Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 19:18   #8
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kafeja dhe te mirat e saj!

Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan

Marrja e pėrditshme e dozave tė mėdha tė kafes gjatė shtatzėnisė shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dėshmuar studimi i publikuar tė hėnėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė njėkohėsisht ka vėrtetuar rezultatet e hulumtimeve tė mėhershme.Shtatzėnat do tė duhej “tė mendojnė pėr tė ndaluar pirjen e pijeve tė cilat pėrmbajnė kafeinė”, shkruajnė autorėt e studimit tė publikuar nė numrin e fundit tė gazetės amerikane pėr obstetrikė dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology).

Pėr shkak tė mundimeve tė mėngjesit dhe vjellave tė shkaktuara nga shtatzėnia, shumė gra e ndėrpresin konsumimin e pijeve me bazė kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente.

Autorėt e studimit i kanė pėrcjellė 1.063 gra shtatzėna gjatė dy vjetėve dhe kanė vėrtetuar “se ekziston lidhje e fortė nė mes tė kafeinės dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi pėr herė tė parė ka pėrcjellė vetėm shtatzėnat tė cilat kanė vazhduar tė konsumojnė pijet me kafeinė”, shkruan Li.



Gratė tė cilat kanė konsumuar sė paku dy filxhanė kafe nė ditė apo pesė kanaēe tė pijeve tė gazuar me kafeinė, qė do tė thotė 200 miligramė tė kafeinės nė ditė, kanė pasur dy herė mė shumė gjasa pėr abortim spontan pėr dallim nga gratė tė cilat nuk kanė futur aspak kafeinė nė organizėm.

Tek gratė tė cilat kanė marrė mė pak se 200 miligramė kafeinė nė ditė, rreziku pėr tė humbur frytin e tyre ka qenė prapėseprapė 40 pėr qind mė i madh sesa tek gratė tė cilat kanė hequr dorė tėrėsisht nga konsumimi i kafeinės.

Rreziku nga abortimi spontan rritet pikėrisht pėr shkak tė kafeinės, e jo pėr shkak tė pėrmbajtjeve tjera kimike tė kafesė, sepse futja e kafeinės nė organizėm nėpėrmes pijeve tjera siē ėshtė qaji, pijet e gazuara apo ēokolata e nxehtė, tregon pėr rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, pėrfundon studimi.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė