Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 15:38   #33
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Lufta pėr ribashkimin e shtetit ilir
Lufta e dytė e la shtetin ilir tė pėrēarė dhe nė njė kaos tė brendshėm politik. Ndėrsa Pineu u mbeti “besnik” romakėve, Skerdilaidi vepron ende mė 218 si aleat i Maqedonisė, duke pėrkrahur Filipin nė ndėrmarrjet e tij detare tė atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat qė i kishin shkaktuar dinastėt e qyteteve tė Ilirisė, nuk mundi tė dėrgonte mė shumė se 15 anije, baras me gjysmėn e atyre qė kishte premtuar. Nga ana tjetėr, kontingjente ilire, nėn komandėn e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone nė Greqi dhe luanin njė rol tė parėndėsishėm nė operacionet e mbretit maqedon kundėr etolėve dhe aleatėve tė tyre.
Gjendja nė Iliri ishte shumė e rėndė edhe pėr shkak tė luftės sė brendshme, e cila po ziente nė qytete prej disa vitesh. Polibi e paraqet kėtė si njė luftė qė zhvillohej nė sferat e larta sunduese, midis dinastėve tė qyteteve dhe sundimtarėve tė lartė tė shtetit ilir. Megjithatė nuk ka dyshim se ajo ishte shumė mė e ndėrlikuar. Nė situatėn e rėndė qė jetonte Iliria, ajo shprehte si kontradiktat nė gjirin e shtresės sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave tė tjera tė ulėta qytetare. Orientimet promaqedone dhe proromake, si edhe rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj.
Ndėrkaq, ndėrsa nė Greqi vazhdonte me furi lufta midis Maqedonisė dhe Lidhjes Etole, nė tė cilėn qenė tėrhequr edhe ilirėt pėrkrah aleatėve tė njėrės apo tjetrės palė, nė perėndim shpėrtheu lufta vendimtare midis Romės dhe Kartagjenės, e njohur si Lufta e Dytė Punike. Kontradiktat midis fuqive tė mėdha mesdhetare dhe rezultatet e kėsaj lufte patėn njė ndikim tė thellė nė orientimet politike tė fuqive ndėrluftuese nė Greqi dhe rėnduan edhe mė shumė gjendjen e Ilirisė. Kėshtu me gjithė dėshtimet qė kishte pėsuar nė vitin 217, Roma nuk ngurroi tė dėrgonte pėrfaqėsues nė Iliri pėr tė bėrė presion politik me qėllim qė tė ruante pozitat e saj nė brigjet e Adriatikut dhe tė mėnjanonte njė qėndrim eventualisht tė kundėrt nga ana e Pineut. Ajo nuk la mėnjanė edhe Maqedoninė, tė cilėn e konsideronte si armike potenciale tė saj. Tė dėrguarit e senatit i vunė nė dukje Pineut se ishte vonuar nė shlyerjen e tributit dhe se po tė donte ta shtynte duhej tė jepte pengje, kurse Filipit i kėrkuan dorėzimin e Demetrit pa pėrfilluar kėshtu pozitėn e tij tė pavarur.
Por rezultatet e luftės me Hanibalin ishin tė tilla qė nuk mund tė mos errėsonin kėto hapa tė senatit. Nė Maqedoni ato u pritėn me entuziazėm dhe ngjallėn njė shpresė pėr largimin e rrezikut romak, i cili qėndronte pezull mbi kėtė vend qysh nga lufta e parė iliro-romake. Lajmi i fitores sė Hanibalit, pranė liqenit tė Trazimenit e bėri mė tė vendosur Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty pėr aty vendimin tė ēlirohej nga lufta nė Greqi pėr t’u drejtuar kundėr Romės.
Kur Filipi nuk kishte pėrfunduar ende paqen me etolėt nė Naupakt (verė e vitit 217), ishte hedhur nė luftė kundėr tij Skerdilaidi. Polibi tregon se njė flotė e tij kishte dalė papritmas nė Leukas, sulmoi dhe rrėmbeu disa anije tė Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt Maleas, duke zėnė e plaēkitur rrugės tregtarėt. Nė tė njėjtėn kohė, Skerdilaidi kishte sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, njė qytet i vogėl nė Pelagoni, dhe, pasi kishte bėrė pėr vete qytetet e Dasaretisė, midis tė cilave edhe qytetin e rėndėsishėm Antipatrean, kishte kryer sulme edhe kundėr njė pjese tė Maqedonisė nė kufi me kėto qytete.
Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisė, u gjend papritur nė luftė me Filipin dhe u prish me tė, Polibi e shpjegon nė mėnyrė tė thjeshtėzuar. Ai thotė se Skerdilaidi ishte zemėruar me mbretin maqedon, sepse “nuk i kishte dhėnė tė hollat qė i detyrohej sipas marrėveshjes”. Njė shpjegim i tillė nuk mund tė jetė bindės edhe nė qoftė se ky fakt ėshtė i vėrtetė; shkaqe mė tė thella duhej tė kenė tronditur marrėdhėniet e tij me Maqedoninė.
Ajo qė preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapėrcimi i vėshtirėsive tė brendshme qė vinin nga trazirat e dinastėve tė qyteteve. Nė verėn e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses dhe mbase pėrmes tyre kishte arritur t’i jepte fund pėrēarjes politike qė ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut. Nuk ka dyshim se pas kėsaj ai u bė sundimtar i vetėm i shtetit ilir dhe ėshtė fakt qė pėr Pineun nuk bėhet fjalė mė nė burimet. Roma duhet tė mos i jetė kundėrvėnė Skerdilaidit, nė veprėn e tij tė ribashkimit, kurse pėr Maqedoninė kjo nuk mund tė thuhet. Pėrveē premtimeve, Filipi, qė pėrkrahte Demetrin, nuk i kishte dhėnė atij asnjė ndihmė konkrete. Shtrirja e pushtetit tė Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisė, qė u bashkuan me tė vullnetarisht, nuk duhet tė jetė mirėpritur nė oborrin mbretėror nė Pela dhe ka shumė tė ngjarė qė kėtu tė ketė zanafillėn e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė