Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-12, 15:16   #64
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Dhelprat vdesin vetėm.


Vetmia i shoqėron dhelprat ne momentin qe vdesin, s`bashku me jehonėn e mėkateve te tyre qe pandėrprera godet muret e asaj pak ndėrgjegje qe i ka mbetur – ishin fjalėt qe dikur, shpesh i pėrdorte im gjysh.
- Po pse vdesin dhelprat o gjysh – e pyesja unė
- Vdesin o bir vdesin – mu pėrgjigj ai – dhe turpi dhe tmerri i shoqėron ne ēastet e fundit.
- Dėgjo zogu i gjyshit - me tha njė here – do jetosh gjatė e do shohėsh shumė. Asnjėherė mos lejo qe dyshimi tė tė behet brejtės e helm o jetės tende, por asnjėherė mos e hidh krejtėsisht prapa krahėve. Ki kujdes jo rralle do te bie qe te hasesh ne dhelpra, mos i shko pas, mos bjer ne grackėn e tyre, kane lajka shume, te tundojnė, buzėqeshin tepėr ėmbėl edhe pse ne zemėr kane helmin, bėjnė sikur qajnė me lot nga dhimbja e malli e ne shpirt e kane grackėn gati, ta shtrėngojnė dorėn fort e te pėrulen pėrpara vetėm qe te qohen me pas kundėr teje te egėrsuar. Ato as nuk kane gjini, as moshe, as race, shumė shpejt ngrihen por edhe shume shpejt bien . Edhe diēka, mos i urre tepėr dhe mos mendo shume pėr to se do bėhesh edhe ti ashtu, e po u bere ashtu do te vdesėsh vetėm.

Atė kohe me mendjen e njė fėmije, thoja se gjyshi flet pėrēart, se e ka nga pleqėria. “Hajde gjysh hajde”- thoja duke u tallur, po si buzėqeshkan dhelprat, po pse kane gishtrinje ato te ta shtrėngojnė dorėn, po ku qajnė ato dhe vazhdoja me talljet e mia.

Koha eci shpejt e mua me mėsoi shume gjera. Ne jete shume here me ra te takoja ne dhelpra, ishin te vogla dhe i shmangesha e nuk harxhoja kohe te merresha me to, por kur ne pranvere u pėrhap lajmi pėr vdekjen e dhelprės se thinjur, spontanisht diēka me shtyri te mendoje pėr jetėn dhe vdekjen e saj.
Dhelpra e thinjur qysh si e vogėl kishte filluar me dredhitė dhe pabesit e veta, drejtėsia dhe mirėsia nuk ekzistonin ne fjalorin e saj. Gjaku dhe vetėm gjaku e kėnaqnin atė. Kur u rrit mblodhi rreth vetes dhelprat e vogla, bindi sojin e vet qe ti shkoj pas,veshi njė vello qengji dhe u nis ne rrugėn e saj pėr te zhdukur gjithēka qe si takon dhelprave dhe qe s’ishte dhelpėr.

Me parullėn ,,Bota i takon dhelprave,, dhe ,,Te mėshirshmit, vdesin te mjere”, ajo beri njė milion e njė te zeza, e lau token me gjak, e shkrumboi dhe I dha ere baroti. Sa here qe derdhte gjak te njome a shkrumbonte njė vend te ri, shkonte para pasqyrės, e sodiste veten me nj kėnaqėsi te sėmurė dhe i thoshte ,,Je madhe,je shume e madhe’’. Kishte filluar te mendoj se ėshtė e pėrjetshme,e pazėvendėsueshme, kishte filluar te besoj se ėshtė perėndi.

Kur fliste para sojit te vet dhe para kopilėve te vet qe ishin pjelle e kurvėrive te saj, i premtonte se shume shpejt bota do te marr fryme si do ajo, do te lėviz si i thotė ajo dhe do mendoje ashtu si dėshiron ajo.

Koha e dredhive te saj nuk zgjati aq sa ajo mendonte, maska i ra paritur, u zbulua dhe lajmi pėr mizoritė e saj morri dhėne.

Gjuetaret e mire nuk e duruan ketė padrejtėsi. E rrethuan strofullin e saj. Ajo kėrcėnohej se nuk do te dal e gjalle nga aty. Kopilėt e saj qe ajo i kishte rritur duke i ushqyer me gjak te pa fajshmish, pėr ta shpėtuar kokėn e tyre, e nxirren atė me dhunė nga skrofulla ku ishte mbyllur dhe ia dorėzuan gjuetareve te mire. Ata nuk e vranė, e mbyllen ne qarkun me grila dhe s’donin ta dėnonin pa e ballafaquar me viktimat e saj.

Edhe pse ne fillim mundohej te mbahej, jeta e tillė po e ēmende fare. Ishte mėsuar te vras,te djeg,te shkatėrroj e s’mund ta pranonte se asnjėherė me s’do mund te bėnte gjera te tilla. Tradhtia e dhelprave te vogla ia dėrrmoi vetėbesimin dhe krenarinė e tij rebele dita-ditės qarku i tij me grila po behej me i vogėl, aq i vogėl sa filloi te frymoj me vėshtirėsi, i behej se diēka po e shtrėngonte ne fyte. Kishte filluar te fliste me vete, bėrtiste duke thėnė se prapa lėkurės se tij fshihet njė zemėr e but, se me keni mbyll pa faj,se ju jeni vrasės e se unė do t’ju mposht, pastaj heshte dhe zhytej ne mendime e pas pėrsėri fillonte te dėrdėlliste.

Ndonjėherė ne mesnatėn e vonshme mundohej te zbriste shkalleve teposhte shpirtit te vet,por nuk arrinte ta bėnte ketė, haste ne uturimat e zogjve qe kishte vrarė me duart e veta,ne mallkimet e nenave, ne flaket e ēerdheve te ndėrtuara me shume mund e qe ajo kishte djegur pėr njė ēast, nuk bėnte asnjė hap me tutje se e zinte frika, kishte frika nga ato qe kishte bere,dhe mbyllte sytė me duar, por e tere jeta e vet i shfaqej pėrpara syve si nė ekran, e kapta kriza dhe duke goditur fuqishėm me shputa grilat e kafazit,duke u munduar te binte boten pėr pafajėsinė e vet bėrtiste duke thėnė se ėshtė pafaj, se unė i kam bere nder atyre qe kam vrarė por i behej se dėgjonte te qeshura pėrbuzėse ,nuk e bindte dot askėnd, madje nuk arrinte dot ta binte as atė qe ajo me shpirt dėshironte ta bindte, veten e saj, sepse zėri qe i fliste nga brenda i tregonte asaj fytyrėn e saj te vėrtet.

Vetmia,urrejtja e botes ndaj saj dhe e saj ndaj botes e kishte lodhur, e kishte fishkur e kishte molisur, thinjat e saj qe dikur I mbante te krehura me kujdes i ishin shprishur dhe pleshtat banonin brenda tyre, fytyra i ishte zbehur dhe sytė i ishin future thele ne gropa, e zhxhebosur dhe duke lėshuar njė kundėrmim te fort urine ne mesnatėn e njė pranvere ajo po e shihte fundin e vet,po e ndjente se po vdiste. Shumė gjak kishte pire, asnjėherė nuk ishte ngopur dhe tash po vdiste shume e uritur.
E pėrvėluar nga etja pėr dashuri,me dėshirėn e pėrflakte qe ta kishte edhe dike tjetėr afėr pėrveē pleshtave, me turp e frikė pėr ato qe kishte bere, dhe me ankthin e tmerrshėm ku po shkon, e dėrrmuar, e pėrjargur, e shastisur, dhelpra e thinjur nguli sytė ne njėrin nga grilat e kafazit dhe frymoi pėr te fundit here.

Askush nuk ndjeu dhembje pėr vdekjen e saj, askush nuk e donte qe ngordhėsira e saj te varrosej ne token e tyre,as soji i vet,kishin frik mos i ndjek ndonjė mallkim.
Pėr t’ia varrosur trupin nuk shkuan as soji i vet, as kopilėt e vet, te vetmet qe ia mbulon trupin me dhe ishin pese apo gjashte dhelpra te rrudhura e te kėrrusura qe kishin ardhur jo nga dhimbja pėr te dhe as nga dashuria, por ankthi torturues pėr fundin e vet.
Tani e di se gjyshi kishte te drejtė. Dhelprat vdesin vetėm.

Shpeshherė gjatė leximit mė ngjau se fole pėr mua!
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė