Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-06-11, 11:57   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Njė analizė (qė vlen edhe sot) nga Fan Noli (1923)



"Nė vendin tonė mbretėron konfuzioni i pesė anarkive

E para, anarkia fetare: katėr fe tė ndryshme qė s’kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e njė populli pagan. E dyta, anarkia sociale: kėtu s’ka as klasė bejlerėsh, as klasė bujqish, as klasė burxhoazie. Kėtu bujku ėshtė mė bej se beu, beu mė bujk se bujku. Kini njė shembull tė bukur nė Partinė Popullore, e cila mbahet sot nė fuqi prej bejlerėve. E treta, anarkia morale: kėtu qeni s’njeh tė zotin; kėtu karakteret lopėsohen, qullosen dhe ndėrrojnė forma dita ditėn si nė kaleidoskop. Kėtu ambiciet janė pa fre e pa kufi.

Kėtu i padituri i di tė gjitha dhe i pazoti ėshtė i zoti pėr tė gjitha. E katėrta, anarkia patriotike: kėtu brenda nė njė ditė, si me magji, trathėtori bėhet patriot dhe patrioti trathėtor. Kėtu shohim pėrpara syve tanė tė kapardisen si patriotė tė mėdhenj, ata qė kanė luftuar pėr “harfet” e pėr flamurin e babės, qė kanė djegur Shqipėrinė e Mesme ose ata qė janė puthur me andartėt e i kanė ndihmuar pėr tė shkretuar anembanė Toskėrinė; kėtu si mė thoshte njė mik, ėshtė mė mirė tė jetė njeriu trathėtor e tė shikojė interesin e tij e tė jetė i sigurt qė tė nesėrmen do tė proklamohet patriot i madh.

E pesta, anarkia e idealeve: kėtu idealet e errėta, tė shtrembra e tė mumifikuara tė Fanarit e tė Buharės pėrfyten e pėrleshen nė njė luftė pėr vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe tė ndritshme tė Perėndimit; na mungojnė vetėm idealet e antropofagėve. Po pėr tė zėnė vendin e ketyre kemi kolltukofagėt, krimba tė verdhė me kokė tė zezė, qė rriten me plagėt e infektuara tė Shqipėrisė nė lėngim, kėpushė, qė mund t’i copėtosh, po jo t’i ē’qitėsh nga trupi qė kafshojnė e thėthijnė.

Herodoti na tregon se nė betejėn navale tė Salaminės, njė athenian kapi njė anije persiane me dorėn e djathtė e s’e lėshonte gjersa ia prenė; ahere e kapi me dorėn e mėngjėr; ia prenė edhe kėtė; ahere e kapi me dhėmbė dhe s’e lėshoj gjersa i prenė kokėn. Sikur tė ngjallej Herodoti pėrsėri do tė shikonte qė kolltukofakėt tanė janė mė tė fortė se ky trim legjendar i vjetėrsisė greke. Qė t’i ēqitėsh kėta tanėt nga kolltuku duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin."



Nga Shoqėria "Bashkimi Shqiptar"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė