Kurbani i Thaēit?
Mospėrmbyllja e marrėveshjes sė partnerėve tė koalicionit qeverisės PDK - AKR lė tė hapur shtegun edhe pėr njė riformatim tė kabinetit tė Qeverisė Thaēi 2, ku humbės mund tė dalė ministri i arsimit, Ramė Buja.
Burime tė gazetės Zėri brenda ekzekutivit, kanė konfirmuar nė kushte anonimiteti, se nga dhjetė ministrat e forcės mė madhe nė pushtet, kryeministri Hashim Thaēi pritet ta viktimizojė ministrin Buja, pėr tia lėshuar vendin Ibrahim Gashit nga Aleanca Kosova e Re, zėvendėsministėr i jashtėm.
Pėr tiu pėrmbajtur marrėveshjes sė partnerėve tė koalicionit, kreu i ekzekutivit Thaēi pritet tia shqiptojė njė katron tė kuq ministrit Ramė Buja dhe nė vend tė tij tė ulet Ibrahim Gashi i AKR, ka thėnė njėri nga ministrat e kabinetit qeveritar, i cili nuk ka dashur ti pėrmendet emri.
Sipas tij, kėto ndryshime nuk do tė ndodhin pėr shkak tė mosangazhimeve tė ministrave, por kryekėput viktimizimi do tė ndodhė me qėllim tė realizimit tė marrėveshjes ndėrmjet partive nė pushtet.
Ndryshimet nė kabinetin qeveritar thuhet se do tė ndodhin me qėllim tė krijimit tė njė baraspeshe dhe pėrmbylljes sė marrėveshjes nė mes partnerėve tė koalicionit qeveritar, tė arritur nga kryeministri Thaēi dhe ish-liderit tė Koalicionit Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nė prill tė kėtij viti.
Shefja e Grupit parlamentar tė AKR-sė, Myzejene Selmani, sqaron se tėrheqjes sė Behxhet Pacollit nga pozita e presidentit ėshtė ridizajnuar njė marrėveshje, e cila parasheh qė Koalicioni pėr Kosovė tė Re (KKR) ti ketė pesė ministra dhe nėntė zėvendėsministra, marrėveshje kjo qė ende nuk ėshtė pėrmbushur nga kreu i ekzekutivit Thaēi.
Ndėrkaq, vetė zėvendėsministri aktual, Ibrahim Gashi, nuk ka dashur tė komentojė pėr mundėsinė e marrjes sė timonit tė Ministrisė sė Arsimit.
Mirėpo, zyrtar tė PDK-sė thonė se nuk pritet tė ketė turbulenca dhe rokada nė listėn e ministrave tė kėtij subjekti politik. Ramadan Avdiu, zėvendėsministėr i Ekonomisė nga PDK-ja, thotė se nė strukturat e partisė sė tij nuk ėshtė shtruar ēėshtja e mundėsisė sė ndonjė ndryshimi nė kabinetin qeverisės. Madje, ai i ka quajtur spekulime pohimet pėr mundėsinė e largimit tė ministrit tė arsimit, Ramė Buja.