Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 13:30   #107
Miriam
 
Anėtarėsuar: 20-03-06
Postime: 34
Miriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Komentet e djemve nuk kishin tė sosur e pasioni i tyre ngjante si zjarret gjatė stinės sė verės, kur sapo fikej njė vatėr zjarri, merrte flakė pylli tjetėr...

Edlira i kishte quajtur me mendjen e saj “Pylli i meshkujve” ato mesazhet e ftesat e panumėrta tė miqėsisė on-line. Ajo as qė do ta kishte hapur mė postėn eletronike tek profili i saj nė internet sikur midis morisė tė komenteve tė mos spikaste njė i panjohur i pazakonshėm.

Kur djemtė e tjerė komentonin fotot e saj nė plazh nė mėnyrėn sikur do ta “mbysnin nė det” ose do t’i merrnin frymėn... po t’u binte ndėr duar, i panjohuri... jo vetėm qė nuk pėrzihej nė atė lėmsh po edhe e ledhatonte me fjalė. Nė fakt ai “pėrkėdhelte” pamjen nė foto, pozicionin e saj, shprehjen e syve duke i bėrė krahasime me figura mitologjike, ose me yje, ende tė pazbuluar... E kjo e bėnte komentuesin enigmatik tepėr interesant pėr Edlirėn.

“Shkencėtarėt janė vazhdimėsisht nė kėrkim tė yjeve, eksplorimit tė universit, pa iu shkėputur shpresės sė zbulimit tė ndonjė planeti tė ri, tė ngjashėm me tokėn, po ata nuk patėn fatin tė zbulonin tė vetmen vajzė "jashtėtokėsore" qė ka ardhur nga qielli midis nesh. Janė sytė e tu qė vėrtetojnė preardhjen tėnde nga njė botė tjetėr, mbase e shpikur nga fantazia ime, po meqė s’kam parė kurrė mė parė njė ikonė bukurie si ty, detyrimisht tė pėrulem, tė respektoj, e do tė mbroj, ashtu siē mbrohen sytė e ballit....” Ky qe njėri nga komentet e djalit tė panjohur dhe natyrisht Edlira kishte buzėqeshur, qe kėnaqur dhe, e kishte mėsuar pėrmendsh.

I egzagjeruar, i veēantė dhe ka llafe tė lezetshme, u kishte thėnė mė pas mikeshave. – Po pse mua nuk mė shkruan asnjėri kėsi gjėrash?! Hi,hi,hi Jepi dhe adresėn e profilit tim! I kishte thėnė njė shoqe buzagaz.
Edlira u kishte treguar disa hollėsira shoqeve; Ai nuk shton foto tė vetat, nuk mė nis foto nė privat, flet pėr gjithēka po jo pėr veten e tij. Kjo gjė e bėn edhe tė “urryer” po edhe tundues. Jam kureshtare... dua ta njoh!...

Mė shkruan nė shqipen letrare dhe s’para bėn gabime drejtshkrimore, krejt ndryshe nga shumica e atyre qė komentojnė fotografitė, me atė gjuhėn e keqshkruar: shatra/patra.

Ftesė pėr takim/e-mail
Edlira! Yjet ndriēojnė ēdo natė, e unė s’mund tė pres pėrherė natėn pėr tė tė kėrkuar me sy nėpėr univers. Do tė doja tė tė takoja gjatė ditės e jam i bindur se ti do i bėsh konkurrencė diellit me dritėn e bukurisė tėnde, me zjarrin e fshehtė qė ke brenda zemrės: madje mė mirė tė takohemi ndonjė ditė me shi, sepse do ta shijoj mė tepėr shkėlqimin e syve tė tu. Rrezikoj tė verbohem nga bukuria jote, po kjo s’mė tremb. A dėshiron tė njihemi nga afėr?
Jetonin tė dy nė tė njėjtin qytet dhe kjo i pakėsonte telashet qė shkaktonte njohja nė distancė. Prej ditėsh mendohej pėr atė takim e nuk i mbushej mendja ndonėse ja kishte ėndja ta njihte atė...

Pėrgjigje e-mail nga Edlira
Po mirė o miku im, mė shpjego pse duhet tė njihem me ty, kur ftesat mė arrijnė nga tė gjitha anėt, kur e kam bezdi tė dal shėtitje se mė hedhin fjalė ēunat pėrgjatė shėtitores. Kur s’gjej rehat sa herė qė shkoj nė plazh se mė hanė me sy “ujqėrit”... A kupton? Jam e “mbytur” me propozime..... Pse pikėrisht ty ? Pėrse duhet ta pranoj takimin? Vetėm kaq mė sqaro e mė pas do vendos...

Ai u pėrgjigj me vrull dhe eufori.
Ke tė drejtė Edlira! Po me lejen tėnde po shpreh mendimin tim duke tė premtuar se do respektoj ēdo vendim qė ti do marrėsh. Arsyeja pse do tė ishte mirė tė takohemi mund tė jetė njė, po ndoshta ka edhe njėmijė arsye pėr tė mos u takuar. Pra ti mund tė kesh njėmijė arsye pėr tė mė refuzuar, dhe vetėm njė pėr tė mė pranuar.

Kam vėnė re se na pėlqen tė bisedojmė sė bashku. Mirėkuptimi ynė, ėmbėlsia e karakterit e ndoshta edukata njerėzore me tė cilėn shoqėrohen bisedat tona on-line, janė disa motive qė na afrojnė. Nė tė njėjtėn kohė nuk na largon asgjė. Jemi kaq pranė, nė ide, nė shijet tona, madje nė tė njėjtin qytet. Pėrse mos tė shihemi sy mė sy si njerėz tė lirė, si dy tė rinj qė kanė interesa tė pėrbashkėta e duke u njohur nga afėr, mund tė lidhen shpirtėrisht. Ndėrkaq do tė bėj tė ndihesh e lirė, tė bėsh njė pėrzgjedhje si tė ta dojė ty zemra, ngaqė unė nuk sillem si “ujqėrit” qė pėrmende. Eja tė shihemi dhe merr sa kohė tė duash pėr tė vendosur...

Po si nuk qenke kurioze tė mė shohėsh? Ku ta dish, ndoshta tė pėlqej...?!
Miriam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė