Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-05, 20:07   #26
intelektualja
 
Anėtarėsuar: 25-12-05
Vendndodhja: zakonisht te shpija
Postime: 320
intelektualja e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Me se njwzet vite pervoje pune profesionale, me kane mundesuar ta njoh mire moden ne pergjithesi dhe te arrij te kuptoj esencen e te krijuarit, qe eshte se kreacioni e ka per detyre paresore te I bie ne pah kualitetet dhe bukurin e atij qe do ta mbaj. Prandaj kur punoj me kliente, atyre u ofoj sygjerime dhe keshilla se sit e duken edhe me bukur, por gjithnje duke e respektuar stilin e tyre personal, dhe duke mos imponuar stilin tim. Vetem ateher arrihet harmonia e vertete ne mes te fustanit dhe personit. Sygjerimet e mija jane kruesisht te bazuara ne siluete, detaje te trendit , materiale, e rendesi te posaqme kan ngjyrat.
Kete vit silueta moderne eshet me voluminoze, me funda “puf” me kollane te pasura dhe menge te zgjatura. Gjithnje duhet pasur kujdes qe te krijohet silueta “X” gje qe e thekson formen e trupit me bukur.
Sa I perket trendeve te ketij sezoni, propozoj:
dukjen “ushtarake”, edhe nje fustan I mbremjes mund te dukesh shum elegant me ndonje tetaj ushtarak si epoleta, gajtan apo manzhete decorative;
stili “Eduardian” I cili krijon figuren e “ores se reres”, me korset qe e thekson belin dhe me fund te pasur kryesisht nga materialet luksoze si, kadifeja dhe brokati, e mund te I shtohet edhe ndonje zhabo ose manzhete datelleje;
stili Victorian percjell nje vi te them “Gotike”, dhe eshte pasqyrim I kombinimeve te nuancave dhe materialeve te perdorura qysh ne Angline Viktoriane. edhe stili Viktorian si ai Eduardian e krijojne silueten e “ores se reres”. Zakonisht perdoren materialet si zhakardi, sateni I kadifenjet, shifoni si dhe zhorzheti I mendafshet. Shtesat e dantelles I japin edhe ne shume sharm ketij stili;

stili I “Zonjes Angleze” eshet stil I cili e imiton femren e pavarur me dukje shume elegante sin e filmat e viteve 1950s dhe 60. keto ishin kryeshisht femra me shije dhe bjondina me kaqurele si psh Grace Kelly, Lauren Bacall ose Kim Novak, por kjo nuk e perjashton zeshkanen Audrey Hepburn perfekte me kompletet e saja me akcesore te jashtėzakonshėme.
Ngjyrat
Akcenti I ngjyrave I kombinuar me materiale luksoze I jep glamurin trendit te sivjetem.
E zeza u kethye shume me shpejt se sa doli nga moda. Ajo edhe me tutje eshte nje baze e mire per disejne te nje fustani solemn. Megjithate paleta a ngjyrave per kete sezone, eshte shume me e gjere edhepse dominojne kryesisht ngjyrat e mbyllta.
Shkurtimisht, jane moderne ngjyrat e mbyllta sidomos ajo vjollce dhe ngjyra e e kuqe e veres, ngjyre xhinxhifili e djegur, ngjyrat e myshkut dhe mustardit. Kesaj liste gjithesesi duhet te I shtohet e bardha e hireta dhe natyrisht e zeza.

Jane moderne kryesisht ngjyra vjollce, vjollce si patligjani I zi, si ribizi I zi, si boronica, ngjyra blu, blu si qielli I mesnates, si puplat e bishtit te palloit, tirkiz, e verdha mustard, e portokallta e djegur, gjelbert si gjethet e malit, si avocado, te gjitha nuancat e dheut, ngjyre shampanje dhe te gjitha nuancat e mishit. Te gjitha keto ngjyra bejne gare me te zezen.
Por per ne kosovaret preferoj qe kete vit kombinimi kryesore te jete aj Kuq e zi se kete vit do te festojme pavarsine e pritur aq gjat.
Urime.
intelektualja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė