Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:44   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. 32) Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Ndėr popujt e tjerė tė vjetėr qė banonin nė Ballkan, kulti i diellit ka qėnė shumė i pėrhapur. 33) Ky kult as nuk ka qėnė i njohur nė kohėn greke arkaike e klasike me pėrjashtim tė Helios-it nė Rodi; por edhe pėr kėtė dyshohet se mos ka origjinė tė huaj. Njė filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin nė trajtė tė pafytyrzuar tė njė disku tė vogėl tė lartėsuar mbi njė shkop tė gjatė. Nė monedhat e mbretit Lykkeios tė Peonis, qė qe aleat i Ilirvet tė tjerė e i Thrakasvet kundėr Mbretit tė Maqedhonis, shihet dėndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qėnė perėndi qė pėrfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit qė, si ē'thamė, janė tė njėj gjaku e gjuhe me Ilirėt, e adhuronin diellin. Sofokliu, nė tragjedin e ēdukur Tereus, vė kėto fjalė nė gojėn e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumė i nderuar prej Thrakasvet, miq tė kuajve.” Nė njė tragjedi tjetėr t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet qė me natė pėr t'u ngjitur pėrpara agimit nė majėn e malit Pangeo qė t'i falej Diellit, i cili pėr tė ishte Perėndija m'e madhe.

Nuk ka shėnja tė shumta t'adhurimit tė diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirė besimi i tyre ndaj Apollit, tė cilit shumė herė i ngjiten mbiemra vendės, si pėr shėmlbull Sitalkas, ashtu si ē'janė thirrur shumė nga princat e vėndit, dhe Zerynthois qė pėrfaqson emrin e njė fisi tė tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokės njė kurorė rrezesh, shėnj' e qartė kjo qė vėrteton lidhjen shpirtrore tė popullit me diellin
_____________
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndėr Ilirė, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė