Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:18   #10
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Pas vdekjes sė Filipit II, ilirėt e krahinave tė nėnshtruara ngritėn krye nė vitin 355 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje, pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn tė dyja palėt. Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend.

Ushtria ilire ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte qytetin dhe repartet e lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat pėrqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkėpusė lidhjet midis tyre; ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė me njė ushtri taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė dhe vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn ta shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata e lanė ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha mundėsi Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej fshehtas pėrsėri nė fushėn e betejės dhe ta godiste natėn ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje tė mėdha, masa kryesore e ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e taulantėve. Vetė Kliti, pas dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė vendin e taulantėve, ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin qytetit.

Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e Arianit qė thotė se ai “u shkėput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan pėr fillimin e kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qė u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė pas largimit tė Klitit. Aleksandri duket se u kėnaq me rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė tė shtetit tė tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt; telashe tė tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē duket atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė