Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-13, 22:27   #20
shaban cakolli
 
Avatari i shaban cakolli
 
Anėtarėsuar: 29-04-08
Postime: 57
shaban cakolli i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Sadbere gagica spahija

ĖNDĖRRIM POETIK

Tė ėndėrroj ēdo ditė orė
Zemrėn e kam peng dashurie
Jetoj nė zgafellėn e shpirtit
Pa ujė dritė udhė pa shteg
Po njė zė sikur mė qorton
Struku nė bebėzat e syrit
E ruaju nga sytė e djallit
Kur nata derdhet mbi vargje
Heshtjen e copėtoj si me thikė
Dhe vrapoj ta zė ėndrrėn nė mesditė
S’jam ndalurr kurrė vjeshtė e pranverė
Kur binte shi kėrkoja ylberin tim
Mbėshtjellė e mbante zana e malit
Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul
Mbi shkrepa malesh dimri gjunjėzohej
Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarė
E Unė bėja portretin e dashurisė mbi pikturė
Portėn e mallit e hapja stinė mė stinė
Njė fjalė iku mes turmės sė zemruar
Kur mė vriste deri nė palcė
Shpesh mė shpiente pėrtej vetes
Si njerkė u soll me mua fati im
Po rrezet kurrė s’i humba nga sytė
Tė shtrihem mes diellit e barit tė njomė
Tė ndjej si vjen me aromė njeriu…si malli me jehonė
Vjen ik shpesh mė thumbon si bletė
Mė merr ndėr krahė qiellit fluturoj krahlehtė!
shaban cakolli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė