Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:24   #42
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Ultimatumi i Lindjes ndaj Illuminatit te Perendimit

Zoteruesit e pushtetit te Illuminatit te Perendimit, Rockefeller dhe Rothchilds kane ushtruar kaq shume kontroll ndaj disa ekonomive lindore saqe Shoqerite Sekrete Orientale i kane sfiduar ata qe te smbrapsen pa lufte...

Djali i nje diplomati kanadez, Benjamin Fulford rebelohet kunder menyres sesi eshte rritur dhe ne moshen shtatembedhjete vjecare nepermjet nje anije ju drejtua zemres se Amazones per te jetuar nje me fis ish kanibalesh. Pa rreshtur se kerkuari pergjigje dhe te kuptuarin me mire te shoqerise perendimore, ai shpenzoi kohe te mjaftueshme ne nje komunitet vetdrejtues ne Argjentine, perpara se te shkonte ne Japoni per te kryer universitetin. Me parime, guximtar dhe nje idealist i pandreqshem, ai dha doreheqjen nga pozicioni i shefit te Zyres Azia-Pacifik te revistes Forbes mbas hetimit te nje skandali te cilin redaktori refuzoi ta raportonte. Ndersa vazhdoi te kerkoje me tej ceshtjet globale ai zbuloi rrjeten komplekse qe eshte kontrolli financiar ne duart e Rockefellers dhe Rothchilds si dhe ekzistencen e nje arme biologjike te te krijuar per qellime rracore si SARS-i.

Ishin keto plane per cpopullimin global ato qe zemeruan disa nga fraksionet me te rendesishme e te fuqishme ne Japoni, Taiwan dhe Kine. Mbasi ra ne kontakt me nje ninja te vertete te diteve te sotme, ceshtja doli ne pah ne vitin 2007 kur Benjamin u be i pari perendimor ne 500 vjet qe pranohej ne rangjet e shoqerive sekrete Lindore, nje grup i gjere me gjashte milion antare. Duke vepruar si zedhenesi i tyre ai doli hapur per te ti transmetuar nje mesazh te thjeshte Illuminatit qe ata duhet te pranojne se koha e tyre ka marre fund, te terhiqen pa lufte dhe te lejojne boten qe te zhvillohet ashtu sic duhet - ose te perballen me pasojat nga 100.000 vrases profesioniste per te cilet nuk ekziston as meshira me e vogel ndaj elites qe drejton planetin. Ky mesazh fillimisht u komunikua nepermjet Dr Henry Makow ne Qershor 2007 dhe Jeff Rense ne Korrik 2007.

Projekti Camelot (grupi qe ka realizuar intervisten) udhetoi per ne Japoni qe te takohej me Benjamin Fulford. Intervista paraqet paraqet historine tejet te pabesueshme - si dhe do mundesoje Illuminatin, per te cilet kemi besim te plote se i shohin videot tona, qe te kujtohen se ultimatumi eshte i vertete, serioz dhe ende ne fuqi. I pajisur po ashtu dhe nje me vizion imponues per te ardhmen, Benjamin eshte tejet i pergatitur per tu bere Ministri i ardhshem i Financave ne Japoni. Planet i tija sesi do shpenzoje 5 trilion dollaret e rezervave te huaja per te eleminuar varferine globale jane te mundeshme dhe frymezuese si hapa praktike, pertej cdo retorike, per te riparuar gjenerata te tera demi te bere nga nje elite e pameshirshme sunduese. Ky eshte nje njeri me nje njohuri te thelle te Lindjes dhe Perendimit, nje historian i ekonomise globale qe mendon pertej caqeve, nje i dashuruar mbas paqes, i pastepur te flase me zemer luftetari.


- Kerry Cassidy dhe Bill Ryan, Projekti Camelot.


Kerry Cassidy (KC): Ju, mesa kam kuptuar [keni punuar tek Forbes] per gjashte vjet.

Benjamin Fulford (BF): Po, rreth gjashte vjet.

KC: Dhe keni pothuajse 20 vjet qe jetoni ne Japoni duke punuar si shkrimtar dhe gazetar?

BF: Me shume se aq. Per here te pare erdha ne vitin 1980. Kreva universitetin ketu.

KC: A e kishit idene atehere qe do merrnit drejtimin ne eknomi?

BF: Doja vetem te mesoja. Nuk me shkonte mendja per gjera te medhaja apo pune. Ne fakt zgjodha cdo subjekt qe ishte aty. Zgjodha ekonomi, sociologji, antropologji, matematike, biologji...te gjitha. Perfundimisht u diplomova ne Universitetin e British Columbia mbi Studimet Aziatike i specializuar ndaj Kines. Shkova ne Universitetin Sophia te Japonise per tre vjet e gjysem. Kreva rreth tete vjet e gjysem kurse studentore - shume me teper sesa me duheshin.

KC: Si e mesuat japonishten?

BF: Me dy menyra. Fillimisht kreva dy muaj kurs intensiv ne Universitetin e British Columbia perpara se te vija dhe me pas erdha ne Japoni. Shpenzova tre dite ne nje shkolle japoneze dhe ne fund te tyre thashe me vete: "Kjo eshte e kote." Gjeta pune si barist ne nje bar te drejtuar nga nje gangster. Punoja nga ora 9 e darkes deri ne 5 te mengjesit. Ishte nje nga ato vende ku zhvillohen ndeshje dhe ku nganjehere njerezit vinin lakuriq - pra nivele nga me te uletat e njerezve qe mund te gjeje ne Japoni. Por gjeja me e mire per nje barist qe te mesoje gjuhen eshte se pijanecet perserisin parreshtur te njejtat gjera, pra te jepet mundesia ta mesosh!

KC: Pra mund ta shkruash japonishten? E lexon dot?

BF: Kam shkruar mbi 12 libra ne japonisht, shume prej tyre mjaft te shitur.

KC: Dakort. A gjenden ne anlgisht librat tuaja?

BF: Jo. Jo. Vullnetarisht zgjodha japonishten disa vite mbasi u largova nga Forbes pasi e dija qe trajtoja dicka te rrezikshme te cilen nuk para e kuptoja mire se cfare ishte. Per shembull, me kujtohet qe u paralajmerova nga Makiko Tanaka, ish ministri i Jashtem dhe vajza e kryeministrit Kakuei Tanaka i cili ishte fundosur ne skandalin e Lockheed. Ajo na tha: "Nese doni te fusni hundet ne kete gje atehere do ju vrasin." Pra e dija qe kishte dicka shume te rrezikshme por nuk e kisha idene me saktesi se cfare ishte. Per kete arsye kalova ne hije dhe fillova te shkruaja ne japonisht.

Bill Ryan (BR): Cfare ishte ajo gje qe ishte duke u perzjere dhe qe per te cilen u paralajmerove?

BF: Kur isha tek Forbes kisha shkruar tashme disa histori mbi Yakuza, gangsteret, dhe si rezultat i atyre pata shume kercenime me vdekje. Shefi i zyres se Moskes per Forbes, Paul Klebnikov ishte qelluar 10 here tek dera e shtepise, cuar dhe spital dhe futur ne nje ashensor. Ashensori ndaloi per tete minuta. Aty vdiq ai.

KC: Wow, cfare viti ka ndodhur kjo?

BF: Besoj pese ose gjashte vite me pare. Dhe ne te njejten periudhe disa njerez nga gazeta Osaka dhe televizioni CBS me takuan dhe me thane se kreu i sindikates kriminale Goto ndodhej ne UCLA Berkeley University Hospital per te bere nje transplant melcie. Tani ky fakt ngrite nje mori pyetjesh interesante. Si arrinte te merrte vize per Amerike nje kriminal dhe gangster i njour ? Dhe pse nje 70 vjecar spostohet ne krye te listes per transplant melcie kur njerez te tjere prisnin rradhen prej kohesh? Pra fillova te mendoj: "Mbase ai eshte duke bere ndonje pune ose gje tjeter per CIA-n." Dhe doja te shkruaja per kete gje tek Forbes. Perpara se ta beja, kontaktova me nje burimin tim, nje gangster i vjeter te cilin e njihja dhe e vura ne dijeni per kete fakt. Dhe ai me tha: "Hej neqofte se shkruan ate, atehere do perfundosh copa copa." "Cfare? Nuk i pergjigjem kercenimeve," i thashe dhe mos kerceno kurre. I thashe: "Jam nje gazetar mese i njohur. Nese me vrisni do shkaktohet shume trazire." "Ne nuk do te vrasim, vetem do te zhdukim. Thuaji naten e mire te dashures tende dhe kaq. Nuk do behesh me i gjalle." Dhe permendi emrat e disa gazetareve te cilet ishin zhdukur.

KC: Oh Zot.

BF: Dhe mu kujtua. Per ishte njeri i cili shkroi sesi sekti fetar i Aum Shinrikyo po importonte amfetamina nga Koreja e Jugut dhe ja shiste ato bandes Goto. AI u zhduk mbasi shkroi disa artikuj te tille.

KC: A u gjet ndonjehere?

BF: Jo. Oh jo. Nje numer i larte i tyre jane zhdukur. Dhe shume gazetare japoneze me thane: "E vetmja arsye qe vazhdon te jesh i gjalle eshte sepse je i bardhe. Nese ne do provonim te shkruanim te njejtat gjera, tani do ishim te vdekur. " Pra e kisha mire idene qe kishte njerez shume te rrezikshem. Meqe ra fjala ky gangesteri kur i thashe ate gjene ne lidhje me transplantin e melcise ne fund me tha: "Degjo nese e shkruan ate histori nuk do jem me ne gjendje te flas me ty." Mendova me vete: "Ne rregull. Ky tipi eshte nje burim i rendesishem dhe me ka dhene shume informata te vlefshme keshtuqe nuk dua te humbas lidhjen me te vetem e vetem per nje histori." Pra vendosa qe mos e shkruaja artikullin megjithese atmosfera qe me rrethonte ishte shume e keqe.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë