Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 01:17   #8
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Nderkombetare Publike

Sipas Konventes se Gjeneves, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale.
Brezi i jashtem-paraqet pjesen e detit te lire dhe perfshine hapesiren detare qe shtrihet jashte ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largesi te caktuar. Brezi i jashtem fizikisht dhe juridikisht eshte pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetem disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta nderkombetare. Keto te drejta kane te bejne me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtes se peshkimit.

Zona ekskluzive ekonomike -Eshte institute i ri juridik dhe nenkupton te drejten qe i eshte dhene shteteve bregdetare qe te zgjerojne te drejten sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne nje hapesire detare dhe nen det, pertej vijes se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largesi prej 200 milja.

Shtrati continental-perfaqeson fundin e detit dhe nentoken e detit te hapet e cila vazhdohet jashte detit territorial deri ne thellesi te caktuar.
Deti i hapet-hapesirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashte ujerave bregdetare, perfaqesojne detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqesor).
Koncepti dhe perkufizimi i detit te hapur
Deti i hapur mund te perkufizohet si pjese e oqeanit jashte nje vije qe shkon paralelisht me bregun ne nje largesi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti eshte i hapet per te gjithe popujt dhe asnje shtet nuk mund te pretendoje qe te veje cfaredo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi kete pjese vlen parimi i “lirise se detit te hapur”.
Deti i hapet ka statusin e “detit te lire” mbi te cilin vlen rregulla e “Lirise se detit”.
Lirite e detit te hapur jane:
1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes
2. liria e peshkimit
3. liria e venies se kabllove nendetare
4. liria e fluturimit mbi detin e hapur
Konventa e re ua ka shtuar edhe:
5. lirine e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e DN
6. lirine e kerkimeve shkencore.

Pirateria-ne kuptimin e saj original dhe te ngushte “pirateri” eshte cdo akt i paautorizuar, i kryer me dhune nga ndonje anije private ne detin e hapet kunder anijes tjeter me qellim te plackitjes.

Servitutet Nerkombetare -perfaqesojne restriksione (kufizime) te jashtezakonshme te sovranitetit territorial te nje shteti te imponuara me marreveshje, me te cilat nje pjese ose tere territori i nje shteti duhet te sherbeje per disa qellime ose interesa te caktuara te shtetit tjeter.

Llojet e servituteve (nderkombetare)
1.Servitude Aktive- jane ato me te cilat i ipet e drejta nje shteti qe te ndermarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjeter.
2.Servitute Negative- jane ato me te cilat i jepet e D nje shteti qe te kerkoje nga nje shtet tjeter qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne ceshtje te caktuara.
3.Servitute Ushtarake- jane ato me te cilat nje shtet ka te D te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjeter, e drejta e fluturimit te aeroplaneve ushtarake mbi territorin e shtetit tjeter dhe aterimit per qellime teknike.
4.Servitutet ekonomike jane ato servitute te fituara per qellime komerciale dhe te komunikacionit, sic jane: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjeter, prerja e drunjeve, shfrytezimi i kullosave, shfrytezimi me uje ose me rryme etj.


Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si jane krijuar ; dmth me marreveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit per te cilin jane krijuar:

1)Me doreheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
2)Me bashkimin e territorit shteteror qe ka perfituar dhe territorit te shfrytezuar.
3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė