Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-10-13, 11:03   #13
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga kėndi i njė nėne

Terri i nates, edhe njehere me zuri trotuareve te botes.
Serish u dashurova ne deboren e bardhe e cila binte aq e organizuar dhe dukej mahnitese ne dritat e neonit.

Ne facebook te ze syri cka jo. Nje dite, njera nga "friends-at" e mi, kishte bere like nje status.
Ne status shkruhej; "Edhe sot te vendosa nje gjethe vjeshte ne grushtin tend te vogel, shpirti im. Ti hap syte, por nuk me sheh shtrire prane teje. Kanceri te hengri trurin. Dhe trupi yt i vogel , dita dites po behet me i dobet. Frymemarrja nganjehere te eshte aq e veshtire sa qe me duhet te dal nga dhoma.
-Ylva, mund te shkosh tani e dashur. Une nuk do te te humbas kurre. Ne vetem nuk do te shihemi per nje kohe. Kanceri po vdes bashke me trupin tend, dhe ti dole fitimtare ne kete beteje. Kur te bashkohemi "ne anen tjeter" do e festojme kete fitore."

Klikova ne profilin e tij, dhe fillova ta "ndjek".

Ishte ky nje baba, te cilit vajza e vetme 7 vjeqare, po i vdiste nga kanceri.
Dhe ky ne vend qe te tmerrohej, ky e pershkruante vdekjen si diqka te bukur. Si nje pushimore nga jeta.

Nganjehere e admiroja per forcen qe kishte ne momentet me te veshtira te jetes- humbjen e nje femije. Por, cfare do te besh, kur zgjedhja e vetme qe ke eshte te jesh i forte?
Nganjehere me irritonte, ngase shkruante per gjendjen e vajzes dhe shprehte ndjenjat e tij, 5-6 here ne dite ne facebook, ne vend qe te shfrytezonte secilin sekond te fundit me femijen e vet.

E "ndiqnin" mbi 20 mije njerez nga ane e mbane vendi. Kishte hyre ne zemrat e tyre me sinceritetin e tij, me dhimbjen e tij, me menyren si fliste hapur per vdekjen, me dashurine e tij per princesen e vogel, etj.

Por kishte edhe te tjere. Disa e akuzonin se ai permes facebook-ut kishte arritur te fus Ylvan ne zemrat e shume njerezve, dhe per kete arsye Ylva nuk mund te vdiste. Nuk mund te shkonte nga kjo bote, sepse ishte ne zemrat dhe mendjet e shume njerezve dhe ata po luteshin per sherimin e saj.

Me tutje babai shpjegonte se e vetmja arsye pse ai kishte filluar te shkruante ne facebook dy vite me pare, ishte sepse ndihej sikur te gjithe ata njerez nga ane e mbane vendi, e kuptonin, dhe ne kete menyre ia lehtesonin dhimbjen.

Prandaj, nuk dija si te ndihesha me. Ta admiroja, apo ta urreja? Ta urreja sepse me solli ne jeten time, nje vajze te vogel, te cilen nuk e kam pare asnjehere dhe as nuk e njoh perveq nga pershkrimet dhe fotot e babit ne fb ,dhe s`bashku me te nje dhimbje te jashtezakonshme.
Apo ta admiroja sepse me beri t`i shoh gjerat me nje sy total tjeter?

"Fatlum ne fatkeqesine e tjetrit"

Babai shkruan; "Shfrytezojeni kohen me femijet tuaj. Luani me ta, qeshni dhe jeni falenderues qe keni femije te shendoshe. "

Ylva simbolizohet sot me nje gjethe vjeshte, nga me se 20 mije persona...
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė