Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-07, 20:10   #29
Kontinenti
 
Anėtarėsuar: 24-03-07
Postime: 76
Kontinenti i dashurKontinenti i dashurKontinenti i dashur
Gabim

Fjala vullkan
Po thuajse te gjitha gjuhet e Europes e kane kete fjale, por vetem me ndonje ndryshim te vogel fonetik.
Italisht e kemi volkano
Greqisht e kemi vulkanos apo volkanos
Dhe ne anglisht pak a shume e njejta eshte.
Me qe kemi nje fjale te perbashket, pra lind pyetja se, ciles gjuhe i perket ne menyre te mirefillte kjo fjale dhe pse?
Atehere le ta ndajme kete fjale e te shikojme se cfar do te na thote vete fjala.
Kemi vullkan ne shqip, fjale kjo qe ndahet ne kete menyre vull + kan.
Edhe letersi te vjeter ka, por sot jan bere edhe shume filma ne per ngjarjet e vjetra apo tragjedite e vjetra. Nje nder to eshte dhe filmi ''Ditet e fundit te Pompeit'' aty pra kur kemi shperthimin e Vezuvit.
Cfar dua te them me kete?
Me kete dua te them se, nje vend te rendesishem ne jeten e njerzve, zinin dhe perendite, te cilat ishin shume, pasi ne ate kohe mbizoteronte politeizmi.
Kete fakt historik, nuk e thashe kot, pasi ne menyre te drejte perdrejte ka lidhje dhe me formimin e fjales vullkan te cilen po analizojme.
Ende me keq, qe ne sot ne Shqiperine shteterore, nuk kemi asnje mal vullkanik qe te jete ende aktiv apo me nje fare nxjerrje tymi, ashtu sic eshte Etna ne Itali apo Vezuvi. Gjithashtu dhe ne Dardani (Kosove) nuk e kemi nje mal te tille.
Atehere, pse ne e qujame vullkan dhe pse italianet e kane me te njejtin emer kete dukuri, pra volkano?
Me qe jemi ne etimologji, le ta ndajme dhe nje here tjeter kete fjale.
Kemi vull + kan, ku fjala e pare eshte direkt folja shqipe me vjell dhe fjala e dyte eshte direkt folja ndihmse shqipe kam.
Por, tek fjala vullkan shikojme se foljen shqipe kam e kemi ne veten e trete, pra e kemi kanė (ata kanė, kan).
Gjithashtu neper dialektet e ndryshme te Shqiperise se Mesme, foljen me vjellė e gjejme te ndryshuar sepse qe te dy germat j dhe e zevendesohen me germen u psh. tek folja me pjellė kur flitet ne veten e trete, pra per nje person i cili nuk eshte prane nesh, shpesh here ne shqip thuhet; ajo pullė.
Kete fjale, gjyshja ime gjithone e thoshte pikerisht ne kete forme sic e shkrova. ou...pullė ajo mre.
Po ashtu te njejten gje kemi dhe te folja me vjellė dhe pikerisht ne veten e trete, edhe ketu, po ato germa, pra j dhe e ndryshohen me germen u. Ndodh ky ndryshim, pasi ai nuk ia demton as kuptimin e as tingellimin kryesor te fjales.
Psh tek folja doli pra qe perseri eshte ne veten e trete, shpesh here e gjejme keshtu; dulė Ai doli = ai dulė.
Me qe jemi tek fjala vullkan pjesa e pare e kesaj fjale, pra vull - ė eshte komplet nje fjale shqipe edhe e diteve tona.
Them fjale shqipe, sepse po kete tingull, tek fjala vullkan perdorin dhe gjuhet e tjera ne europe, por tek ato gjuhe, nuk korrespondon pjesa vull ne foljen e tyre qe ata kane per vjelljen.
Italianet foljen me vjellė e kane vomitare.
Greket foljen me vjellė e kane emeto
Kurse ne shqiptaret e kemi vjell, vull.
Tani le te ndalemi pak tek dukuria vullkanike. Cfar ndodh me te?
Nuk eshte nevoja te zgjatemi per nje gje te tille qe e dine dhe femijet, por ajo qe desha te them eshte se; tek natyra e llaves e cila del nga mali, a nuk kemi aty nje vjellje?
Kur ne jemi te semure dhe vjellim, ajo qe na del, a nuk na del nga brendesia? A nuk del ajo sepse nuk e pranon stomaku?
Pikerisht dhe ajo qe na del kur jemi te semure dhe ajo qe quhet llave e qe del nga mali, parimin e kane te njejte. Ato qe te dyja dalin sepse nuk i pranon mė brendesia e tyre.
Ne rastin me malin; a nuk kemi dhe aty pikerisht nje vjellje te drejte perdrejte? Mali vjell nxjerr ate qe ka ne brendesi te tij.
Sidomos per njerzit e asaj kohe, dukuria qe shikohej tek llava e dale, duke e quajtur vjellje eshte percaktimi me i sakte qe i kane bere.
Por, perseri ngul kembe qe ne gjuhet greke dhe latine, fjalen vullkan e gjejme direkt ne shqip, kjo do te thote se, eshte me se e sakte qe keto gjuhe linden me vone se shqipja dhe pikerisht me fondin e shqipes. Sidomos dukurite e medha dhe te rralla sic jane vullkanet, nuk mund ta ndryshonin lehte emrin e tyre te lashte gje qe del e qarte qe ka ndodhur dhe me fjalen shqipe vullkan pra nga vjellja, folje kjo qe greket e kane emeto dhe italianet e kane vomitare.
Por, nuk harrova pjesen kan.
Kjo pjese eshte folja shqipe e sotme ne veten e trete. Ata kanė
Lind nje pyetje ketu.
Pse folja me pas tek rasti i vullkanit eshte jo vetem ne veten e trete, por ajo eshte dhe ne shumes?
Jo me kot, permenda politeizmin me lart dhe jo me kot permenda filmin "Ditet e fundit te Pompeit''
I gjithe qellimi ishte te beja nje kujtim per politeizmin.
Ne ate kohe pellazget kishin shume zota, pra ishin politeiste.
Me rastin me vullkanin, apo me vjelljen e malit, pellazget kete dukuri kaq te tmerrshme, eshte e natyrshme qe e lidhin me zotat.
Vullkani, nuk ishte asgje tjeter vetem se zotat po villnin, pra po benin ate qe dhe vete njerzit e benin kur ishin te semure.
Eshte ne veten e trete folja kam pra aty e kemi kan sepse zotat ishin shume dhe kur ndodhte vullkani, ai per pellazget nuk ishte asgje tjeter vetem se vjellja e zotave qe ishin ne malin perkates.
Gjithmone, edhe sot, nje vullkan kurre nuk shikohet nga afer, sidomos ne ate kohe, nga vullkani njerzit merrnin arratine dhe te ishin sa me larg tij.
Pse e thashe kete gje. E thashe sepse foljen me vjellė dhe foljen ndihmese kan e gjejme ne kohen e kryer (e tejshkuar me duket) pra kur ne themi dhe sot qe; ata kanė vjellė do te thote se kemi largesi ne hapesire dhe ne kohe, pra ne distance, ashtu sic shikon vullkanin njerzit e asaj kohe. Por, vulkani nuk eshte vetem i nje casti, ai eshte i vazhdueshem dhe per rrjedhoje njerzit largoheshin sa me shume prej tij.
Ketu kemi detyrimisht kohen e foljes qe eshte ne te kryeren.
Si perfundim, fjala e shtrire ne gjuhet e Europes, vullkan vulkanos, volkano etj. nuk eshte asgje tjeter vetem se nje shqipe e gjalle, dhe tek kjo fjale kemi po ato pjese qe ne i perdorim edhe sot.
Gjuha pellazge jeton ende.
Ajo sot quhet; gjuha shqipe!
Kontinenti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė