Shiko Postimin Tek
Vjetër 15-12-07, 02:29   #34
Boemi
 
Avatari i Boemi
 
Anëtarësuar: 03-07-06
Vendndodhja: Në vend të të rreshurave
Postime: 21
Boemi i vlerësuar jo keq
Gabim Titulli: Talenti I Fshehur

Talenti,

Uh cfare rremuje ...mu deshte koxha kohe e gjate mi ra ne fund kesaj teme bre te nderuar... moni (folje) jo moni ( emer ), bre, heeee. Shpesh lexoj tema interesante, intriguese ne kete forum qe perkunder dembelise qe te humb kohen e cmuar ne boten virtuele prape disi ndalem e lexoj , dhe gjithnje me nje bjeshke pendimi pse nuk lexova edhe ca faqe ne ndonje liber te nisur me pare e kur te perfunduar, lol.

Leximi i postimeve tuaja fillon gjithnje me pasion dhe duke dal ne fund te temes disi zbehet, shume shpesh me ndodhe kjo. Per dallim me ca forume qe lexoj ne kete vendin e te rreshurave…. me duket sikur nje “ murtaje” ne forumet tona ku gjithnje humbet filli, sa me shume lexon disi pavetedije bie ne gracke te ca forumistave me afinitet qe permendi njeri ketu kete fjal te bukur, te ngacmoj dikend qe nga ndonje teme e kaluar disi peng i ka mbet, apo hyrja ne labirintet e detajeve te panevojshme qe shume pak apo aspak skan lidhje me temen.

“ Dashnoret e Venedikut “ qe per kete grup temat e hapura jan sikur nje vendtakim, dhe ngacmimet e tyre me ane te shkronjave virtuele me siguri mbase edhe shkaktojn ndonje ..si te them more...” virtual orgasm ” hehhee.

Mos te harroj “ humoristet “ qe ne realen mbase me rralle vijn ne shprehje dhe ketu gjithnje takojn “ binjaket” e bashkedyzohen deri sa faqet e fundit te temes jane nje dialog ne mes te ketyre binjakeve e nganjeher edhe trenjaket qe me kujtojn “ brother max “ hehee.Humori padyshim i jep sharm temes, natyrisht kur nuk teprohet dhe nuk kalon nga tema serioze ne 2-3 faqe vetem binjaket ne mes veti duke qeshur me hahaa..hiiiihiii...Propozim….hapni nje teme me titull familja virtuele moderne, keshni sa te mundeni…..lol,natyrisht ne forumin me tema humoristike ah.


Seriozisht, kete qe shkrova e kisha me gjithe mendje. Se paku mua shpesh me “ irriton” dhe replikat e panevojshme qe largojn sharmin qe nje teme do kishte. Kur shumica ne fakt do injoronte e jo bie gracke te detajeve te panevojshme apo zenkave ateher pak me leht do lexoheshin temat qe ja vlen .Me e udhes kishte me qene nje nderhyrje me e madhe nga ana e Moderatoreve qe shkrimet e tepruara humoristike.... ne forumin humoristik , erotike ne erotik, etj etj etj. Aty ku e kan vendin, natyrisht nuk jam qe nderhyrja te jete me “ shpate demokleu” por te mos dilet nga binaret.

Ja e shihni sa mund mu deshte te vij deri sa te jap edhe une nje mendim te shkurt per temen ne fjale, nuk eshte faji im, as nuk i fajesoj humoristat, erotistat e etj ejt. Krejt ju Moderatoret i kini “ fajet” … ja tash u bena “ nervoz “ , lol.

Mendimi im….Talentet, sic dha nje definim te mire Z. Labi, ..pasi permenda Z.Labin, menyra e shkrimeve te Z. Labi mua me duket eshte e lidhur ngushte me definime, perderisa kjo deri dikund irriton Z. Reana dhe keshtu fillon replika e tyre qe largon paksa vemendjen nga tema..per definime,
Z. Labi, kam lexuar disa her do tema te hapura nga ju, kisha pas deshire te lexoj me shume nga ju kur per nje moment kishe mbyllur enciklopedine memorike te sterngarkuar e kishe lejuar pak me shume mendime tuaja, disi leri te dalin pa ngarkese , jam me se i bindur qe nga gjithe ai bagazh do dilnin mendime te thella e shume origjinale qe padyshim edhe Z. Reana do i kishte lexuar me endje ….apo jo Z. Reana…!!! … lol.

Ja, e pash, prape dola pak nga tema, ok kesaj here me dic interesante se ka te bej me teme ah, te e " ngacmoj " Z.labin te jap mendimin e vet…. te dalur si nga nje ujevar ala niagare.

Jador, te kam borxh nje mendim per talentin, ski “ qare “ pa e lexu deri ne fund kete afishim timin se ka te bej perveq temes tende te hapur edhe me rolin tend si moderatore ah…. te kam thene njeher kreative…ende s’ me ke binde shume me kreativitetin tend te pashtershem edhe ne kete lemi, tema,,…hehhee….wow,…

Shiquar te kaluaren, nje udherefyes i shkelqyeshem, eshte e vertete qe talentet ne pergjithesi jan dembela ne jete, ne shumicen e rasteve me shume arrijn sic dihet punetoret, mirepo tek te talentuarit edhe pse shpesh suksesi nuk eshte shume i madhe prap me duket se ka me shume origjinalitet ne punen e tyre sado te vogel, disi lene gjurme me sadopak pune. Kreativiteti i tyre spontan padyshim dallon nga mediokriteti, njeher kam ndegju nje thenje, “ Even a brick wants to get higher up “ , edhe tulla don te ngritet… une mendoj qe te talentuarve nganjeher ju duhet shtytje qe te arrijn lartesirat qe te ben edhe nje tulle te ngritet lart e me at lartesine te shoh dallimin me temel.

Kur te talentuarit arrijn aty ku e kan vendin gjithnje te arriturat e tyre jan inspirim per te tjeret dhe padyshim qe i lene gjurme njerezimit.

Ika..prape ja zgjata…rralle e permall.

Ju pershendes,

Boemi
Boemi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë