Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-12, 04:31   #16
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Shqiptaret ne SHBA (Boston)

http://www.albeu.com/kosove/presiden...n-nolit/67117/


Presidentja nė SHBA, vendos lule te varri i Fan Nolit
04.03.2012,**ora 22:46

*

Nė kuadėr tė vizitės nė SHBA, Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, vizitoi varrin e atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit shqiptar Fan Stilian Noli, nė varrezat nė Boston, ku vendosi kurorė lulesh.

“Jam e nderuar qė jam kėtu sot si Presidente e Republikės sė Kosovės, tė vė njė dorė lule mbi varrin e Fan Stilian Nolit, kėtij atdhetari, qė gjithė jetėn ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, duke punuar nė ngritjen arsimore, kulturore dhe tė pėrgjithshme tė shqiptarėve kudo qė janė, duke qenė nismėtar dhe veprimtar i flakėt i miqėsisė sonė tė pėrjetshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”, tha Jahjaga, pas vendosjes sė kurorės me lule, thuhet nė njė kumtesė tė lėshuar nga kabineti i Presidentes.

Ajo mė tej tha se Nolin, si ndėr themeluesit dhe kryetarėt e shoqatės patriotike “Vatra”, tė botimit tė gazetės “Dielli”, e kujtojmė edhe pėr veprėn madhore tė themelimit tė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare.

Jahjaga vuri njė kurorė lulesh edhe tek vendi ku mė parė preheshin eshtrat e veprimtarit tė shquar Faik Konica, nė varrezat nė Boston.

Nė ditėn e parė tė qėndrimit nė SHBA, presidentja Atifete Jahjaga, mori pjesė nė meshė nė Katedralen Shėn Gjergji, tė Kryekishės Ortodokse Shqiptare nė Boston tė SHBA-sė, tė drejtuar nga Arqipeshkvi, Ati Arthur Liolin.

Kisha e Shėn Gjergjit nė Boston ėshtė drejtuar nga atdhetari i njohur shqiptar Fan Stilian Noli nė fillim tė shekullit XX.

Presidentja mbajti njė fjalė rasti nė Katedralen Shėn Gjergji nė Boston, me ē’rast vlerėsuar lartė punėn e komunitetit shqiptar nė SHBA dhe kontributin e kėtij komuniteti pėr Kosovėn.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante