Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 00:59   #6
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

SHTETET NEUTRALE - jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral :
  • Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
  • Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
  • Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.
Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte.
Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper t’i dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.

PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE

Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

Elementet e pergjegjesise se shteteve - pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:

1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
3. per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
4. duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

Llojet e Pergjegjesise (politike, materiale, morale )
Sipas qendrimit qe mbizotron , pergjegjesia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqe pa faj s’ka as pergjegjesi penale , kurse shteti si teresi nuk mund te kryeje ndonje veper penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nese do t’i mvishej pergjegjesia nje shteti si teresi , atehere i tere populli i nje vendi do tem und te shpallej fajtor )…Keshtu kunder shtetit si teresi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne banken e te akuzuarve . Perkunder kesaj net e D-Ndk flitet per pergjegjesine penale te individeve dhe personave juridik.

Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.

Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.



a) Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdheneseEkziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. lejon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.

b) Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin - shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.

c) Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore - pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.

d) Bazat e pergjegjesise nderkombetare - per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
  • Teoria subjective- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Kete detyrim e mbajne ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi.
  • Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- per ekzistimin e pergjegjesise nuk ka rendesi a eshte kryer delikti nderkombetar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia/
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė