Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 00:48   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

LINDJA E SHTETEVE
E-D-N nuk merret me ceshtjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikenisje e nje gjendjeje juridike… Nuk eshte me rendesi menyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik nderkombetar apo te brendshem… E rendesishme eshte qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vertete.

Shteti mund te krijohet ne menyra te ndryshme:
a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka patur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.
b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e nje shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marreveshje (ne menyre paqesore).
c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
d) Shtetet mund te krijohen edhe me nje akt juridik:
1)Me ligj te brendshem (Filipinet 1934)
2. Me traktat nderkombetar (Irlanda 1921)
3. Me vendim te ndonje organizate nderkombetare (Izraeli 1947 , Libia 1952)

e) Ne ditet e sotme rendesi te jashtzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i Vetvendosjes(Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se KB-kane per qellim zhvillimin e mardhenieve miqesore midisi kombeve, te mbeshtetura ne respektimin e barazise dhe vetevendosjes se pop.).

ZHDUKJA E SHTETEVE

Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve eshte ceshtje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsise, territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shteteror ka qene me se shpeshti 1) rezultat i pushtimit te territorit dhe i nenshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nese 2) aneksimi i tij eshte definitiv. Shteti zhduket edhe 3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe 4) me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve... Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonje bashkesi shtetesh, eshte ceshtje faktike, por ka rendesi te madhe dhe shkakton pasoja te shumellojshme juridike.



NJOHJA E SHTETEVE
E drejta nderkombetare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja eshte ceshtje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subject i se drejtes nderkombetare.
Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1) Teoria konstituive- niset nga qendrimi se shteti me faktin se eshte krijuar, ende nuk eshte antar i bashkesise nderkombetare. Pra, BN eshte ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2) Teoria declarative- shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojne subjekteve nderkombetare dhe behet anetar i BN, pqs i ka plotesuar kushtet qe i parasheh e dr nderkombetare…. Dmth shteti nuk krijohet me njohje, por eshte fakt ky qe konstaton se shteti eshte krijuar.


LLOJET E NJOHJES ( se shteteve)
Kemi njohje te 1) shteteve, 2) qeverive, 3) kryetarit , 4) kryengritesve.
Ne te drejten nderkombetare permenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja- DE-JURE - eshte njohje e perhershme dhe e plote, e cila perfshine te gjitha marredheniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroactive.. Dhe jepet shprehimisht nepemres aktit-formal
2. Njohja DE-FACTO- kur nje shtet, i shtyre nga arsyet politike ose per shkak te paqartesive frikesohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe per kete arsye e shtyne njohjen e plote
3. SHPREHIMISHT- me nje akt te njeanshem . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me nje traktat nderkombetar).
4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja eshte bere: ( nqs nje shtet lidh marreveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dergon perfaqesues diplomatic ,nqs shtetet e treat pranojne konsujt e shtetit te ri).
5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeverite ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njeanshem (deklarate, telegram, note diplomatike etj).
6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe nderkombetare me resolute, me te cilen organet nderkombetare vendosin per krijimin e shtetit te ri ose me proceduren e pranimit.
7. Njohja me kushte dhe Pa kusht-parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja eshte ceshtje rreth se ciles nuk ekz. unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos perkrahesit e teorise declarative, konsiderojne se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes eshte e palejueshme.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė