Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-06, 14:47   #36
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Bush i bėn thirrje Sirisė tė ndalet


Bush tha se dyshonte pėr pėrpjekje pėr kthimin e Sirisė nė LibanPresidenti Bush e ka akuzuar Sirinė se po pėrdor grupin ushtarak militant Hezbollah nė pėrpjekje pėr tė ushtruar influencėn e tij nė Liban.
Duke folur nė Uashington pėr krizėn nė Lindjen e Mesme, ai sugjeroi se veprimtaria e Hezbollahut ishte e orkestruar nga DAmasku.
Presidenti amerikan tha se dyshonte se disa vetė nė Liban do tė pėrpiqen qė ta ftojnė pėrsėri Sirinė brenda vendit
"Shkaku kryesor ėshtė Hezbollahu dhe ky problem duhet tė adresohet nė skenėn ndėrkombėtare duke i bėrė tė qartė Sirisė se duhet tė ndalė mbėshtetjen e saj pėr Hezbollahun."
"Mua mė duket se Siria po pėrpiqet qė tė kthehet nė Liban."
"Ka dyshime se destabiliteti i krijuar nga sulmet e Hezbollahut do t'i bėjė disa nė Liban qė ta ftojnė pėrsėri Sirinė atje dhe kjo ėshtė kundėr politikave tė Kombeve tė Bashkuara dhe Shteteve tė Bashkuara," tha zoti Bush.
Presidenti amerikan shtoi se ishte shumė e rėndėsishme qė qeveria libaneze, e cila erdhi nė pushtet pasi Siria i dha fund pushtimit tė Libanit njė vit mė parė,- duhet tė mbijetonte dhe tė kishte sukses.
Ndėrkohė kryeministri izraelit, Ehud Olmert, e ka akuzuar Iranin se ka nxitur raundin e fundit tė pėrplasjeve tė armatosura mes Izraelit dhe Hezbollahut me qėllim qė tė largojė vėmendjen ndėrkombėtare nga programi i tij bėrthamor.
Zoti Olmert u tha diplomatėve izraelitė se Irani kishte koordinuar kapjen e dy ushtarėve izraelitė njė javė mė parė, - incident ky qė provokoi eche sulmet e Izraelit mbi Libanin.
Qėllimi ishte qė programi i debatuar bėrthamor i Iranit tė mos ishte nė axhendėn e samitit tė vendeve tė G-8-s qė u mbajt nė fundjavė nė Shėn Pjetėrburg.

BBC
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė