Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-03-07, 14:47   #20
Kontinenti
 
Anėtarėsuar: 24-03-07
Postime: 76
Kontinenti i dashurKontinenti i dashurKontinenti i dashur
Gabim

Artizanale
Me pak fjale.

Etimologjikisht kjo fjale eshte kompozite e perbere ne dy fjale te tjera Art dhe zanė (italianet e thone ket fjale; artixhanale'', pra dhe aty kemi fjalen ''zane'' por te ndryshuar nga parimi fonetik i tyre)
Tani prej fjales se pare, pra fjales art e cila perdoret ne te gjithe europen, pikerisht ndertimi i kesaj kompozite e fakton se fjala art eshte 100% shqipe. Gjuhet perendimore kete fjale e kane me pak ndryshim nga origjinali, si psh or - oro
Por kemi dhe fjalen zanė e cila eshte 100% shqipe.
Se cfar eshte zana kete e dime te gjithe, por, per sqarim le ta kujtojme pak.
Zanat jane qenie mbinatyrore qe iu cfaqeshin nga nje here njerzve neper pyje dhe sidomos neper lumej.
Zanat jane vajze te bukura, ose te bukurat e dheut qe laheshin neper perrenj dhe qe kishin bukuri shume te madhe aq sa te mahnisnin.
Por fjala zanė ka lindur nga folja shqipe me zėnė - me zanė - me xanė etj. pra, ato vajza hir plote, te zenė (te kapin) etj.
Po mire, a nuk themi ne se ate e ka zėnė meraku, dashuria etj.etj.? Keshtu qe fjala apo folja shqipe me zėnė (me kap) eshte shume larg nga intonacioni me foljen italiane ''mantenere- katurare'' etj. Por ata dhe sot perdorin pjesen gianale para fjales art.
Tani le te dalim tek qellimi yne.
Perpara se te dalim tek etimologjia e fjales artizanat eshte e llogjikshme te ndalojne se pari tek vete fjala art.
Fjala art nuk eshte asgje tjeter, por vetem fjala ar gje e cila tregn vlere si ne fjalen Art, po ashtu edhe ne fjalen Ar, pra metali i verdhe dhe i cmuar.
Ne kemi ne shqip fjalen e artė kur duam te tregojme edhe nga ana figurative vleren jo vetem te metalit te verdhe, por shpesh e marrim per krahasim p.sh - Ai eshte nje djale i artė apo - ajo eshte nje vajze e artė
Ne kete rast ne nuk duam te tregojme ngjyren e verdhe te metalit, as metalin vete, por nenkuptimi eshte qe djali dhe vajza jane njerez te larte e te mrekullushem etj.
Tani tek fjala artizanale.
Kemi dy fjalet sic e thame dhe me lart art + zanė.
Tani cfar kuptojme ne me kete fjale?
Me kete fjale kuptojme dicka te bukur, qe nuk e ben kushdo, nje punim i cili te kenaq, nje unaze psh tek e cila ka motive te bera me dore nga nje mjeshter etj.etj. Nje vazo te bukur qe ka punime ne te, perseri nga dora e mjeshtrit etj. Nje pjate, nje servis. Nje punim ne dru, mozaike etj.etj.etj.
Por me qe kemi etimologji, le t'i japim asaj fjalen e kryesore.
Te gjitha punimet qe permendem me siper kane lidhje nga ana figurative me zanėn pra me ate krijese qe nuk eshte si njerzit, por e nje stadi me te larte. Por keto punime qe te kenaqin, fillimisht jane bere tek metali i verdhe.
Ne qoftese do te kishin nje lingote (kallup ari te asaj forme qe ruhen neper banka) aty nuk kemi asnje punim, asnje motiv, por vetem nje cope ari ne formen e tulles. Ajo cope tulle, kurresesi nuk quhet art, apo artizanale. Pra kur kemi nje kallup ari, ne kemi vetem ar dhe kaq. Por, kur ai punohet nga dora e mjeshtrit, kemi artizanalen etj.
Pra ne nje cope ari, tek e cila ka punime merr automatikisht emertimin artizanale.
Me fjale te tjera, eshte se, ne ate cope ari, vete zana ka vene dore, pra ajo cope e metalit te verdhe eshte ari i zanės por, me qe punimet ne ar, kane qene qe ne kohrat e vjetra, ne kete menyre nuk mund te thuhej kurrsesi ne numurin njejes ashtu sic e shkrova une me germa te zeza, por gjithmone ajo fjale eshte thene ne shumes pra, ar tė zanės sepse kemi ar + tė + zanės ku germa ė eshte kthyer ne germen i gje te cilen e kemi pare dhe tek shume fjale te tjera dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi me shembuj.
Pra kemi ar por kemi dhe ar te zanės se malit, e cila ka bere punimet ne ate metal.
Tani ne vetvete, tek fjala ar, ne kemi kuptimin e bollikut, te te ardhurave, te fitimit etj.
Po, pse, a nuk kemi dhe fushen e mbjelle me kete emer ne shqiptaret?
Ara me grure. Ara me miser. Arė e mbjelle, etj.etj.
Nga kjo arė e mbjelle a nuk kemi bollikun, perfitimin, vleren etj. Greket fjalen ara e kane orafi qe pak ndryshim i kane bere kesaj fjale me mbaresat qe ka sot ajo gjuhe, kurse artit i thone tekni gje e cila nuk ka lidhje fare me termin orafi ashtu sic e kemi neve ne shqip, ku lindja e vete kesaj fjale e ka bazen e saj te pa tundshme, pasi bashkohet me aren me grure qe eshte bolliku dhe me metalin e arit qe eshte pasuri e bollik nje kohesisht. Gruri, baza e jetes, buka e perditshme, kur behet i gatshem per korrje, ai ka ngjyren e arit dhe qe ketu ka lindur fjala ar ku prej se ciles kemi dhe lindjen e fjales art.
Pra shume nga gjuhet e shkeputura nga pellazgjishtja nuk e kane ndryshuar kete fjale nen rrjedhen e kohes, por ajo edhe sot qendron ashtu sic ka qene sidomos ne te gjitha gjuhet perendimore.
Ne Greqi eshte qyteti i Artės dhe, kur ia thashe nje grekeje se cfar kuptimi ka emri i atij qyteti tha: Po c'dreqin duam ne qe llapim lart e poshte per Vorio Epirin?
Fjala qe morem ne analize, ka edhe shume sqarime te tjera qe nuk po zgjatemi t'i themi te gjitha.
Pra kur degjojme fjalen Art ne gjuhet e huaja, kini parasyshe se ajo fjale rrjedh nga shqipja e juaj.
Dakort deri ketu zoterinj?
Kontinenti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė