Titulli: Sadbere gagica spahija
NĖNĖS
Edhe qielli ishte pėrzier
Nga erėrat
Lėkundeshin lisat
Me rrėnjė
E mėrkurė ditė e zymtė
Shkruar me vargje lotėsh
Pikėllimi mbi fjalė
Heshta ra mbi shkronja
Nėnė
Mė duket se dėgjoj zėrin tėnd
Sonte kur bie shi
Tė thėrras…s’mė dėgjon
Jam mbledhur nė grushtin e natės
Kėngė malli jam bėrė
Me ėndrra grindem shpesh
Dhe njė kufi tė ndarjes
Sonte
Jam hije nate !
|