Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-08-08, 14:55   #2
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Ramazani, muaji i lirisė

"Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".
Ahmed ibn Hadravejhi thotė: "Liria nuk ėshtė ashtu siē e kuptojnė shumica e njerėzve, gjegjėsisht nuk pėrkufizohet me pėrfitimin e popujve tė drejtat e tyre nė udhėheqje e pavarėsi, sepse kjo ėshtė liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisė, e popullit, kulturės dhe doktrinave humane fisnike".

O besimtarė e besimtare!

Ramazani na mėson lirinė e plotė, me urinė e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin...

A nuk e dėshironi lirinė e tillė, qė buron nga uria dhe ndalesa?

Ejani pra tė fluturojmė nė horizontet e lirisė! Ejani tė largohemi nga bota e robėrve! Ejani tė shohim se si jetojnė robėrit nė botėn e adhurimit!

A mendoni se politikanėt e mėdhenj, tė cilėt i dirigjojnė ēėshtjet e botės, janė tė lirė? A nuk e shihni se ata janė bėrė robėr tė ambicieve tė tyre politike! E si tė bėhet bota e lumtur kur robėrit e udhėheqin?

A mendoni se ata tė cilėt e udhėheqin popullin pa dėshirėn e tij janė tė lirė? A nuk i shihni se ata janė robėr tė epsheve dhe lakmisė? Si mund tė jetė populli i lumtur kur robėrit e udhėheqin?

A mendoni se tė gjithė popujt qė anojnė nga epshet e lira janė tė lirė nga ēdo adhurim? A nuk e shihni se ata janė viktimė e pavetėdijes dhe shprehisė vrasėse? Si mund tė zgjohet njė popull qė nuk ėshtė ēliruar nga prangat e robėrisė?



Ramazani si dėshmi e besimit tė sinqertė

Duke iu pėrgjigjur urdhrit tė Zotit, besimtari heq dorė nga dėshirat e veta trupore, heq dorė edhe nga gjėrat tė cilat jashtė muajit tė Ramazanit All-llahu ia ka bėrė tė lejueshme. Thėnė edhe mė qartė: ēėshtjet e veta ia ka besuar All-llahut, e kjo ėshtė njė sprovė nėpėrmjet sė cilės manifestohet sinqeriteti qė i fle nė thellėsinė e shpirtit tė tij ndaj besimit, kurse dihet se vetėm nėpėrmjet detyrave - obligimeve zbulohen fshehtėsitė qė flenė nė brendinė e njeriut.

Agjėrimi ėshtė njė adhurim i jashtėzakonshėm, ngase ėshtė veprim i fshehtė, ėshtė njė ēėshtje qė i ėshtė besuar njeriut, askush tjetėr nuk di nėse ėshtė duke agjėruar apo jo. Nė anėn tjetėr, agjėrimi ėshtė njė adhurim qė nuk ka kurrfarė pėrkrahjeje nga jashtė: agjėruesit nuk i brohorit askush. Pėrderisa pėr haxhiun njerėzit thonė "ky ėshtė haxhi", atij qė jep sadaka i thonė bujar, atij qė falet i thonė namazxhi etj., edhe pse kėto thėnie nuk duhet tė peshojnė tek vepruesit, prapėseprapė ata kanė njėfarė pėrkrahjeje, kanė njėfarė shtytje ndaj atij personi, ndėrsa tek agjėruesi mbretėron vetėm bindja e tij se Zoti ėshtė duke e pėrcjellė dhe vetėm ajo bindje e mban tė fortė e tė qėndrueshėm nė vendosjen e tij pėr tė agjėruar. Ndoshta pėr kėtė arsye agjėrimi ėshtė vlerėsuar aq lart, siē thuhet nė njė hadith kudsij: "Ēdo vepėr e njeriut ka shpėrblim, vepra e mirė shpėrblehet me dhjetėfish e deri nė shtatėqind fish, me pėrjashtim tė agjėrimit, sepse ai bėhet vetėm pėr hirin Tim, pra Unė vetė do ta shpėrblej". E dihet se shpėrblimi nga vetė Zoti ėshtė mė i madh se shumėfishet e pėrmendura.

Kurrė nuk ėshtė vonė pėr t'u kthyer nė rrugėn e drejtė, pėr tė pėrqafuar mėsimet islame, pėr t'iu pėrulur madhėrisė sė Mėshiruesit, nė duart e tė Cilit ėshtė ēdo gjė, e nė duart e tė Cilit do ta dorėzojmė edhe shpirtin.

All-llahu na dhuroftė vėrtetėsi tė agjėrimit, na bėftė nga tė dhėnurit pas namazit, posedues tė veēorive tė tė devotshmėve; na ringjalltė me tė shpėtuarit dhe na mundėsoftė tė arrijmė gradat e njerėzve tė afėrt me Zotin.
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė