Shiko Postimin Tek
Vjetër 25-11-08, 12:26   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Si jan te ndertuara Bimet?

Ndertimi i kercellit barishtor.

Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve dythelbore.

Të bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne formë rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Për këtë arsye këto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura.

te bimet dythelbore gjatë gjithë jetës kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje.

Ne një kohe te dytë ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon një unaze te plotë.

Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa të reja percuese qe formojne e trashin kercellin.



Kercelli i bimeve njethelbore (p.sh. misri) ka një numer tufash percuese te shperndara pa rregull ne gjithë zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga një shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si një kellef te gjithë pjesen e kercellit.



Rrenja

Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke.

Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore.

Të gjethe shjqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta . Këto rrenje qe lindin nga kercelli ose hjethet quhen rrenje mitake.

Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrenjor te saj.

Kur rrenja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anesore, atëherë sistemi rrenjor quhet boshtor.. Kur rrenja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anesore , atëherë siastemi rrenjor quhet xhufkor



Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona.

1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike

2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes.

3 - zona e qimeve thithese

4 - zona percjellese.



Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.



Epiderma qe ndodhet ne siperfaqen e rrenjeve të reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose është shumë e holle..

Ne një zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre është te thithin pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet.

Levorja perbehet nga disa rradhë qelizash parenkimatike, te vendosura nën epiderme. Ne këto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne amidon dhe lende te tjera organike. përmes hapesirave nderqelizore te levores, ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem për frymarrjen. Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi janë kompakte dhe nuk kanë hapësira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bëhet e papershkueshme sepse çdo qelize e endodermes qarkohet nga një shirit ose brez i dyllte qe quhet brezi i Kasparit., i cili është i papershkueshem nga uji.. Kështu qe uji dhe lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nëpërmjet cipes se qelizave endodermike. Ne ke mënyrë, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes.

Cilindri qendror i rrenjes perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga një ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanë prejardhjen rrenjet dytesore te bimes.



Marre nga AlbShkenca
__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë