Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-14, 22:47   #60
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petron Luarasi


Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

“Don Karlos”


Drama “Don Karlos” shquhet ndėr kryeveprat e Shilerit.
Ajo ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251). U ndalua per arėsye konjukturale.
Shqipėrimi i Skėnder Luarasit u botua nga InfBotues nė vitin 2007.

Po botojmė pjesėrisht njė nga recensat zyrtare.

Afrim Koēi
Reēension “Don Karlos” dramė nė vargje e Fridrih Shilerit
Nė krijimtarinė e Shilerit ( i cili dallohet nga vigani tjetėr i letėrsisė gjermane , Gėtja, jo vetėm pėr lirizmin qė karakterizon veprėn e tij, por kryesisht pėr trajtimin e temave shoqėrore aktuale, qė i bėnin jehonė kėrkesave tė kohės) drama Don Karlos edhe pse nuk ze vendin e parė ( pėr idetė e kemi fjalėn se pėr formėn e forcėn e saj artistike ajo pretendon pėr kėtė pozitė) rradhitet ndėr mė tė mirat e tij ( dhe tė mos harrojmė se Shileri si dramaturg, nė rradhė tė parė, zė atė vend qė ka nė pjedestalin letrar gjerman dhe botėror.
Kjo vepėr ka nė qendėr tė saj idenė e madhe tė lirisė, e parė kjo mė shumė se njė aspekt: liria e mendimit nė pėrgjithėsi, liria e vetvendosjes sė popujve nė veēanti.
Drama, qė mund ta quajmė fare bukur edhe tragjedi, e merr subjektin nga historia e oborrit mbretėror spanjoll tė shek. XVII nė kohėn e mbretėrimit tė Filipit II dhe tė konfliktit tė tij me popujt e Vendeve tė Ulta qqė kėrkonin tė ēliroheshin nga shtypja e tij e padurueshme, dhe e vėshtruar ashtu cekėt, sidomos nė fillim duket e thjeshtė e madje melodramatike( ku nuk mungon tė pėrzjehet edhe te huajimi qė lind nga njė ‘’imoralitet’’ si tė thuash i motiveve shtytėse tė heroit kryesor por jė lexim i mėtejshėm, a pak mė i vėmendshėm, na bind pėr qėllimin e madh tė autorit, qė me vėrtetėsi e forcė tė jashtėzakonshme bindėse, hedh nė shesh pėrpara gjykimit tė njerėzve ide tė mėdha universal njerėzore. Zgjedhja e kėtij fragmenti tė historisė njerėzore dhe e kėtij vendi (Spanjės sė inkuizicionit dhe tė kulmit tė lulėzimit tė saj, tė synimeve tė saj ekspansive dhe aggressive, tė obskurantizmit dhe terrorit fetar e shtetėror) ėshtė bėrė me qėllim nga autori pėr tė evidentuar mė mirė vendin qė ze liria nė jetėn e personave dhe tė kombeve dhe katastrofėn e pashmangshme qė shkakton mungesa e saj ; pra dobia shoqėrore e veprės, pėr kohėn tonė, kur forcat regressive tė kohės (ideologjike, politike, e artistike) kėrkon t’I heqė lirisė ēdo tė drejtė qytetare, kur nė vendet kapitaliste e revizioniste liria e mendimit ėshtė njė nocion, kur superfuqitė kėrkojnė qė kėtė ta zbatojnė edhe pėr kombet ėshtė e qartė dhe jashtė ēdo dyshimi.
Por duke e parė veprėn nė unitet midis tėrėsisė dhe pjesėve tė saj, nuk mund tė mos vėmė re edhe disa mangėsi e kufizime, qė megjithatė e themi qė mė pėrpara , nuk janė kaq tė mėdha e tė rėndėsishme , kaq tė papranueshme (sepse tė pėrligjura nga koha e vendi) sa ta rrezikojnė atė.
Nė krye tė listės vjen njė herė fakti qė bėhet fjalė pėr mbretėr e me mbretėr, pra negative nga pikpamja qė ne duam tė shohim tė pasqyruar nė art, nė rradhė tė parė jetėn e masave tė shtypura dhe luftėn e tyre. Mirėpo historisė s’kemi ē’i bėjmė. Pėr tė arritur gjer kėtu u desh qė njerėzimi tė kalojė nėpėr njė varg rendesh shoqėrore shtypės e regressive (bile edhe proletariati ėshtė produkt i tyre) qė bėnė tė mundur , nė luftė kontradiktash, zhvillimin njerėzor. (Le tė kujtojmė Marksin kur thotė se qytetėrimi i detyrohet skllavopronarisė sė botės sė lashtė). Nė kėtė mes rėndėsi ka fakti se si vėshtrohet historia, ē’qėndrim mbahet ndaj saj, ē’ide tė saj afirmohen. E parė nga kjo anė vepra ėshtė e mirė dhe plotėsisht e botueshme.
Si tė metė tė dytė mund tė pėrsėrisim edhe njė herė ē’thamė mė lart pėr karakterin romantic, melo-dramatik tė subjektit, por kėtė mund ta neutralizojmė duke thėnė se me shtjellimin e dramės kjo sa vjen e zbehet, humbet dhe nė dramė marrin vendin kryesor aspektet shoqėrore, politike tė idesė.
Mund tė rradhisim si tė metė edhe mungesėn e pranisė sė vegjėlisė, tė luftės sė saj nė lėmin shoqėror. Po t’I bėjmė kėsaj zbritjet e duhura tė mjedisit qė ka marrė nėn vėshtrim autori dhe tė faktit qė ka nė vepėr disa personazhe positive tė dorės sė dytė, qė mund tė merren si shprehės(ndonėse tė mekur0 tė psikologjisė dhe tė karakterit popullor( ca shėrbėtorė nė pallat, ca murgj tė thjeshtė.). Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ndonėse tė mishėruar nė ndonjė personazh, ato, masat populli, nuk marrin pjesė, por ndjekin fizikisht nė vepėr dhe pėrbėjnė shtratin material pėrmbi tė cilin zhvillojnė kombinacionet e tyre shtypėsit. (Shtypja e luftės sė popujve tė Vendeve tė Ulta ėshtė lejtmotivi i veprimeve tė dy heronjve kryesorė politikė, tė Don Karlosit dhe tė markizit tė Pozas, tė mbretėreshės dhe tė anės kundėrshtare tė tyre, tė mbretit , tė priftit Domingo, tė dukės sė Albės e tjera, bile-bile, kjo mishėroin edhe idenė e dytė tė madhe tė veprės.
Por nuk duhet tė harrojmė , nga ana tjetėr njė tog anėsht ė mira tė tjera, si demaskimi I fuqishėm I inkuizicionit ( figura e Inkuizitorit tė Madh dhe e Domingos, priftit rrėfyes tė mbretit, janė mishėrime madhore tė thelbit antinjerėzor tė inkuizicionit dhe tė rolit tė tij thellėsisht antipėrparimtar e criminal), I klasės sė fisnikėve , etj. Vijnė pastaj kėtu nė vėshtrim edhe problem etike( siē ėshtė karakteristikė e veprave tė mėdha, ku ndėrrthuren e gjejnė pasqyrim, do s’do autori, anėt thelbėsore tė jetės sė kohės) siē janė marrėdhėniet midis atit e birit, Dashuria e pastėr dhe ajo me interes, dashuria e shokut, besnikėria, mirėsia, hipokrizia, ambicja, etj.
Drama ėshtė shkruar nė vargje pentametrike nė jambe por pa rimė. Nė njė nivel tė lartė artistik , me konfiguracion tė vėshtirė e tė fuqishėm ndėrthurur me meditime dh endėrfutje tė thella filozofike, vepra paraqet vėshtirėsi nė tė pėrkthyer.
Pra, si pėrfundim, me fare pak heqje (tė pjesshme) vepra ėshtė shumė e mirė, e bukur, ka tingull tė fortė aktual, vlen pėr edukimin ideorevolucionar dhe estetik tė masave tona punonjėse.

Afrim Koēi

(Vijon)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė