Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-03-12, 14:16   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Libri i rrallė

Historia tragjike e fisit tė famshėm tė bajraktarėve tė Hotit e Malėsisė sė Madhe, tė kryesuar prej Ēun Mulės tė cilėt luftuan nė krye tė malėsorėve kundėr serbo-malazezėve.

- Ded Gjo' Luli
- Masakrimi i Marash Vatės
- Vrasja e Gjelosh Lulit
- Lekė Vojvoda i Dukagjinit




Familja e Ēun Mulės, prijsit tė Hotit e Malėsisė sė Madhe
Njė nga ato familje tė mėdha qė ka nxjerrė burra tė shquar dhe ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, ėshtė dhe familja e Ēun Mulės apo siē njihet ndryshe Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Qė nga shekulli i XV-tė kjo familje ka qenė e pėrmėndur gjithmonė nė Veriun e Shqipėrisė, pėrkrah familjeve Zogolli tė Matit, Gjonmarkajve tė Mirditės, Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Sipas disa gojdhėnave dhe dėshmive tė ndryshme, historia e kėsaj familje apo mė saktė e fisit tė Bajraktarėve tė Hotit dhe Malėsisė sė Madhe njihet qė prej dymbėdhjetė brezash dhe njė nga tė parėt e trungut tė saj ka qenė Luc Gjori.


Po kėshtu thuhet se ky person ishte ai qė fitoi dhe mori parinė e Bajrakut tė Hotit, tė cilėn e trashėgoi mė pas dhe fisi i tij brez pas brezi deri nė mesin e shekullit tė kaluar. Luc Gjori e fitoi tė drejtėn tė mbante Bajrakun e Hotit dhe Malėsisė sė Madhe pasi u shqua pėr guxim dhe trimėri tė rrallė nė Luftėn e Tivarit nė Malin e Zi. Po kėshtu nga pozita e Bajraktarit qė u fitua prej Luc Gjorit, ajo familje kishte tė drejtė tė pėrfaqėsohej nė krye tė vėndit nė kuvendet e ndryshme qė mbaheshin nė Shqipėrinė e Veriut dhe bashkė me fisin tė ishin si udhėheqės (flamurtarė) nė krye tė luftrave qė zhvilloheshin nė atė krahinė dhe zonat pėrreth. Nisur nga tė drejtat e detyrimet qė i jepte posti i Bajraktarit shtėpisė sė tij, Luc Gjori krijoi Beslidhjen e Malėsisė sė Madhe pėr tė bėrė tė mundur mbrojtjen e krahinės dhe bajrakut tė tij nga situatat e vėshtira qė krijoheshin herė pas here. Njė nga kushtet e para qė u vu dhe u pranua nė atė Beslidhje tė krijuar prej Luc Gjorit, ishte dhėnia e besės pėr ndalimin e ēdo vrasje, grabitje apo gjakmarrje brenda krahinės, gjė e cila u mbajt nga tė gjitha fiset e Bajrakut tė Hotit dhe e gjithė Malėsisė sė Madhe. Pas Luc Gjorit, njė nga figurat mė tė njohura dhe mė tė famshėm tė asaj familje i cili ka bėrė emėr tė madh jo vetėm nė krahinėn e tij por nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, ka qenė dhe Ēun Mula i cili u lind nė vitin 1818-tė. Sipas tė drejtės zakonore tė sanksionuar nė Kanunin e Maleve, Ēun Mula trashėgoi parinė e Bajrakut qė kishte pasur familja e tij dhe u vu nė krye tė malsorėve duke i udhėhequr ata me trimėri e besnikėri nė luftrat e shumta qė u zhvilluan nė atė krahinė kundra forcave serbo-malazeze dhe atyre turke.


Po kėshtu nga dėshmi tė ndryshme rezulton se Ēun Mula tė ketė marrė pjesė si ushtar i Perandorisė Osmane nė luftrat e Krimesė dhe Moresė. Nisur nga emri i madh qė krijoi Ēun Mula nė atė krahinė, nė vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malėsisė sė Madhe e zgjodhi atė si pėrfaqėsues tė saj nė Kuvendin e Lidhjes sė Prizrenit qė u mbajt mė dhjetė qershor tė atij viti nėn kryesinė e Iljaz Pashė Dibrės (Qokut). Nė kėtė kuvend, Ēun Mulės iu caktua edhe funksioni i Komandantit tė forcave vullnetare ushtarake pėr gjithė Malėsinė e Madhe. Njė nga betejat mė tė mėdha qė udhėhoqi Ēun Mula, ku dhe u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė, ka qenė lufta e Zharnicės, ku ai me malsorėt vullnetarė qė komandonte i theu keqasi forcat ushtarake tė rregullta tė Krajl Nikollės sė Malit tė Zi. Po kėshtu disa vjet mė pas, Ēun Mula luftoi pėrsėri edhe kundra forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ajo doli hapur nė favor tė Malit tė Zi pėr lėshimin e Hotit, Grudės, Plavės dhe Gucisė. Njė nga betejat mė tė njohura qė zhvilloi Ēun Mula kundra forcave turke, ėshtė ajo e zhvilluar nė Bajzė tė Kastratit kundra forcave ushtarake tė Bedri Pashės. Gjatė asaj beteje Ēun Mula kėrkoi mbėshtetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut tė Shqipėrisė me qendėr nė Shkodėr dhe ai e furnizoi me armatime tė shumta pėr forcat vullnetare qė Ēun Mula i mblodhi nė Postribė, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e parė tė pamundur pėrplasjen me malsorėt e udhėhequr prej Bajraktarit tė Hotit, tė cilėt ishin tė vendosur tė luftonin me ēdo kush pėr tė mbrojtur tokat e tyre, iu shmang pėrpjekjes sė armatosur dhe i hapi rrugėn Ēun Mulės. Kjo ngjarje asokohe bėri bujė tė madhe aq sa u pėrjetėsua edhe nė kėngėt e folklorin popullor duke u kėnduar me lahutė nga disa breza.


Nė njė nga ato kėngė ndėr tė tjera thuhet: "Ku po shkon more Ēun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marrė vesht se m'ashtė zanė rruga / M'ashtė zanė rruga me shumicė / Prej Kastrati deri nė Kamicė". Nga ato kėngė tė kėnduara prej malsorėve tė asaj krahine ėshtė frymėzuar dhe Padėr Gjergj Fishta i cili nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė", ndėr tė tjera shkruan: "Vjen Ēun Mula, e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shalė / Tė rrebtė pėr pushkė e tė urtė pėr fjalė". Pėrveē aktivitetit tė tij si prijės ushtarak nė krye tė malsorėve, Bajraktari i Hotit Ēun Mula njihej dhe respektohej edhe si burrė i urtė nė pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqėsive tė ndryshme jo vetėm nė krahinėn e tij por edhe mė gjėrė. Po kėshtu Ēun Mula ėshtė i njohur edhe pėr kontributin e dhėnė nė pajtimin nė mes parisė sė Lezhės dhe bajraktarėve tė Mirditės nė grindjet e tyre tė vazhdueshme pėr caktimin e kufijve nė mes dy krahinave. Nė atė kohė qė ato grindje nė mes dy krahinave ishin acaruar jashtė mase dhe kishin arritur kulmin, kapidani i Mirditės Gjon Markagjoni, me pėlqimin edhe tė bajraktarėve tė Lezhės, e thėrriti Ēun Mulėn, i cili i ndau kufijtė duke i lėnė tė kėnaqur tė dy palėt. Thuhet se ato kufij ku i nguli gurėt Ēun Mula, vazhdojnė tė jenė edhe sot kufijtė qė ndajnė dy krahinat e Lezhės dhe Mirditės qė asokohe kishin probleme tė vazhdueshme me njėra-tjetrėn.


Ēun Mula vdiq nė vitin 1896 nė moshėn shtatėdhjetegjashtė vjeēare dhe u varros me nderime tė mėdha aty nė trojet e tė parėve tė tij nė krahinėn e Hotit. Pas vdekjes sė Ēun Mulės njė nga burrat e shquar qė nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind nė vitin 1857. Ashtu si tė parėt e familjes sė tij edhe Deli Meta pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga dėshmi gojore tė shumta thuhet se Deli Meta u bė tmerri i serbo-malazezėve nga trimėritė qė ai tregoi nė Luftėn e Qytezės, Nėn-Helmėsit e Grabanicit. Po kėshtu njė nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qenė edhe ajo Koplikut nė vitin 1912 kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat kėrkonin qė t'ia aneksonin Shkodrėn Malit tė Zi. Nė kėto luftime pėrkrah Deli Metės luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari, si dhe Luc Nishi qė ishte prej fisit tė Dedė Gjon Lulit. Pas asaj beteje nė shėnjė hakmarrje forcat malazeze ia dogjėn tri herė shtėpinė Deli Metės nė Hot dhe tri herė Krajl Nikolla i Malit tė Zi bashkė me Mbretin Aleksandėr i kėrkuan atij qė t'ju hapte rrugė nė kėmbim tė florijve dhe gradave, gjė e cila u refuzua nė mėnyrė kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malėsisė sė Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmėn e krahinės sė Hotit, Grudės dhe Tuzin, Krajl Nikolla i Malit tė Zi dėrgoi Ministrin e tij tė Jashtėm qė ta bindėte Deli Metėn dhe parinė e Hotit qė tė firmosnin njė deklaratė ku pjesa e mbetur e Hotit tė bashkohej me Malin e Zi. Pėr kėtė gjė Ministri i Krajl Nikollės u propozoj Deli Metės njė shumė tė madhe me florij si dhe grada tė larta, por Deli Meta bashkė me parinė e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez. Thuhet se gjatė njė gostije tė zhvilluar nė Pallatin e Krajl Nikollės ku ishin ftuar oficerėt mė tė shquar tė Malit tė Zi, Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptarė mė tė rrezikshėm qė u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shumė pėrgjigjieve tė ndryshme tė oficerėve malazezė qė jipnin mendimet e tyre, Krajl Nikolla u drejtua tė pranishėmėve duke u thėnė: "Unė dy vetave ua kam frikėn: Bajraktarit tė Hotit Deli Meta qė ėshtė myslyman dhe qeveris njė krahinė katolike dhe Bajraktarit tė Grudės qė ėshtė katolik dhe qeveris njė krahinė myslymane. Sepse nė rast tė njė konflikti ata tė dy e kanė tė gjithė popullin me vete".


Me ardhjen e trupave austro-hungarze nė vitin 1916, Deli Meta sė bashku me tė birin e tij Mul Bajraktarin dhe 150-tė burra tė tjerė nga Hoti dhe Malėsia e Madhe u internuan nė Ashah Dynave (afėr Vjenės) ku u mbajtėn deri nė vitin 1918-tė kur mbaroi Lufta e Parė Botėrore. Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė, konsulli italian Meloni i propozoi dy herė Deli Metės qė t'ia ndėrtonte kullat e djegura nė Hot dhe t'i jepte njė shume tė madhe me para, nė kėmbim tė ndjekjes sė politikės sė tij proitaliane nė atė krahinė. Por Deli Meta ia refuzoi nė mėnyrė kategorike atė propozim dhe pas kėsaj autoritetet italiane e internuan atė nė fshatrat e Beratit, edhe pse ai nė atė kohė ishte nė moshėn 92-vjeēare. Deli Meta vdiq nė vitin 1945 dhe trashėgiminė e Bajrakut tė Hotit prej vitesh ia kishte lėnė tė birit tė tij Mul Bajraktarit, i cili ishte shkolluar nė Austri dhe gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė mbante gradėn e nėnkolonelit.

Nė gjashtė prillin e vitit 1939 kur u dha lajmi se Italia fashiste po sulmonte Shqipėrinė, Mbreti Zog e thėrriti babanė tim Mul Bajraktarin i cili asokohe mbante gradėn e majorit dhe e caktoi nė detyrėn e komandantit tė forcave ushtarake pėr mbrojtjen e Vlorės. Por ndėrsa Mul Bajraktari nė krye tė forcave tė armatosura qė iu dhanė nėn komandė po pėrgatitej tė nisej pėr nė qytetin e Vlorės, u ndryshua urdhėri dhe Komanda e Pėrgjithshme e Mbrojtjes Kombėtare qė sapo ishte formuar e caktoi atė me detyrėn e Komandantit tė Batalionit "Deja" tė cilit i ishte dhėnė urdhėrin pėr t'u vendosur nė rrėzė tė kodrave tė Shijakut ku ishte dhe vija e dytė e rajonit tė mbrojtjes.

Babai im Mul Bajraktari nė krye tė forcave qė komandonte sipas urdhėrit tė dhėnė u instalua nė atė vėnd ku qėndroi deri nė pasdreken e shtatė prillit ku forcat italiane e thyen qėndresėn e Batalionit "Deja" i cili ishte i paisur keq dhe me ushtarė tė mobilizuar nė 24 orėt e fundit. Pas disfatės qė pėsoi batalioni i tij, babai sė bashku me disa oficerė tė tjerė u kthyen nė Tiranė ku u informuan se Mbreti me Oborrin e tij dhe njė pjesė tė Gardės ishin nisur pėr nė Korēė". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 72-vjeēari Kastriot Bajraktari, djali i madh i nėnkolonel Mul Deli Bajraktarit qė rrjedh nga familja e famshme bajraktarėve tė Hotit dhe Malsisė sė Madhe tė cilėt pėr disa shekuj udhėhoqėn malsorėt e asaj krahine nė luftrat e tyre kundra forcave turke dhe serbo-malazeze. Po cila ėshtė historia e familjes sė Mul Bajraktarit dhe kush ishin pinjollėt mė tė njohur tė atij fisi tė famshėm nė Veriun e Shqipėrisė? Cilat ishin betejat dhe ngjarjet qė lidhen me emrat e burrave tė asaj familje dhe cilat ishin pėrpjekjet e Krajlit tė Malit tė Zi dhe Mbretit Aleksandėr pėr t'i shmangur ata nga rruga e tyre? Cilėt ishin pasardhėsit e Ēun Mulės tė cilit i ka kėnduar padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė" dhe si u persektua familja e nėnkolonel Mul Deli Bajraktarit, pinjollit tė fundit tė kėsaj familje qė trashėgoi dhe mbajti Bajrakun e Hotit e Malėsisė sė Madhe.

Kush ishte Mul Bajraktari
Mul Bajraktari u lind nė vitin 1894 nė krahinėn e Hotit dhe ai ishte fėmija e dytė nga tre djemtė e Deli Metės, qė trashėgonte parinė e Bajraktarit tė Hotit dhe Malėsisė sė Madhe. Mul Delia apo siē njihet ndryshe Mul Bajraktari, fėmijrinė e tij e kaloi aty nė trojet e tė parėve dhe mėsimet e para i mori nė qytetin e Shkodrės ku familja e tij kishte miqėsi tė madhe me pjesėn mė tė madhe tė parisė sė vėndit. Lidhur me tė kaluarėn e Mul Bajraktarit, i biri i tij Kastrioti, tashmė nė moshėn 72-vjeēare dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1916 kur Muli nuk ishte mė shumė se 22-vjeē, sė bashku me babanė e tij Deli Metėn dhe 150 malsorė tė tjerė nga paria e Malėsisė sė Madhe u internuan nga austro-hungarezėt nė njė kamp afėr Vjenės tė quajtur Ashah Dynave. Nė atė vėnd ata qėndruan deri nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1918-tė, kohė nė tė cilėn u liruan dhe u kthyen nė Shqipėri. Nė vitin 1919-20-tė Mul Bajraktari mori pjesė nė Luftėn e Koplikut bashkė me forcat vulllnetare tė Malėsisė sė Madhe tė kryesuara nga babai i tij Deli Met Bajraktari dhe gjatė asaj beteje atij iu vra dhe shoku mė i ngushtė Luc Nishi.

Mul Delia, Bajraktari qė u arrestua nga gjermanėt
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė familjes sė bajraktarėve tė Hotit dhe tė Malėsisė sė Madhe i njohur ndryshe si fisi i Ēun Mulės i cili ėshtė i pėrmėndur edhe nga Padėr Gjergj Fishta nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė". Kjo familje e madhe e bajraktarėve tė Hotit ka qenė e pėrmėndur gjithmonė me fiset e tjera tė njohur tė Veriut tė Shqipėrisė pėrkrah Zogollėve Matit, Gjonmarkajve tė Mirditės, Kaloshėve tė Dibrės dhe Mulosmanėve tė Krasniqes. Ndėr burrat mė tė shquar qė ka nxjerrė ajo familje qė prej tre-katėr shekujsh, pėrmėnden Luc Gjori, Ēun Mula, Deli Meta dhe Mul Deli Bajraktari, tė cilėt janė tė njohur pėr luftrat e tyre kundėr turqve, serbo-malazezėve, italianėve dhe gjermanėve.

Po kėshtu babai im Mul Bajraktari asokohe mori pjesė dhe nė Luftėn e Kakarriqit kundėr forcave serbo-malazeze tė cilat invaduan kufijtė veri-perendimorė tė Shqipėrisė. Nė vitin 1921 kur plasi revolta separatiste e Mirditės, pėrkrah forcave qeveritare tė komanduara nga Major Preng Jaku qė u dėrguan pėr ta shtypur atė, me urdhėrin e Ministrit tė Brendshėm Ahmet Zogu aty mori pjesė dhe babai im Mul Bajraktari nė krye tė forcave vullnetare tė nisura nga Malėsia e Madhe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė