Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-13, 16:44   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)

Fan Noli
Katėr gota raki pėr t’i shkruar njė letėr mikut tė vjetėr, gazetarit Milto Sotir Gurra








Tiranė, 26.12.2013

Mė 5 janar tė vitit 1919, kohė nė tė cilėn Noli ishte administrator i Kishės Ortodokse Shqiptare nė SHBA, i shkruan njė letėr mikut tė tij gazetarit Milto Gurra. Njė letėr tė cilėn nis e shkruan me njė shishe raki pėrpara, tė cilėn ia kishte dhuruar pas meshės njė shqiptar. Kishte kaq kohė qė donte t’i shkruante mikut tė tij, dhe vetėm kur ktheu gotėn e parė tė rakisė, e mė pas tjetrėn e tjetrėn, u ndje i ēliruar tė shkruante tė gjithė ato ēfarė kishte nė zemėr, duke mos fshehur dhe trishtimin dhe pasigurinė qė ndjente nė atė periudhė. Letrat kanė qenė njė mėnyrė qė Noli, por dhe bashkėkohės tė tjerė tė tij zgjidhnin pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin. “Se i vetmi ilaē nė tė cilin besojnė shqiptarėt, ėshtė rakia. Dhe qenka ilaē me tė vėrtetė. Vetėm dy kupa dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie ėndėrrore; buzėvarja ikėn e ndjekur prej buzėqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej hargalisjes; e sotmja s’mė duket aq e keqe, dhe pėr nesėr ka Perėndia. Dhe mė e mira ėshtė qė me njė kupė tė tretė mund tė ndreqen tė gjitha punėt…”, shkruan Noli nė letrėn drejtuar mikut tė tij.

Teksa tregon se ndihet i lodhur nga punėt, Noli me humor shkruan se tė nesėrmen do tė pijė sėrish njė gotė raki, tė marrė frymėzimin pėr punėt e tjera qė i ka lėnė nė gjysmė. Por duket se gjėrat nuk shkojnė keq pas kėsaj letre pėr personalitetin e njohur shqiptar. Vetėm 7 muaj mė pas, mė 27 korrik 1919, ai u emėrua peshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė, qė tashmė ishte dioqezė e pavarur. Njė vit mė pas, duke pasur parasysh rritjen e figurės sė Nolit si udhėheqės politik e fetar i bashkėsisė shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme qė ai tė zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, ku arriti ta anėtarėsonte Shqipėrinė mė 17 dhjetor 1920. Gazeta The Manchester Guardian, nė njė koment mė 23 korrik 1924, e pėrshkruante Nolin si njė burrė qė do tė kishte qenė i shquar nė ēdo vend. Diplomat i pėrkryer, ekspert i politikės ndėrkombėtare, mjeshtėr i debatit, qė prej fillimit ai la mbresa tė thella nė Gjenevė. Me shumė mjeshtėri, por gjithmonė me buzė nė gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit tė gjithė kundėrshtarėt e tij ballkanas. Ai ėshtė njė njeri me kulturė tė pamasė, qė ka lexuar ēdo gjė qė ia vlen tė lexohet nė anglishte dhe frėngjishte. Gjatė gjithė viteve tė jetės sė tij aktive letėrkėmbimi, pėrbėn njė nga komponentėt mė tė rėndėsishėm tė burimeve vetjake tė Fan Nolit. Ai paraqitet i pranishėm nė ēdo etapė tė jetės, si pjesė e pandarė e veprimtarisė sė tij poliedrike. Fan Noli gjatė jetės shkroi me mijėra letra. Sigurisht, kėtė punė ai nuk e bėri si shkrimtar. Por duke qenė edhe i tillė, letrat nė radhė tė parė u diktuan nga kėrkesat e kohės, nga detyrat historike dhe nevojat e ditės. Me anė tė tyre, veē rrugėve tė tjera, ai do tė komunikonte me shokėt e luftės dhe tė punės, do tė mbante ato lidhje aq tė domosdoshme me botėn shqiptare, por dhe me atė tė huaj. Letėrkėmbimi i Fan Nolit shtrihet nė njė periudhė kohore afro gjashtėdhjetėvjeēare (1906-1965). Por pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėnat qė na ofron Biblioteka Fan Noli, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet dhe fondi i korrespondencės, me 3000 letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Milto Sotir Gurra, tė cilit i adresohet kjo letėr ėshtė me prejardhje nga njė krahinė e Korēės. Pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė emigrim, duke nisur nga Odesa, Amerikė, Stamboll, Sofje dhe Konstancė. Ai ka bashkėpunuar aktivisht me shumė organe shtypi kombėtare e letrare nė mėrgim shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza dhe D.Toēkas. Ndėrkaq, vetė qe botues apo bashkėbotues i njė numri revistash tė tilla si i organit politik e letrar Atdheu tė Konstancės mė 1912 dhe tė Durrėsit mė 1914, i sė pėrmuajshmes Shkėndija tė Korēės mė 1921, i organit satiro-humoristik Zegthi tė Korēės mė 1922, dhe i sė pėrdyjavshmes Zėri i Popullit tė Korēės mė 1922. Nė kėto organe Gurra botoi tregimet e para, mė tė mirat e tė cilave qenė shkruar gjatė viteve qė jetoi nė Rusi. Nė vitin 1938 ai botoi librin me tregime “Plagėt e kurbetit”. Njė kontribut Gurra ka dhėnė dhe nė pėrkthimin e letėrsisė ruse. Ai ka sjellė nė shqip vepra nė prozė tė Turgenievit, Toltoit, Ēehovit, Gorkit etj.







Letra drejtuar Milto Sotir Gurrės

Boston, Mass, 5 janar 1919
I dashur mik,
I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur pėrpara kohės, i thyer nga shėndeti, me luftė dje dhe me luftė nesėr, me njė rrezik tė ri pėrpara posa lashė tjetrin pas, me detyrėn e tmerruar tė sulem e tė udhėheq kur kėmbėt e rėnduara dėshirojnė shtrirje, ndodhem nė situatėn e njeriut tė torturuar, qė pėrpiqet ta fshehė mjerimin e tij moral dhe fizik dhe shtrėngon dhėmbėt me njė fort tė fundme nga frika se mos i shpėton njė ulėrimė e pėrmbytur e dėshpėrimit.

Pas kėsaj parafjale, tragjike, nė e besofshi, melodramatike, nė dyshofshi me nėnqeshje, merrni vesh pėrse mė rėndohet pena dhe pėrse kam heshtur. S’kam qenė mirė dhe s’ma ka kėnda pėr asgjė. Me gjithė qė mė kini kujtuar me katėr letra, dhe me gjithė qė s’gjeja nė asnjė ēip tė zemrės as hijen e ndjesės pėr heshtjen time, prapė- e rrėfej :- do tė mos ju kisha shkruar, sikur tė mos mė zbriste papritur njė frymėzim, nė formėn dykupėsh rakie prej rrushi, tė cilat mė dhanė forcėn tė mbaroj kėtė detyrė tė harruar pėrpara njė miku tė vjetėr. Shishen e ēmuar e kam pėrpara. E vogėl pėr fat tė zi, por ka edhe disa kupa brenda, kupė qė shtrojnė nervat, qė kullojnė gjakun, qė shėrojnė tė sėmurin, qė ngjallin tė vdekurin. Ma fali sot njė besnik zemėrdhembshur, pasi mbaroi mesha. Besniku e di qė unė s’pi, por ma dha pėr ilaē. Se i vetmi ilaē nė tė cilin besojnė shqiptarėt, ėshtė rakia. Dhe qenka ilaē me tė vėrtetė. Vetėm dy kupa dhe m’u ndreq shėndeti: dėshpėrimi i lėshon vend njė lumturie ėndėrrore; buzėvarja ikėn e ndjekur prej buzėqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’mė duket aq e keqe, dhe pėr nesėr ka Perėndia. Dhe mė e mira ėshtė qė me njė kupė tė tretė mund tė ndreqen tė gjitha punėt.

O burrani! Nėn flamurin e Shahinit trimėria mė shtohet, bėhem zjarr e shpuzė! Tė kam gjetur, or Milto! Mė duket sikur tė shoh pėrpara pėrmes mjegullės diafane, me tė cilėn mė rrethoi fuqia magjike e ilaēit tė vilajetit. Qė tė kthjellohet koka dhe tė mė ēelen sytė, rrėmbej kupėn e katėrt, se ashtu kėshillojnė theriaklinjt tanė, tė shtruar kėmbėkryq, qė pinė me njėrėn dorė dhe ia kėrcasin me tjetrėn! Dhe tani tė humba fare! Po kudo qė tė jesh mos pandeh se tė harrova. Tė kam kujtuar kėtu e ca ditė nė Manēester, ku u poqėm herėn e parė. Njė ditė shkova ca ēaste tė lumtura duke kėnduar legjendėn “Plaku i moēėm”. Po kėtu duhet tė mbaroj se m’u errėn sytė dhe nisi tė mė dhėmbė koka. U mor vesh qė ilaēi i mjekėve tanė me kallca dhe me silah s’bėka pėr mua. Megjithėkėtė prapė mbaroj njė punė, se ja ku tė shkrova kėtė letėr me gjallėrinė mė fluturake qė mė dha. Nesėr do ta provoj edhe njė herė kush e di, mund tė bėj prapė ndonjė ēudi. Gjer atėherė natėn e mirė! Ju faleminderit me gjithė zemėr pėr fjalėt e mira qė mė shkruani dhe pėrkrahjen besnike qė mė keni dhėnė. Qofshi shėndoshė!

Ju pėrshėndosh vėllazėrisht dhe mbetem Juaji me besė F.S. Noli
Peshkop F.S. Noli



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė