Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-12, 14:37   #1626
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Po, me emrin "Shqipėria Sot".

Nuk e dija kėtė. Faleminderit shumė!

Ē'nivel kishte teknologjia nė atė kohė?

Po, sot kėtė gjė mund t'ia them kujtdo dhe kjo nuk tregon asnjė pėrbuzje ndaj Shqipėrisė apo popullit shqiptar. Kur hymė brenda ne pamė traktorin "Enver Hoxha". Miku ynė i Benzit Mercedes i hodhi njė sy dhe tha "Po, po. Kėtė gjė kemi bėrė edhe ne dikur nė 1920".

Im atė iu kthye menjėherė. Donim tė shmangnim ēdo lloj situate, qė mund tė merrej si fyerje. Sepse vėrtet edhe anėtarėt e qeverisė na pritėn me njė pėrzemėrsi tė madhe dhe donim t'i paraprinim ēfarwdolloj fyerjeje, ēfarwdolloj incidenti. Por vėrtet, teknologjia e paraqitur atje i pėrkiste viteve '20. Centralet telefonike ndėrroheshin me dorė e tė tilla gjėra.

Z. Shtraus, nuk e di nėse ju kujtohet, por kėrkoj tė di se ē'ju ka bėrė mė tepėr pėrshtypje gjatė vizitės suaj tė parė nė Shqipėri?

Ajo qė na bėri mė tepėr pėrshtypje ėshtė se nė atė gjendje qė ndodheshin shqiptarėt, tė gjithė ata qė shihnim nė rrugė pėrpiqeshin tė ruanin dinjitetin e tyre. Kjo na bėri vėrtet pėrshtypje dhe kuptuam qartė se ky vend dinte gjithmonė t'i jepte kurajo vetes nė ēdo lloj diktature qė jetonte, qoftė ajo turke apo e kujto tjetėr. Tė gjithė ruanin dinjitetin.

Z.Shtraus, dua t'ju pyes se cila ka qenė tema e bisedės sė zhvilluar mes babait tuaj dhe zyrtarėve komunistė shqiptarė?

Sė pari, meqė ne zhvilluam gjerė e gjatė biseda dhe takime me delegacione dhe zyrtarė shqiptarė, tema e tyre varionte. Sė pari, u bazuam nė gjėra praktike, mė vonė kaluam nė probleme historike, roli i Stalinit, i cili mbrohej me zjarr nga pala shqiptare. Pėrsa i pėrket anės praktike, Shqipėria kėrkoi dėmshpėrblime zyrtare nė dimensione gjigante, pėr tė cilat im atė ua bėri tepėr tė qartė se njė gjė e tillė nuk do tė ishte e mundur. Gjithsesi, babai tha se do tė ishte e mundur qė Gjermania t'i paguante Shqipėrisė njė sasi tė caktuar parash pėr tė subvencionuar infrastrukturėn shqiptare dhe projektet e saj kyēe.

Sa ishte sasia e parave qė pretendonin zyrtarėt shqiptarė, si dėmshpėrblime tė luftės?

Ata kėrkonim minimumi 200 miliard deutch marka. Aty dukej tepėr qartė qė ata nuk e kuptonin ē'vlerė kishte njė miliard. Pėr ata ishte njė shifėr e ēfarėdoshme. Mund tė kishte qenė trilion apo ndonjė shifėr tjetėr ēfarėdo. Pra, ishte njė sasi tepėr e madhe. Ishte e paimagjinueshme.



Cili ishte reagimi i babait tuaj?

"Eshtė thjesht e pamundur". Nėse Gjermania niste ta bėnte njė gjė tė tillė me Shqipėrinė, do t'i duhej ta bėnte kėtė gjė me ēdo vend. Kėshtu, Gjermania do tė falimentonte dhe do tė pasurohej Shqipėria. Kjo gjė nuk mund tė bėhej. Megjithatė, u bė e qartė se Gjermania i ofroi Shqipėrisė njė sasi vjetore 100 milion deutch marka pėr zhvillimin e saj, pėr investimin nė rrugė, pėr energjinė, infrastrukturėn, shkollat.

Si e pritėn zyrtarėt shqiptarė kėtė propozim?

Kjo ndodhi nė 70‑vjetorin e tim eti, jo nė vizitėn e parė. Vizita e parė ishte njė vizitė njohjeje mes vendeve.

Biseda u bė konkrete?

Biseda u bė konkrete gjatė 70‑vjetorit tė tim eti, ku u organizua njė festival i madh pėr nder tė tij, i orkestruar nga 5 mijė muzikantė. Nė Mynih, nė "Odeon Platz" u organizua njė koncert i madh pėr nder tė tim eti. Pas kėsaj Kaldesh i Benzit Mercedes nė Mynih i tha tim eti se kishin ardhur shqiptarėt. Nė fillim im atė nuk donte ta takonte delegacionin. Ishte 70‑vjetori i tij. Gjithsesi, ai shkoi e takoi delegacionin shqiptar.

U tha se me shumė kėnaqėsi do t'u ofronte shqiptarėve njė sasi prej 100 milion marka. Nė vitin e parė do tė ishin 80 e mė pas 100 e mė pas 120 milion. Ky buxhet do tė ishte gati pėr tė mbėshtetur infrastrukturėn, rrugėt, arsimin, energjinė nė Shqipėri. Delegacioni shqiptar tha thjesht "Jo!".

A jeni i sigurt qė ata thanė "Jo"?

Shprehimisht ata thanė: "Jo. Ne jemi njė vend i zhvilluar. Jo si ndonjė ish-koloni nė Afrikė. Ne jemi nė Europė dhe jemi njė vend i zhvilluar. Nuk kemi nevojė pėr ndihmė ekonomike". Kjo ishte pėrgjigjja e tyre.

Pra, u afrua njw shumw prej 100 milion deutch marka. Gjithsej?

100 milion deutch marka qė sot mund tė krahasohen me 100 milion euro nė vit.

Nė vit? Ishte njė shumė tepėr e madhe pėr Shqipėrinė.

Mendoni sikur njė shumė e tillė tė pėrdorej pėr rrogat e punėtorėve nė Shqipėri. Kjo ėshtė njė shumė tepėr e madhe. Njė ndėrtues nė Gjermani fiton shumė mė tepėr para se njė ndėrtues nė Shqipėri. Me 100 milion nė vit mund tė kishit bėrė shumė nė kėtė vend, sidomos pėr rrugėt.

Kjo ndihmė supozohej tė pėrdorej pėr rrugėt, teknologjinė, energji. Mė kujtohet qė isha nė Gjirokastėr bashkė me profesor Budėn. Pashė jashtė dhe Gjirokastra m'u duk njė vend i bukur. Pas dy a tri orėve mė vonė nuk shihje mė asnjė rreze drite. Ishte errėsirė e plotė. Akoma mė kujtohet, sepse i kam thėnė Aleks Budės: "Me gjithė respektin qė kam pėr ju, profesor Buda, a mos ka ndonjė problem nė kėtė vend, sepse nuk shoh njė rreze drite".

Ēfarė ju tha ai?

Mė duket se ai ėshtė ndjerė paksa i ofenduar, sepse mė ėshtė pėrgjigjur: "Ēfarė pėlqeni tė shihni ju, reklama tė Coca-Colės ngado?" Unė i thashė: "Me gjithė respektin qė kam pėr ju, profesor Buda, po". E lamė me aq atė debat.

Nė atė kohė Coca-Cola ishte simboli i kapitalizmit.

Po. Mė pas ai debat u ndėrpre, nuk u vazhdua mė nga asnjė prej nesh, sepse nuk donim nė asnjė mėnyrė tė fyenim palėn shqiptare, qė na kishte pritur vėrtet me shumė pėrzemėrsi.



Por z. Shtraus, a jeni i sigurt se Gjermania nė atė kohė i ofroi Shqipėrisė 100 milion deutch marka nė vit dhe shqiptarėt refuzuan?

Absolutisht!
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė