Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-03-12, 21:35   #5
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Cfarė gjen nėn lėkurėn e njė nėne?

S`pari, instinktin prej nėne ndoshta! Po qe nevoja, ajo bėhet tigėr.
Ajo mbron tė voglin e saj, me tė gjitha mjetet e poseduara.
Edhe nėna mė e urtė nė botė, zbulon anėt e saj tė cilat nuk ka ide qė i zotėron, do tė thotė, kur ėshtė nė pyetje mirėqenia e fėmiut tė saj.
Nėna, ven fėmiun e saj nė radhė tė parė. Kjo ėshtė kryesorja. Tė tjerat vijnė pastaj.

"Egziston vetėm njė fėmijė mė i miri nė botė, dhe secila nėnė e ka atė".
Proverbe kineze kjo. Mua, mė pėlqen.

"Kur tė vendosėsh besimin, shpresėn dhe dashurinė sė bashku, mund tė rrisėsh fėmijė pozitivė nė njė botė negative" Z.Z.

Besimi nė fėmijėt tanė.
Kėta bėjnė pikėrisht atė qė ne prindėrit, rrethi, shoqėria presim nga ta.

Tek ne shqiptarėt, kemi dėgjuar shpesh, vlerėsimet e prindėrve;

1. "Ky kurr nuk ka me vy kurgjo", "S`ka kush qė e qet n`kry", "Na kalli"

2. "Ktij ka me ia pa hajrin ni katun", "Uh lumja unė pėr ty, pej qitij ka diqka", "Ky osht ma i miri nxons n`shkollė", etj.

Numri 1, kur dėgjon atė vlerėsim negativ, prej gojės sė prindėrve te tij, dhe pastaj prej krejt familjarėve, rrethit, edhe ai beson se vėrtetė ėshtė i papėrmirsueshėm. Sjellja e keqe, vetėm pėrkeqėsohet. Dhe as qė tenton tė behet mė i mirė. Mė i urtė, mė i mirė nė shkollė, etj.

Numri 2, do tė mundohet me gjithė cka ka, tė arrijė tė gjitha ato qė i dėgjon, sepse ky beson se ėshtė me i miri nė shkollė, beson se do tė arrijė dicka nė jetė, shumė njerėz do tė kenė tė mira prej tij, dhe deshti apo nuk deshti, ke apo nuk ke, do tė bėhet njeri mė i mirė.


Kam lexuar njė libėr, njė nėnė, vajza e sė cilės, kishte sjelljet mė coroditėse qė mund tė ketė njė fėmijė. Pėshtynte njerėzit nė rrugė, rrihte tė gjithė fėmijėt qė takonte, nė shtėpi bėnte vetėm rrėmuje, nė cerdhe askush nuk guxonte tė luante me tė, etj etj.
E tėrė shoqėria ishte larguar prej nėnės e babit, pėr arsye tė sjelljeve tė saj.

Ishte e vogėl pėr psikologė, nuk do tė kuptonte asgjė, kėshtu qė nėna e vajzės, vendosi tė ndryshojė vajzėn e vogėl.
Asaj i dhimbte zemra, sepse askush nuk afrohej tė luante me vajzėn e saj, vajza ndihej e vetmuar, dhe situata pėrkeqėsohej.

Sa herė ndodhte ndonjė nga ato epizodat e sjelljeve tė kėqija tė vajzės, nėna i thoshte vetėm njėherė; Nuk duhet bėrė atė... nuk duhet bėrė kėtė, dhe asnjė fjalė mė pėr atė ndodhi. Nuk fokusohej nė gjėrat e kėqija.
Nganjėherė vajza bėnte dicka tė mirė, dhe pėr kėtė gjest,ajo dėgjonte fjalė tė mira tėrė ditėn.

Vajzes i pėlqente vėmendja pėr gjėrat e mira. Ishte mėsuar se tė gjithė fokusoheshin nė tė, vetėm kur bėnte dicka tė keqe. Meqė nėna e saj, nuk e bėnte kėtė gjė mė, ajo gradualisht i la ato.
Muar kohė, afėr njė vit, por vajza u bė tjetėr fėmijė.

"Njeriu mėson shumėcka kur tė bėhet prind, si psh se sa ka durim".

Fėmijėt duan vėmendje. Provojnė tė gjitha mėnyrat, por vėmdendjen do ta kenė. Ne prindėrit, vendosim, cilės rrugė t`i biejmė.

Nėn lėkurėn e njė nėne, gjen te gjitha armėt qė i nevojitet asaj!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė