Tema: Ēamėria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-12, 14:16   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

vijimi


Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn : luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.

Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė.

Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.

Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.
Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare.

Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".

Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".

Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe konjuktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj.

Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin mininė nė -3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame kėto kushte:

1.Ēarmatimin e plotė
2.Mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e EDES-it si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri.

Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944 qė ka patur ato konsekuenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it.

Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė