Tema: Ēamėria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-12, 14:17   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

Rezoluta pėr ēėshtjen ēame: Ja pėrmbajtja

9.12.2012

Dy deputetėt e PDIU-sė, Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, do tė dorėzojnė zyrtarisht tė hėnėn nė Kuvendin e Shqipėrisė, Rezolutėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame.

Rezoluta pėrmban 13 pika, tė cilat siē nėnvizon PDIU mbėshteten dhe marrin nė konsideratė qėllimet dhe parimet e larta tė Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut dhe legjislacionin shqiptar, transmeton BW.


Trembėdhjetė pikat e Rezolutės janė:

1. Rezoluta njeh, mbėshtet, dhe angazhohet pėr nevojėn e restaurimit tė tė gjithė tė drejtave tė shqiptarėve ēamė, dikur nėnshtetas grekė, nė pėrputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve tė legjislacionit ndėrkombėtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazė tė kombėsisė, e parimet e tjera tė ndėrlidhura me to si dhe frymėn e Traktatit tė miqėsisė midis dy vendeve.

2. Kėrkon rivendosjen e tė drejtave themelore tė shtetasve shqiptarė, ish shtetas grekė, qė pėrfshin rikthimin e pronave, njohjen e tė drejtės sė riatdhesimit, njohjen e tė drejtės sė rimarrjes sė shtetėsisė, dhe tė tė drejtave tė tjera tė pakicave kombėtare.

3. Kėrkon shfuqizimin shprehimisht tė Ligjit grek tė Luftės nr. 2636 dhe 2637/1940 i shpallur me dekret mbretėror nė vitin 1940 akoma nė fuqi, nė veēanti pjesėn e ligjit qė mban sekuestron konservative tė pasurive shqiptare.

4. Kėrkon shtrirjen e efekteve tė ligjit grek 1540/1985 “pėr rregullimin e refugjatėve”, tek tė gjithė shtetasit grekė tė larguar si pasojė e konfliktit civil, pa diskriminim kombėsinė e tyre, ligj qė bie nė kundėrshtim me shumė akte ndėrkombėtare, pėr mosdiskrimimin mbi bazė kombėsie, race, feje etj.

5. Kėrkon nga qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, qė sė bashku me Qeverinė e Republikės sė Greqisė, tė riaktivizojė Komisionet e Posaēme Dypalėshe, tė sanksionuara nė Traktatin e Miqėsisė, tė shqyrtojnė ēėshtjen, tė njohin pėrmasat e saj, tė pėrpunojnė zgjidhjet e duhura nė kėtė drejtim.

6. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve, tė padėbuar nga trojet e tyre amtare dhe tė kėrkojė njohjen e statusit tė minoritetit etnik pėr ata.

7. Kėrkon ngritjen nė Paramithi dhe Filat, tė dy lapidarėve, qė do tė pėrkujtojnė gratė, pleqtė, e fėmijėt, viktima tė pafajshme tė krimeve kryera nga njėsitė paramilitare greke.

8. Kėrkon mundėsinė e ngritjes apo pėrkujdesjes pėr varrezat e ēamėve, ish qytetarėve grekė, tė vrarė gjatė gjenocidit grek.

9. Ngarkon Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės qė tė pasqyrojė, nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe nė proporcionalitet, historinė e kėsaj pjese tė popullsisė shqiptare nė tekstet shkollore.

10. Ngarkon Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe sporteve qė, nė kuadėr tė marrėveshjeve dypalėshe me ministrinė homologe tė Republikės sė Greqisė, tė promovojė vlerat kulturore tė tyre dhe objektet kulturore qė gjenden jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe Ministrisė sė Arsimit dhe tė shkencės t’i kėrkojė Ministrisė homologetė nxisė heqjen nė tekstet greke tė referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisė ēame;

11. Ngarkon Qeverinė shqiptare, qė nė pėrputhje me kėtė Rezolutė, t’i shprehė palės greke nė kontaktet diplomatike qėndrimin e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me kėtė problem;

12. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė kėtė Rezolutė t’ua bėjė tė njohur qeverive dhe parlamenteve tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndėrkombėtare ku Shqipėria ėshtė anėtare.

13. I rezervon vetes tė drejtėn qė nė rast reagimi refuzues tė palės greke, pėr ta konsideruar problemin nė dritėn e akteve ndėrkombėtare mbi diskriminimin, lėvizjen e lirė, tė drejtat themelore tė njeriut nė pėrgjithėsi, ta paraqesė ēėshtjen nė instancat ndėrkombėtare adekuate.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė