Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-13, 15:45   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Guri i "Zotit"



Sofra e Zotit ose Guri me Qiell - Mali i Ēikės, Vranisht, Vlorė








Legjenda e zogut tė hekurt nė Malin e Ēikes


Mali i Ēikes
08 Mars 1983

Pasi zbritėm nga Mali i Ēikės mbi Llogara, nė njė kurrizore tė mbuluar vende-vende me akull e dėborė arritėm nė Qafen e Shėngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bėmė njė pushim tė shkurtėr, filluam tė eksploronim Pėrroin e Kullunxhiut. Nė krahun e majtė vizituam Shpellėn e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katėr rrota tė vogla guri me mbishkrime shumė tė lashta, plot sėastika tepėr interesante .(shif fotot) Vlen tė theksohet se kur zbret nė thellesi tė pėrroit tė Shkalles, nė njė pjesė shkėmbore janė fotografuar disa mbishkrime tepėr interesante. (Shif foton). Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit pėr tė pirė ujė. Kėtu takuam njė bari qė na tregoi Shpellen e Pirgut.

Pirgu ishte katrore dhe kishte lartėsine 10 metra. Mbas njė eksplorimi tė imėt tė kėsaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaē duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Pėrroj i Grabijes etj. Nė lagjen Shėngjergj, nė afėrsi tė shtepive tė Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua tė moshuar, tė quajtur Sulltane, tė cilėn e pyetėm pėr tė gjith ato qė kishim parė nė eksplorimet tona, si dhe pėr pllakat e gurit me mbishkrime tė lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Ēelo Abazin mė rekomanduan qė tė bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do tė niseshin nė Qendėr tė Tėrbaēit. Ne qėndruam me me plaken e cila na rrėfei kėtė legjendė interesante:

“........... Unė e njoh mirė kėtė zonė, mbasi kam punuar shumė qė kur isha nuse nė kėtė fshat. Prindėrit e burrit dhe shumė tė moshuar tregonin se sipėr qafės sė Shen Gjergjit janė shumė guva e shpella, ku banoret e fshatit janė fshehur nga romaku e turku, se tė parėt e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanė. Tė cilėt kishin zbritur nė kėto vende me njė zog tė madh prej argjendi. Kur zogu u fut nė mjegullėn e dendur, ai u pėrplas me Malin e Ēikes dhe u nda nė dyshe, duke ngritur nė qiell njė flakė shumė tė madhe dhe me njė gjemim shurdhues.

Pėr shtatė muaj e tėrė maja e Ēikes shkėlqente nga njė zjarr i pa dukshėm ku kundermohej era e barotit. I gjithė mali ishte mbushur me copa tė vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.

I cili e kishte grryer malin nė dy drejtime, qė nga ana e Palasės nė Dhėrmi, u formua Pėrroj i Ksirolakut, por edhe kėndej nga ana e jonė u hap njė pėrrua shumė i madh qė u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerėzit qė zbriten ishin shumė tė fuqishėm dhe me flokė tė verdhė. Ato filluan tė merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitė e mėdha. Tė gjithė kėto njerėz nė gjokset e tyre mbanin njė kryq si tė gjermanėve, i cili shkėlqente si copat e zogut tė thyer. Kėto copa disa njerėz filluan t’i mblidhnin, por tė gjithė u semurėn. Qė nga ajo ditė askush nuk doli mė nė Malin e Ēikes pėr ti mbledhur ato.

Tė parėt tanė qė erdhėn kėtu ishin tė pashem dhe trupat e tyre i kishin tė shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kėrkonin tė flisnin me perenditė qė ishin lart nė qiell dhe pėr t’i tregua se ishin tė gjallė. Nė tokė gdhendnin pirgje prej shkėmbi me forma tė ēuditshme dhe jetonin nė Shpellėn e Dhive. Ē’do mengjės i luteshin diellit sapo fillonte tė linte mbi majat e maleve pėrtej Lumit tė Vlorės. Pėr tė ruajtur historite ė tyre ato filluan tė shkruanin mbi pllaka tė mėdha guri, dhe i vendosnin nė malet e larta pėr ti kenduar perendite mesazhet e tyre.................. !



GURI ME QIELL OSE SOFRA E ZOTIT



Pėrshkrim nga “Sofra e Zotit”, tė vėrteta, legjenda, e gojėdhėna

NJĖ ATRAKSION I NATYRĖS NĖ FSHATIN VRANISHT

Njė gur me peshė rreth 10 tonė i vendosur mbi dy kėmbė, qėndron nė fshatin Vranisht, nė majėn e Lipes. Enigma, gojėdhėna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, njė monument natyrės nė katundin Vranisht tė rrethit Vlorė.


Siluet e heshtur.

“Guri me qiell” ,qėndron atje pėr ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirė.Pėr mote tė tėra i heshtur.Silueta e tij ėshtė zbuluar dhe ėshtė vlersuar duke ju dhėnė statusi monument natyre,nė rrethin e Vlorės.
Monument kulturor i epokes se neolitikut dhe natyror Pershkrimi Guri me qiell. Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 - 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, "eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…"

Koha.“Guri me qiell” e nisi garėn nga kohėrat mė tė hershme tė njerėzimit.Si i tillė mbetet njė urė lidhėse me botėn,qė nuk shquhet pėrtej mjegullave.

gjate veres ne ditet me mot te keq ne kete vend ka shume Vetetima ( Bubullima).Gurin me Qiell duhet te themi se Guri me Qiell ndodhet ne Vendin e quajtur Lipe dhe nuke eshte maja e Malit. Por ne majen e malit eshte nje siperfaqe e zhveshur qe quhet Derrasa e Keqe dhe ne ditet e veres dielli bie pingul mbi majen e ketij mali qe eshte vazhdimi i Vargmaleve te Cikes. Kjo Maje quhet maja e Mesimirit , nga Greqishtje " Mesdite".


Tė dhėna pėr “Gurin me qiell”



Pesha: Afėrsisht rreth 10 ton.

Forma: Drejtkėndėshe.

Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur.

Vendodhja: Faqja veriore e malit tė Bogonicės.

Afėrsia:me vendin e shenjtė: “Lėmi i Lejlerėve”

Rituali: Vend pagan.

Emėrtimi: “Sofra e Zotit”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė