Tema: Ervin Hatibi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-08, 14:34   #17
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ervin Hatibi

WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?

EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi pėr tokat shqiptare njė kapitull tė vėshtirė mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copėtuar pėrmes disa shteteve ballkanike. Qė tė pėrmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e pėrshkruanin shtetin musliman me shumicė shqiptare si njė miniaturė tė shtetit Osman nė mėnyrė qė ta vazhdonin ta copėtonin dhe ta kishin mė lehtė.

Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ēfarė mbeti prej Shqipėrisė brenda territoreve tė shtetit shqiptar po takonte vėshtirėsi tė mėdha nė daljen i vendosur nė skenėn ndėrkombėtare. Elitat shqiptare, tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e ekzistencės sė shtetit shqiptar pėrball fuqive ideologjike dhe ushtarake tė kombeve pėrreth, u pėrpoqėn tė legjitimonin ekzistencėn e shtetit tė tyre duke ndėrmarrė njė seri reformash radikale nė mėnyrė qė tė zbusnin dhe tė zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u pėrpjekur kėshtu "tė perėndimizonin" karakteristikat e shoqėrisė shqiptare. Pra, pėr Shqipėrinė, e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė armiqėsorė ishte tė bindte Fuqitė e Mėdha qė tani gjendja tani ishte shumė e largėt nga e kaluara e traditės dhe aleancės osmane dhe tani pjesė dhe parcelė e
fushėn Europiane dhe gjėrave tė tjera. Ne duhet tė kemi parasysh qė nė ato kohėra koekzistenca multikulturore nuk ishte diēka e modės dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmėrisht kuptimin qė kanė sot.

Ēėshtja pastaj ishte sesi tė bėheshe mė pak musliman. Kjo ėshtė sesi politikat e kitman-it ose fshehjes sė identitetit musliman, unė mendoj, dolėn nė pah, duke fshirė kėshtu, ose zbehur tė gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane tė kulturės shqiptare.
Duke vepruar kėshtu, shembulli pėr tu ndjekur ėshtė dhėnė sė pari nga elita gjatė gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė. Me futjen e diktaturės komuniste, Shqipėria, mori njė rrugė histerike nė
perėndimizimin e reformave. Komunistėt e shikonin ish elitėn shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para tė perėndimizimit, si "anadollak" dhe "patriarkal" dhe vazhduan transformimin radikal tė shoqėrisė shqiptare, duke zhdukur kėshtu tė gjitha shenjat e traditave tė kaluara.

Tė gjitha shenjat e dukshme tė sė kaluarės osmane filluan tė zhdukeshin, duke filluar me arkitekturėn madhėshtore tė ndėrtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatėrrimi i tyre kishte pėr qėllim tė tregojė qė Shqipėria e kishte marrė shumė seriozisht rrugėn e
modernizmit siē kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme tė kaluarės orientale u bėnė njė shėnjestėr pėr propagandėn e pėrditshme dhe subjekt i ligjeve shtypėse tė diktaturės komuniste. Kjo luftė e deklaruar, sė pari kundėr traditės dhe mė vonė kundėr fesė, muslimanėt dhe tė krishterėt, u bėnė njė markė shqiptare.

WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?

EB: Laiēizmi ėshtė klima e kontinentit tonė. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetėr e kontinentit nė kėtė aspekt. Shqipėria ndjek versionin francez tė laiēizmit, jo atė mė fleksiblin e versionit Anglo-Sakson qė e percepton elementin fetarė si pozitiv dhe qė nuk duhet tė shtypet. Megjithatė, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiēist duket se vė nė shėnjestėr vetėm fenė islame nė Shqipėri. Krishtėrimi, qoftė ai Ortodoks ose Katolik, shihen si njė etiketim europian modern dhe i modės e cila e tejkalon laiēizmit, megjithėse perceptohet si diēka shumė natyrale. Shembujt e politikanėve shqiptar tė cilėt hapur marrin pjesė nė meshėn e sė dielės, ndiq ritualet e krishtera, martohen nė kisha dhe marrin pjesė nė ceremoni fetare nė nder tė tyre janė krejt natyrale tė rregullit tė gjėrave shqiptare. Nė kontrast, ėshtė e padėgjuar dhe e paparė qė njė politikan shqiptar tė marrė
pjesė pėr falje ose madje edhe tė tregojė publikisht pėrkatėsinė mė tė vogėl nė besimin musliman.

Pėr mė tepėr, nė Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike tė krishtera, ndėrsa vetėm ideja e krijimit tė njė partie nominale muslimane do tė krijojė diēka tė njėjtė me njė tėrmet e njė madhėsie tė madhe. Gjithashtu, nė vendin tim laik, librat shkollor hapur pėrmbajnė interpretime fundamentaliste tė krishtera dhe ja shėrbejnė atyre si fakte ndaj fėmijėve ndaj rrėfimeve tė ndryshme.

Arsyet qė na kanė ēuar kėtu janė tė shumta dhe tė ndryshme, por unė besoj qė mė e rėndėsishmja midis tyre gjendet nė diskursin emancipues qė ka mundur tė fshijė ēdo dallimin midis "tė krishterit" dhe "europianėt". Kėshtu, nė emėr tė integrimit tė Shqipėrisė brenda
strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janė duke propozuar agjenda tė krishtera si e vetmja rrugė drejt Europės.

WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė
imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?


EH: Unė u pėrpoqa tė shpjegoj arsyet pėr fshehjen e besimit islam gjatė procesit tė ndėrtimit tė kombit nė fillim tė shekullit 20-tė. Lufta pėr tė fshehur besimin u bė e dhimbshme pėr shkak tė madhėsisė se ēfarė ishte nė lojė, vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare pėrqafuan dhe adoptuan stilin europian tė jetesės, krishin krijuar besimin qė islami po zhdukej nė Shqipėri. Kėshtu, shqiptarėt e kohės duhet tė pėrballeshin me kritiēizmin e tėrbuar nga shumė zėra europian pėr faktin e vetėm tė ndėrtimit tė xhamive nė 1930. Ndėrsa shtypi francez dhe italian ishin mė tė zėshėm nė alarmimin e tyre, ne mund tė imagjinojmė se ēfarė cilėsie gjuhe pėrdorej nė qarqet politike.

Si pėrgjigje, elitat e frikėsuara shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato fetare, filluan pėr tė kufizuar numrin xhamive vetėm duke i mbyllur. Burokratėt i ndalėn faljet e tyre publike dhe pjesėmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin qė ata kishin pėr tė treguar shenja serioze tė ē'islamizimit dhe ē'osmanizimit tė Shqipėrisė. Unė besoj qė duke vepruar kėshtu ata pritnin qė tė pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin pėr tė arritur marrėdhėnie tė mira me ata.

Gjenerata e mėvonshme injoruan arsyet e vėrteta prapa strategjive tė tilla mbijetese dhe gjenerata e tretė madje edhe mė tepėr. Kėto strategji mbijetese tė fshehjes sė besimit filloj tė ngushtonte hapėsirėn publike pėr kėrkesat muslimane tė cilat rezultuan nė alienizimin e intelektualit shqiptar musliman qė rrjedhimisht vdiq tėrėsisht me instalimin e diktaturės komuniste dhe ligjit tė poshtėr tė ndalimit tė fesė qė zgjati pėr 23 vjet.

Tani, intelektuali musliman ėshtė nė periudhėn formuese. Gjenerata mė e re ėshtė duke u bėrė e vetėdijshme rreth realiteteve tė identitetit shqiptar dhe trashėgimisė fetare tė tij. Unė shpresoj, qė pas njė shekulli nė fshehje dhe shtypje gjėrat do tė kthehen nė rrugėn e tyre
normale.
Pėrktheu Ardit Kraja
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė