Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-12, 17:21   #1
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēka ėshtė poezia ?

Ēka ėshtė poezia ? A ka tė drejtė secili tė shkruaj poezi ? Pse po pyes ?

Javėn e kaluar nė Frankfurt u mbajt panairi i librit .Pėr ēdo vit prezentohen me mijėra tituj tė ri nga tė gjitha lamitė .Panairi mė i madh i librit nė Botė .Sivjet arriti numrin rekord tė ekspozuesve ,mė se shtatėmijė sosh .Nė mesin e tyre edhe Kosova (sivjet bashkė me Shqipėrinė ,pėrhirė tė qindėvjetorit tė Pavarėsisė) .
Pėr dallim nga viti i kaluar ku fotografitė e Jakup Krasniqit stolisnin muret e tendės sonė ,sivjet kishte pasė njė kujdes pak mė tė madh..Nė anėn e majtė shihje fotoportrete tė Ismail Qemalit ,Fan Nolit,Naim Frashėrit etj , gjersa nė anėn e djathtė fotoportrete tė Isa Boletinit ,Adem Jasharit , Ibrahim Rugovės dhe atje kah fundi edhe tė Ali Podrimes etj .Pak e pa kuptueshme ,ēka kanė tė bėjnė me literaturė Adem Jashari ,apo Isa Boletini , po nejse .
Ditėn e fundit , pra tė dielėn ku dyert e panairit hapen edhe pėr vizitorėt e rėndomt ,tė pranishėm ishin edhe disa skrimtarė shqiptarė dhe poet qė jetojnė nė diasporė ,emrat e tė cilėve pėr mua ishin krejtėsisht tė panjohur .
Vetėm edhe dy fjalė pėr titujt qė kishin sjellė nga Kosova dhe Shqipėria e pastaj do tė kthehem tė thelbi i asaj qė dua ta diskutojmė nė kėtė temė . Nga Kosova kishin sjellė 4-5 Botime tė Daut Demakut , Kanunin e Lekė Dugagjinit,dy tre tituj tė Jakup Krasniqit ,“Gjarpėrinjtė e gjakut „ tė Adem Demaqit , dy tri vėllime me poezi ,emrat e autorėve nuk ua mbajta mend kompletin e Jusf Buxhovit si dhe nėse nuk gaboj abetaren .Ndoshta mė ka shpėtuar ndonje titull me rėndesi , kėrkoi falje nėse ėshtė kėshtu .Ndėrsa nga ana matanė kufirit si zakonisht dominonin veprat e Kadaresė ,Kongolit ,Zija Qelės etj .
Tė pranishėm ishin edhe kamerat e RTK-sė si dhe Konsuli i Kosovės nė Frankfurt i cili pėrshėndeti tė pranishmit ,uroi 100 vjetorin e pavarėsisė para kamerės dhe iku .

Kulmi i gazepit filloi kur nisi promovimi i njė pėrmbledhje poezish tė njė autorje nga Vushtrrija e Kosovės qė jeton nė Gjermani .Redaktori i kėtij librit , lexoi pėr tė pranishmit kritikėn qė ai ia kishte bėrė autores vet .Me tėrė fuqinė qė pata u mundova tė kuptoj diēka ,por pa sukses ,fillova tė dyshoj nė njohuritė pėr gjuhėn shqipe .Diqysh me njėfarė lehtėsimi i duartrokitėm tė gjithė, kur e pėrfundoj leximin me shumė mundime redaktori .Pas tij fjalėn e mori njė tjetėr person qė prap nuk e kuptova kush ishte , prap i njėjti avaz ,prap e njėjta gjuhė ,prap nuk kuptova asgjė .Dhe thash me vete mė duhet ta marrė me vete kėtė vepėr .
E mora , e lexova por jo komplet .E lexova edhe kritikėn e redaktorit . Besoni nuk ka njeri qė i lexon ato poezi dhe atė kritikė e qė mundė tė gjej diēka tė pėrbashkėt mes tyre .

Mė duhet tė pranoj qė asnjėherė nuk kam qenė adhurues i vargjeve poetike , mirėpo poezive tė krijuesve tė mėdhenjė si ato tė Lasgushit ,Podrimjes ,Migjenit nuk mund t‘u qėndrosh indiferent .

Pyetja ime ėshtė : Ēka ėshtė poezia ? Ēka synon njeriu pėrmes poezisė ?A duhet tė lejohet secili tė botoj poezi ?A duhet qė ata qė merren me kėso shkrime tė i plotėsojnė disa kritere ?


__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante