Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 14:46   #35
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Kongresi i Vienes

Ne vitin 1802 Europa ishte e perbere nga disa qindra shtete te cilat ishin te dominuara nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia dhe Franca. Kjo e fundit ishte vendi me i fuqishem ne ate kohe. Ne vitin 1804 Napoleon Bonoparti mori kontrollin e Frances dhe fuqia e tij ushtarake virtualisht kontrollonte gjithe Europen. Edhe ne ditet e sotme Franca ka me shume toke se cdo vend tjeter ne Europen Perendimore. Ne vitin 1812 Napoleoni ben levizjen e tij kunder Rusise, Anglise ndersa Spanja dhe Portugalia nderkohe ishin ne lufte me Francen. Atyre me pas ju bashkangjit Suedia, Austria dhe ne vitin 1813 Prusia ju bashkua koalicionit per ti dhene fund agresionit ne Europe per te siguruar nje te ardhme paqesore duke ristabilizuar dhe ekuilibruar forcat.

Ne vitin 1814 koalicioni mundi Francen dhe ne Mars te atij viti marshoi drejt Parisit. Kufijte e Frances ishin rikthyer ne zonat e meparshme qe i perkiste vitit 1792 ndersa Napoleoni u denua me internim ne ishullin e Elbes, pjese e bregdetit italian.

Mbas Luftrave Napoleonike, Illuminati mendoi se bota do ishte e lodhur me luftrat dhe do pranonte nje zgjidhje per paqen. Nepermjet Kongresit te Vienes (1814-1815) Rothschilds shpresonin te krijonin nje lloj Lidhje te Kombeve.
Nga shtatori 1814 deri ne qershor 1815 kater fuqite e koalicionit te aleateve, fitues te luftes ndaj Napoleonit u takuan ne nje Kongres ne Viene, sebashku me nje numer te madh te sundimtareve dhe zyrtareve qe perfaqesonin vende te vogla. Ky ishte takimi me i madh politik ne historine e Europes. Perfaqesuesi i Anglise ishte Lord Robert Stewart, Viskonti i dyte Castlereagh; France, me Ministrin e Jashtem Charles-Maurice Talleyrand de Perigord; Prusia, me Mbretin Friedrich Wilhelm III; dhe Austria me Perandorin Franz II.

Perfaqesues te tjere ishin: Frederick VI, Mbreti i Danimarkes; Maximilian Joseph, Mbreti i Bavarise; Friedrich I, Mbreti i Wurttemburg; Napoleoni II, Mbreti i Romes; Eugene de Beauharnais, Mekembesi i Mbretit ne Itali; Mbreti Friedrich August I i Saksonise, Konti Lowenhielm i Suedise; Kardinali Consalvi i
Shteteve Papnore; Duka i Madh Charles of Baden; Elector William i Hesse; Duka i Madh George i Hesse-Darmstadt; Kalr August, Duka i Wimarit; Mbreti i Bohemise; Mbreti i Hungarise dhe emisare nga Spanja, Portugalia, Danimarka, Hollanda dhe shtete te tjera Europiane.





Shqetesimi kryesor i Kongresit ishte rikthimi i tokave te pushtuara, krijimi i balances se fuqise, rikthimi i rendit perpara Napoleonit nepermjet Mbretit Luis XVIII, rikthimi i pushtetit familjeve qe sundonin ne vitin 1789 dhe rikthimi i Kishes Katolike Romake ne pushtetin e saj te meparshem. Diskutimet u perqendruan ne krijimin e nje Federate Europiane qe do stabilizonte nje grup mbreterishe te pavarura te cilat do ishin te lidhura me njera tjetren nepermjet nje trup te vetem qeverises drejtues dhe qe ndermjet te tjerave do siguronte nje mbrojtje ushtarake. Ne planet e tyre Zvicra u la te ishte nje vend neutral qe do sherbente si depozite per financat e tyre.

Ne Mars 1815 Napoleoni largohet nga Elba sepse pensioni i premtuar nga Mbreti Louis XVIII u nderpre dhe se ai besonte se Austria po pengonte shoqen e tij Maria Louise dhe djalin e tij, ish Mbretin e Romes (qe me pas u be Duka i Reichstadt ne Viene) qe te bashkoheshin me te. Plus ai ishte vene ne dijeni per pakenaqesine e madhe ne popull ndaj mbretit. Per keto arsye Napoleoni rikthehet dhe fillon te famshmen Lufta 100-ditore ku dhe u konsiderua menjehere si 'armik publik". Koalicioni ne Kongres la menjeane bizneset e tyre diplomatike dhe u bashkuan ne beteje.

Fill mbas humbjes se Napoleonit ne Waterloo, u kompletuan negociatat ne Kongresin e Vienes dhe marrveshja u firmos ne 9 Qershor 1815. Kete rradhe Napoleoni u internua ne ishullin e Shen Helenes, 1000 milje larg brigjeve afrikane ku vdiq ne vitin 1821.

Cari i Rusise nderkohe ne planet e nje Federate Europiane pa doren komplotuese te Illuminatit dhe nuk pranoi te vazhdonte koekzistencen. Ne 26 Shtator 1815 Marrveshja e Aleances se Shenjte u firmos nga Aleksandri i I
i Rusise, Francis II i Austrise dhe Frederick William III i Prusise ndersa aleatet po vazhdonin negociatat ne Konferencen e dyte te Paqes ne Paris. Marrveshja garantonte pavaresine e cdo monarku i cili do ndiqte parimet kristiane ne punet e Shtetit. Marrveshja i shnderroi ata ne nje Vellazeri te vertete te patundeshme.

Aleksandri deklaroi se kjo ide ishte huazuar nga nje bisede me Castlereagh. Castlereagh me pas thote se Aleanca ishte nje "cope misiticizmi sublim dhe i pakuptimte". Prusia dhe Austria deklaruan qe ju bashkangjiten per shkak te frikes se nje shpagimi te mundshem nga ana e Rusise. Ndonese Aleanca nuk kishte asnje influence ne ceshtje thelbesore ajo i indikoi vendeve te tjera qe ishin grupuar kunder tyre dhe ja arriti qe perkohesisht te shkaterronte levizjen gjithmone ne rritje liberale ne Europe.

Ministri i Jashtem i Austrise, Princi Klemens Furst von Metternich, njeriu me me influence nga pushtetaret europiane dhe nje agjent i Rothschild shprehet se qellimi per idene e tij mbi nje Federate Europiane ishte vetem qe te ruante rendin publik dhe se ai ishte i bindur qe Aleksandri ishte i cmendur.

Ne realitet, arsyeja per Kongresin e Vienes ishte qe Illuminati te krijonte nje Federate dhe ne kete menyre ata mund te merrnini kontrollin e plote politik mbi pjesen me te madhe te civilizuar te botes. Shume nga qeverite
Europiane ishin ne borxh tek Rothschilds dhe menduan se mund ta perdornin kete si nje mjet per te dale nga situata. Illuminati ne perpjekjen e tyre te pare arriten temerrsisht shume afer marrjes se kontrollit total te botes. Kreu i familjes, Nathan Rothschild priste diten kur familja e tij do merrte shpagim duke shkaterruar Carin dhe familjen e tij, gje qe e bene te mundur ne vitin 1917.

Ne vitin 1916 Rekordet Kongresionale te Senatit (faqja 6781) riprodhoi nje dokument te njohur si "Marrveshja Sekrete e Verones" qe ishte firmosur ne 22 Nentor 1822 nga Austria (Metternich), Franca (Chateaubriand), Prusia (Bernstet) dhe Rusia (Nesselrode); dhe ishte pjeserisht arsyeja per stabilizimin e Doktrines Monroe.
Qellimi i saj ishte te realizonte disa ndryshime ne marrveshjen e Aleances se Shenjte dhe ne Nenin e Pare thuhet: " Fuqite e medha te koncentruara, duke qene se jane te bindura se sistemi i qeverise perfaqesuese eshte i paperputhshem me principet e monarkise si nje aksiome e pavaresise se njerezve me te drejten e tyre hyjnore, angazhohet ne menyre solemne qe te perpiqet me cdo menyre per te ti dhene fund sistemit te qeverisjes perfaqesive, ne cdo vend qe mund te ekzistoje ne Europe dhe ta ndaloje qe te prezantohet ne vende qe nuk eshte ende i ditur." Pa asnje dyshim ky dokument paraqet qarte qellimet e bankiereve Nderkombetare ne planet e tyre per rritjen e kontrollit dhe dominimit mbi nje bote gjithmone ne zhvillim.

valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë