Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-10-14, 12:07   #49
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Skėnder luarasi

(Vijon)

NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)
Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses

Ndjenja e miqėsisė pėr tė huajt
Nuk ka gjė mė tė bukur se sa tė jesh i mirė, i dashur dhe i sjellshėm me tė huajt. Porse ji i mirė sa tė duash, nuk mund tė rrosh nė paqe e qetėsi kur s'i pėlqen komshiut tė keq. Ai ta prish qetėsinė, paqen, ta merr tė drejtėn nėpėr kėmbė dhe ta shkel nderin. Dhe nė kundėrshtim e sipėr vijnė zemėrimi, sharjet, hakmarrjet, ndizen luftra, vriten njerėz, vendi mbytet nė gjak e mbulohet nga kufomat. Ēdo e mirė qė ėshtė krijuar nė paqe e shkatėrron lufta.

Miqtė e armiqtė
Prej tė huajve me admirim ka shkruar romantiku Lordi Bajron, socialisti Bralsford dhe etnologjistja Miss Edith Durham. Sharjet mė tė ndyra janė thėnė pėr popullin shqiptar prej kryeministrave tė Serbisė, Gjeorgjeviēit dhe Pasiēit. I pari ka shkruar se, shqiptarėt nuk kanė kulturė, s'kanė as shtėpi as katandi, janė akoma nė shkallė prehistorike, rrojnė nė pyje tė kapur pėr bishti pas degėve tė lisit. Por tek opinioni botėror s'kanė lėnė ndonjė mbresė se janė aq tė pabesueshme, sa i kanė marrė tė huajt pėr humor, dhe mė shumė si sharje pėr popullin serb qė rrugaēė si kėta tė dy i kishte ngritur gjer nė shkallėn e njė kryeministri. Tek e mbramja, as ne shqiptarėt nuk dėshėrojmė lėvdata nga armiqtė e Shqipėrisė.

Kujt t’i jemi mirėnjohės
Shqiptarėt i kanė ndihmuar maqedonasit pėr kryengritjen e Ilindenit, kjo dihet. Por dihet me siguri edhe se me ē’para komitėt maqedonas i blenė armėt - nė mėnyrė shumė tė keqe. Kėta janė ata qė mė 1902 patėn zėnė rob amerikanen Miss Stone tė shoqėruar me shqiptaren Katerina Cilka qė udhėtonte pėr nė Maqedoni pėr tė vizituar prindėrit nė Samokov. Ata i zunė skllav dhe pėr lirinė e tyre kėrkuan 30.000 lira turke (150.000 dollarė) qė me valutėn e sotme bėjnė miliona. Dhe me kėto para tė mbledhura nė Amerikė e me tė tilla grabitje filloi kryengritja e Ilindenit. Kėta grabitės grash qė kanė marrė peng Miston, autori na i paraqet heronj qė i mėsojnė kapedanit tė ardhshėm shqiptar se si tė luftojė pėr lirinė e Shqipėrisė. Ē’ironi!...
Unė, si shqiptar, nuk u jam mirėnjohės vojvodave por Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Ali Pashė Tepelenės, Rapo Hekalit, Pashko Vasės, Abdyl Frashėrit, Sulejman Vokshit, Azis Plakės nga Ulqini, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Themistokli Gėrmenjit e qindra e mijra atdhetarėve tė tjerė.

Morali i shqiptarit
Puna qėndron ndryshe me ato qė thonė e shkruajnė vetė shqiptarėt pėr atdhenė e tyre. Tė shkruash mė 1962, pėr 50-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė se ''nė Myzeqe kėtu e dyzet vjet mė pare (domethėnė mė 1922) nusja mė parė se tė shtrihej nė rrogos tė dhėndrit duhej tė shkonte nė shtrat tė beut'' ėshtė tė shpiesh ujė nė mulli tė armikut. Dhe as Gjeorgjeviēi nuk ka guxuar tė bėjė njė insinuatė tė tillė dhe t'ia mohojnė popullit shqiptar ndjenjėn e lartė tė nderit.
Po Sterjo Spasse pse, si e ku e gjeti pjesėn pornografike dhe fjalorin e ndyrė? Korēa nė atė kohė kur zhvillohen ngjarjet qe njė fshat i madh qė po rritej shumė shpejt nga banorė tė fshatrave pėrreth: Devolli, Kolonja, Opari, ku jeta ka qenė e pastėr prej imoralitetit qė na pėrshkruan autori…Unė dua t’i them Spasses se Vani Cico Kosturi, tė cilin e kam njohur shumė mirė, pėr njeri shumė serioz dhe guximtar, nuk i thėrriste mbesat e tij ‘’zuska’’ por me emrat e tyre tė nderuara. Dhe nė shtėpinė e tij fisnike nuk hynin plakat pėr t’iu falur Shėnmėrisė, po patriotė pėr tė biseduar mbi tė ardhmen e popullit shqiptar. Mbi karakterin e kėtij babai dėshmorėsh flet tragjedia e 17 korrikut 1911, kur ia suallėn kufomat e gjashtė dėshmorėve tė betejės sė Orhan Ēifligut, ashtu tė copėtuara barbarisht sa nuk njiheshin, dhe ai tha krenar: “Tė gjithė janė bijtė e mi”…

Disa nga potretizimet e gabuara tė S.Spasses
Thotė pėr Kajo Babienin se sulmonte pėr plaēkė. Kajon qė shpėtoi Korēėn mė 1902 nga komitaxhinjtė bullgarė, mė 1903 nga bashibozukėt turq dhe mė 1914 nga andartėt grekė.
Papa Kristo Negovani nuk qe vrasės e presės, terrorist, por mėsues i gjuhės shqipe. Aureolėn e shenjtit tė Shqipėrisė ia ka vendosur populli shqiptar me elegjinė e Loni Llogorit ''Papa Kriston na e vranė!’’ S'ka se si ta kthejmė nė komitaxhi.
Themistokli Gėrmenji na shfaqet se jep ryshfete! Njė njeri qė ėshtė i zoti tė japė ryshfet ėshtė i zoti edhe tė marrė ryshfet. Ryshfeti ėshtė mikrobi qė moralisht vdes njerėz dhe pėrmbys pushtete. Bakshishi groposi Perandorinė Osmane. Themistokli Gėrmenji ka qenė njeri i mendimit e i veprimit dhe fjalėpak. Themistokliu qe mė shumė njė sintezė e karakterit tė Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; dhe jo si na thonė, e Fan Nolit dhe e Mihal Gramenos. Ai prirej nga njė natyrė sedentare dhe posi i vėllai Telemaku, qe i mbrujtur me njė patriotizėm qė e bėnte tė jepte edhe jetėn pėr atdhenė, por nė dallim nga ai, kishte aftėsinė tė merrte vendime tė forta nė momente tė vėshtira. Me kėtė dua tė tregoj se ai nuk qe llafazan, nuk qe njeri i ecejakeve, si na e paraqet Spassja. Nė njė skenė si ajo e taborėve lebėr pėrpara Hyqymetit tė Korēės, Mistos, djaloshit flokėkaēurrel, nuk do t’i ngjethej trupi; do t’i ndizej flaka e zemėrimit kombėtar, do tė pėrpiqej tė shpėrthente burgun dhe tok me tė pesė taborėt tė ēlironte Korēėn.
Maliq bej Frashėri, qe bashkėpunėtor me andartėt grekė e komitaxhinjtė bullgarė, nė shpalljen e Hyrietit qe kaēak dhe nuk u bė kurrė ofiqar turk. Ai e kishte jatak fshatin e S.Spasses. Sojin e Spasses e pėrzuri qeveria e Zogut se strehonin agjentėt maqedonas, jo ai. Pse ata shulet s'ia dogjėn kullėn pra? Apo, ia dogjėn nė roman.

Romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarėt‘’
Autori romanin ‘’Zgjimi’’ e nis me zvetėnim tė rinisė labe dhe e mbaron me ardhjen e lejes turke nga Stambolli pėr tė ēelur njė shkollė shqipe edhe nė Korēė.
Romanin ‘’Pishtarėt’’ e nis me njė brohoritje tė Ilindenit dhe vijon me insinuata tė urryera pėr Rilindjen e rilindasit, pėr heroin e ciklit dhe pėr ardhmėrinė e fatit tė Shqipėrisė.
‘’Pishtarėt‘’, duke qenė mė afėr kohės, ka mė pak trillime, po ka mė shumė ambiguitete, dyanshmėrira. Tė dy romanet e parė tė ciklit pėrfshijnė aq faqe sa pėrallat arabe tė 1001 netėve. Dhe me tė vėrtetė, njė e treta e lėndės sė tyre janė pėrralla.
Pse kaq tė ēmuara qenkan pėrrallat e Sterjo Spasses sa t’ia blejmė me lekėt e nderin tonė sharjet qė i bėn Shqipėrisė? Edhe sa romane do tė shkruajė, e populli ynė t’ia paguajė qė tė na poshtėrojė rilindasit tanė!

Quaje tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
Kur lexova dhe dėgjova lavdėrime tė porositura m'u kujtuan fjalėt e urta tė popullit: ‘’Kush dhjet nė det, e ha nė kripė.’’ Me romanet ''Zgjimi'' e ‘’Pishtarė’’ u pėgėr i gjithė populli shqiptar.
Mė shkroi njė gjerman: ‘’I njoha shqipot nga romanet e Sterjo Spasses’’
Mendova: thuaj pėr shqiptarin tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
“ Ėshtė i padenjė ai popull qė nuk bėn gjithēka pėr tė mbrojtur lirinė dhe dinjitetin e tij''.

Pėrmbyllje:
Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!


(S.Luarasi, Kujtime, 1976)

Shėnim nga Petro S. Luarasi
Nė njė mbledhje me temė: ‘’Thellimi i karakterit kombėtar tė letėrsisė - problem i rėndėsishėm aktual’’ Sterjo Spasse u kritikua paq. Sulmoi si luan, bishtoi si dhelpėr dhe u struk si iriq. Kolė Jakova e pyeti Skėnder Luarasin se si guxonte tė shkruante kėshtu Sterjo Spasse. Ai iu pėrgjigj qė tė shihte mirė se kush e pėrkrahte. Enver Hoxha qe mbrojtėsi kryesor i Sterjo Spasses nė Shqipėri. Me‘’indulgjencat’’ e Udhėhesėsit mbi kokė e nisi edhe familja nė Botėn e Pėrjetshme, si tė ishin mesazhe qiellore nga Krishti!





petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė