Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 13:32   #108
Miriam
 
Anėtarėsuar: 20-03-06
Postime: 34
Miriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Edlira hyri nė qėndrėn tregtare ku do takoheshin. E kishte menduar gjerė e gjatė vendin e takimit dhe kishte zgjedhur njė vend tė tejmbushur me njerėz pėr tė shmangur ndonjė tė papritur.. tė papėlqyeshme. Nuk i dihej kurrė se me kė bisedoje nė internet... Gjithsesi s’i kishte thėnė dot “jo”. Ajo nuk duronte dot mė pa lexuar mesazhet e tij, komentet e shumta tė fotove. I lexonte disa herė e i kujtonte herė pa here fjalėt e tij. E nuhaste qė personi i komenteve kishte diēka tė veēantė. E ndiente se kjo njohje mund t’i ndryshonte mjaft gjėra tė pėrditshmes se saj. Do tė mund tė lindte njė histori dashurie...? Nuk i dihej.

“unė kam bėrė dashuri me fjalėt e tua” tha me vete ajo kur po i afrohej djalit tek vendi i takimit...
Ajo ngriu nė vend dhe shqyeu sytė. – Edlira, jam unė Rudi. Besoj se mė mban mend. Si je me shėndet?
Edlira nuk foli. E shikoi me ankth, drojtje, e nė ēastet e fundit provoj mall. Sa kohė kishte rrjedhur nga takimi i fundit.

-Rudi?! Po pse nuk ma the nė fillim qė ishe kthyer? Ke dy muaj qė mė shkruan ndėrmjet internetit?
Ata qėndronin tė palėvizur pėrballė njėri-tjetrit. Tetė vjet nga takimi i tyre i fundit. Kishin qenė ēift, tė dashuruar nė universitet po ai papritur ja kishte mbathur jashtė shtetit nė njė kontinent tė largėt ashtu siē bėnin shumė tė tjerė...

-Tė lutem Edlira mė dėgjo me vėmendje!- Pas kaq vitesh nuk e shihja tė logjikshme tė paraqitesha pėrballė teje si ish i dashuri yt. Nuk pata kurajo tė tė dilja pėrballė sepse ti nuk mė pėrket, ti je e lirė e nuk mė detyrohesh asgjė. Ai u mendua pak pėr tė gjetur argumenta tė pėrshtatshėm dhe i tha:
E dija se me ty do tė lypej tė rifilloja nga e para, tė tė vardisesha njėlloj si ata qė nuk ke njohur kurrė, sikur tė mos kisha qenė kurrė i yti. Prandaj tė kontaktova nė internet dhe tė “ledhatova” me fjalėt e mia me shpresėn se do tė rifitoja simpatinė tėnde e tė me jepje mundėsinė e takimit. Nė tė vėrtetė komentet e mia qenė veē grimca fjalėsh, thėrime tė papėrfillshme tė paafta pėr tė pėrshkruar bukurinė tėnde... shpirtėrore.

Unė jam kthyer e mbase historia jonė mund tė rifilloi paēka se pėr kėtė nevojitet shumė kohė. E kuptoj qė ti ke tė drejtėn tėnde tė mendohesh dhe tė bėsh zgjedhjen mė tė pėrshtatshme, pėr veten tėnde, pa u prekur nga nostalgjia pėr historinė tonė. Dhe, nėse mė lejon ta them; as andej nėpėr botė s’kishte bukuroshe si ty. He, he, he, Edlira buzėqeshi.

– Ti mė braktise Rudi... si mund tė ta fal. Dakort se ashtu rrodhėn ngjarjet e tė gjithė ēunat e shumė goca provuan tė iknin nga ky vend. Po ky fakt, se nuk jam e vetmja ndėr tė braktisurat... nuk mė ngushėllon. Vetė e the se jam ndryshe, jashtėtokėsore e tė tjera broēkulla, me tė cilat shkrihesha sė qeshuri sa herė qė m’i shkruaje. Rudi! Ti s’ke tė drejtė tė ikėsh e tė kthehesh kur tė tė dojė qejfi.

Ajo u mendua dhe i tha: -Unė s’kam besim tek ty Rudi edhe pse dikur tė desha si e ēmendur. Ti ishe i pari pėr mua, tė dashuroja verbėrisht. Ti u zhduke pėr tetė vite....

Rudi mbeti i topitur. U prek nga fjalėt e asaj. Iu lidh goja, nuk mund tė mohonte asgjė. Edlira thoshte tė vėrtetėn. Ndarjet e ēifteve tė reja dhe familjeve pėr arsye mėrgimi qenė tė panumėrta, e kalonin vite derisa kryheshin ribashkimet e familjeve... e kjo dihej tashmė nga tė gjithė. Ndihej fajtor ndaj Edlirės dhe e parashikonte se qe njė “betejė” e humbur. Ai s’kishte asnjė dėshirė ta mashtronte... dhe nuk foli fare.
Shumė persona bėnin varavingo nė qendrėn tregtare, kurse ata tė dy rrinin tė ngrirė si dy shtatore.
-Mė fal Edlira! Tha ai syulur siē bėjnė djemtė e turpshėm e jo rrallė edhe fajtorėt.

-O Rudi, pėr ēfarė mė kėrkon falje? Pėr ikjen tėnde, pėr kėtė ardhjen e beftė, apo pėr ato komentet e fotografive tė mia? Ti mė bėre tė ėndėrroja... , mezi i prisja mesazhet e tua, mė merrte malli, pothuajse uria... pėr “ushqim” shpirtėror. Ku i ke mėsuar ti gjithė ato gjėra? Apo atje nė atė kontinentin e arratisjes tėnde?

-Ah jo, Edlira! Pėr komentet s’tė kėrkoj falje. Kėtė ta heqėsh nga mendja, sepse kur shkruaja komente nuk gėnjeja. Unė thjesht ngrita njė “monument” me paragrafė pėr bukurinė tėnde. Duke qenė kėshtu, deri diku jam i shfajėsuar pėr ikjen apo rikthimin tim. Ndėrkaq ti erdhe plot kurreshtje e dėshirė pėr njohje nė takim gjė e cila do tė thotė se neve mund tė marrim kohė, pėr tė shkrirė akullin e viteve tė mungesės time. Edlira, mbase do tė jetė mė mirė lidhja me mua qė mė njeh se kush jam, qė mė lexove e dėgjove se si flas, qė e di shumė mirė se si sillem, sesa njė tjetėr me tė cilin mund tė ndodhi pėr fat tė keq edhe ndryshe, qė mos tė kesh jetė tė lumtur, tė tė tradhėtoj, keqtrajtoj etj,. Tė paktėn me mua disa garanci i ke, edhepse nuk mjaftojnė kurrė. Pėr mendimin tim do tė ishte e vlefshme tė frekuentohemi disa kohė e shohim nėse midis nesh do tė mund tė rilindi njė histori dashurie....

Ai rifitoi pozicionin e tij si orator i paepur dhe kėrkonte me shumė takt qė ajo tė bindej pėr qėllimet e tij tė sinqerta. Edlira e dėgjonte pa i ndarė vėshtrimin zhbirues dhe e ndjeu se Rudi i pėlqente shumė. Pėr dreq ai kishte njėfarė avantazhi psikologjik ndaj saj. Ishte thuajse nė epėrsi ndaj saj, meqė ishte i pari djalė me tė cilin Edlira kishte fjetur...

I mirė apo i keq, ai qe i pari fare... e detyrimisht i paharrueshėm. Paēka se i paharueshėm, nuk do tė thoshte se qe i pazėvendėsueshėm... Tashmė qe burrėruar e kishte marrė njė tjetėr hije, mė joshės se kurrė! Kur e kishte dashuruar si e marrė nuk e imagjinonte dot jetėn pa atė, dhe ja tani ai ndodhej sėrisht pėrballė saj, afėr saj, po ajo ende se kishte prekur... e dėgjonte e pėrhumbur, deri diku e mposhtur. Detajet e oratorit qenė tė shumta. Dalėngadalė ai po fitonte terren e nga goja i dilnin fjalė bindėse. Edlira po dorėzohej..., s’donte tė dėgjonte argumenta tė tjera: Mjaft. Qenė sqaruar.

Ajo zbukuroi shikimin, buzėqeshi, e provokoi me sy tė ėmbėl siē bėjnė gocat kur u pėlqen djali. Po pėrpiqej tė jepte pėshtypjen se qe dakort. Ai e kuptoi dhe pėrfitoi menjėherė me shkathtėsi vendimtare. Shkathtėsia e reagimit, shpejtėsia e tė menduarit shumė shpeh ndihmonin e jo rrallė shkatėrronin.
-Kėshtu pra Edlira, erdhi momenti mė i lumtur i jetės time. Sapo lexova nė sytė e tu magjepsės fjalėn; pėrqafim. Duket sikur thua:“Mė pėrqafo”

-Ti Rudi i lexon sytė sipas leverdisė tėnde po je tejet i ēuditshėm pasi shtove edhe fjalėn magjepse ha,ha,ha . Ty nuk tė mjafton pėrqafimi po kur e lexon kėtė fjalė e do tė shkruar nė sy magjepsės. Jo sy dosido hi.hi,hi Qeshi edhe ai dhe me pak frikė tė pėrzier me padurim e pėrqafoi me ndjenjė
“Mė paska marrė shumė malli” mendoi Edlira gjatė pėrqafimit, e nė tė njėjtė kohė ai i mumuriti
– Mė ke munguar shumė!!

Ajo nuk iu pėrgjigj. E shtrėngoi fort me krahėt e saj atė qė kishte qenė i dashuri i saj i parė, ēmenduria e parė, emocioni mė i fuqishėm, plaga e madhe kur ai ishte ikur. Gėzimi mė i madh sepse ai qe kthyer...

Emigracioni ndonėse i lodhi, i ndau njerėzit, nuk i shkatėrroi tė gjitha dashuritė. Kur qe e shkruar nga perėndia, dashuritė triumfonin..., pas shumė peripecish ose me shumė vonesė...
Miriam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė