinė (nuk jipet) te Zoti, kurse ajo qė ata e kanė caktuar pėr All-llahun - ajo arrinė (jipet) te idhujt e tyre. Sa gjykim tė shėmtuar bėjnė ata." (6, 136).
5. Njėra nga mėnyrat pėr t'iu afruar idhujve ka qenė flijimi i kaf­shėve shtėpiake dhe fruteve, siē e cekėm mė lartė. All-llahu xh.sh. thotė:
“Ata thonė: “Kėto kafshė shtėpiake dhe kėto tė lashta janė tė nda­luara, nuk mund t'i hajė askush, pėrveē kujt ia lejojmė ne"; e sipas hamendjes sė tyre edhe disa kafshė shtėpiake janė tė ndaluara pėr ngarkim dhe disa kafshė qė kur i therin nuk e pėrmendin emrin e All-llahut, duke e pėrgėnjeshtruar Atė. Ai do t'i ndėshkojė ata pėr gėnjeshtrat e trilluara." (6,138).
6. Nė ritualet pėr t'iu afruar idhullit bėnte pjesė edhe adhurimi i kafshėve tė caktuara: "behiret, saibet, vesilet dhe hamet". Ibni Is'haku thotė: "El-behiret, vajza e es-saibes quhej deveja e liruar, pėrkatėsisht, ajo e cila kishte lindur dhjetė deve femėr, nė mesin e tė cilave nuk kish­te deve mashkull. Kėtyre llojeve tė deveve nuk i hipnin, nuk e qethnin, nuk punonte punė tė rėnda dhe qumėshtin e saj nuk e pinte askush, pėrveē mysafirit. Nėse ajo pėrsėri lindėte femėr, viēit ia prejshin veshin dhe ndaj saj silleshin sikurse ndaj nėnės sė saj. Pra kjo e fundit (deveja e njėmbėdhjetė) quhej behiret - vajza e saibes (e devesė sė liruar)
El-vesilet; deveja e cila kishte lindur pesė herė nga dy viēa femėr, nė mesin e tė cilave nuk ka asnjė viē mashkull. Ajo quhej vesilet. Viēat qė lindshin pas kėtyre, ishin tė lejuara vetėm pėr mashkujt, pėrveē nėse lindte viēi i ngordhur, e kėtė e hajshin tė gjithė, mashkujt dhe femrat.
El-hami ėshtė el-fahėl, fahėl ėshtė dromedar - mashkulli i devesė me tė cilin ajo ka lindur dhjetė deve femra, nė mesin e tė cilave nuk kishte asnjė deve mashkull. Kurrizi i tij kishte vlerė tė madhe (ishte i mbrojtur), askush nuk i hipte, nuk punonte kurrfarė punėsh, nuk i qe­thej qimja dhe ruhej vetėm pėr shtim (damazllėk)
Nė lidhje me kėtė Kur'ani thotė:
“All-llahu nuk e pėrligji behi­rėn, as saibėn, as vesilėn, as hamin, por ata tė cilėt nuk besoj­nė trillojnė gėnjeshtra pėr All-llahun, e shumica prej tyre nuk kanė mend. (5,103).
[1] Muhtesar Siretu-r-Resul nga sheh Muhammed b. Abdul-Vehhabi f. 12.

[2] "Muhtesar Siretu-r-Resul nga sheh Muhammed b. Abdul-Vehhabi, f. 13, 50, 51, 52, 54.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė