Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:42   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Serbia i ka pushuar nga puna pothuaj tė gjithė shqiptarėt nė administratėn shtetėrore, drejtėsi, shkolla, universitet dhe spitalet (vdekshmėria e foshnjave nė Kosovė sot ėshtė mė e larta nė Europė). Shumica e gjykatėsve, mjekėve, etj. nuk e kuptojnė gjuhėn shqipe. Sipas legjislacionit tė ri serb vetėm serbishtja njihet si gjuhė zyrtare (xxxiii). Nė universitetin e Prishtinės, mė parė i vetmi universitet jugosllav ku mėsimi zhvillohej edhe nė gjuhėn shqipe, tashmė flitet vetėm serbisht. (xxxiv) Biblioteka e universitetit u shkatėrrua, koleksioni i madh, i pazėvendėsueshėm i librave nė gjuhėn shqipe u reciklua si letėr e vjetėr. E njėjta gjė ndodhi edhe me biblioteka tė tjera (xxxv).
Qeveria kosovare ka ndėrtuar nė shtėpi private njė sistem provizor shkollor, universitar dhe shėndetėsor. Qeveria i paguan ndihma modeste disa mijėra njerėzve tė cilėt nuk kanė asnjė tė ardhur tjetėr dhe, pa kėtė ndihmė, do tė vdisnin nga uria. Pėrveē kėsaj, janė organizuar njė Qendėr Informimi dhe njė Komitet i tė Drejtave tė Njeriut. Komiteti i tė Drejtave tė Njeriut ka njė rrjet tė dėndur vėzhguesish nė tė gjithė vendin, i cili shqyrton dhe rregjistron shumė barbarizma tė pushtuesit jugosllav. I gjithė ky sistem financohet nga pagesa vullnetare tė taksave, sidomos nga kosovarėt nė botėn e jashtme, tė cilėt do duhej tė paguanin 3% tė tė ardhurave tė tyre dhe pėrgjithėsisht edhe e paguajnė. Shqiptarėt e Kosovės nuk i pranojnė pothuaj fare vendimet e "gjygjeve tė instaluara nga Serbia". Ata i zgjidhin diferencat me ndihmėn e personave tė u dėgjohet fjala (si psh. udhėheqėsit fetarė, nga personat e zgjedhur me vota tė lira, kryetarė rrethesh, prefektė) ose nga pėrfaqėsuesit e Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut (xxxvi). Problemet e vjetra e tė mėdha deri tek gjakmarrja, trajtohen nga "mbledhjet e pajtimit" qė drejtohen nga intelektualė tė njohur. Ata diskutojnė me palėt derisa tė arrihet qė palėt t'i shtrėngojnė publikisht dorėn njėra-tjetrės nė takime tė mėdha publike. Raste tė tjera trajtohen nga "kėshillat e rretheve (komunave) pėr evitimin e shfaqjeve negative" (xxxvii).
Deri tani Jugosllavia e ka pasur gjėrėsisht monopolin e forcės: policinė, drejtėsinė serbe, ushtrinė. Nga 1990-1997 u vranė mesatarisht ēdo muaj 1-3 shqiptarė nga policia. Vazhdimisht kishte kontrolle tė shtėpive, arrestime, tortura, plaēkitje (xxxviii).
Pėrndjekja e shqiptarėve nuk u kufizua nė Kosovė. Gjatė shpėrthimeve me lėndė eksplozive qė i paraprinin marrjes sė shteteve boshnjake nga serbėt, janė shkatėrruar vazhdimisht tė parat dyqanet e shqiptarėve. Pak shqiptarė i kanė mbijetuar kampeve serbe tė pėrqėndrimit atje. Akuzave ndėrkombėtare pėr pėrndjekjen e shqiptarėve i ėshtė pėrgjigjur dhe i pėrgjigjet qeveria jugosllave duke rikujtuar artikullin mbi mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve tė kushtetutės sė saj.
Pėrballė kėsaj, kanė ndjekur Qeveria e Kosovės dhe tė gjitha partitė shqiptare qė veprojnė publikisht, veēanėrisht LDK-ja si mė e madhja mes tyre, politikėn e qėndresės tė padhunshme. Qė nė vjeshtė tė 1997 u shtuan shenjat se Jugosllavia po pėrgatiste nė Kosovė njė aksion tė shkallės sė gjėrė. Fillimisht pati zėra mbi njė mobilizim. Mediat serbe kishin raportuar deri atėherė se nė Kosovė ishte gjithēka nėn kontroll. Nė Dhjetor pretenduan ato papritmas, ēka atėherė nuk ishte e vėrtetė, se kontrolli i pushtetit jugosllav ishte i kufizuar vetėm nė qytetet e mėdha dhe nė disa stacione policie nė pika kyēe. Pėrveē kėsaj, gjithnjė sipas kėtyre mediave, vendi kontrollohej nga ushtria e organizuar dhe e armatosur mirė UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės). Kjo, pavarėsisht nga pėrgėnjeshtrimet e presidentit Rugova dhe Qeverisė sė Kosovės, bashkėpunon me ta dhe thirr ushtarė nė shėrbim ushtarak (xxxix). Pėr UĒK-nė u fol shumė qysh nė vitin 1996 si rezultat i atentateve dhe komunikatave pompoze. Numri i kėtyre atentateve ishte shumė i kufizuar deri nė fillim tė 1998 (xl). Me 11.02.1998 presidenti maqedon Gligorov deklaroi se Maqedonia priste luftė nė Kosovė dhe se po pėrgatiste njė korridor nėpėrmjet tė cilit refugjatėt shqiptarė tė kalonin nga Kosova nė Shqipėri. (Shqiptarėt e Maqedonisė e interpretuan kėtė tė indinjuar si pėrgatitje e kontributit maqedon pėr dėbimin e shqiptarėve.) Me 11.02.1998 dy politikanė nga Vojvodina, socialdemokrati Canak dhe reformdemokrati Isakov deklaruan se kishin prova tė qarta pėr mobilizimin e ushtrisė pėr luftė nė Kosovė, pėrgatitje qė iu kujtonin pėrgatitjet pėr luftėn nė Kroaci nė vitin 1991 (xli). Dy javė mė vonė, me fillimin e masakrave tė policisė serbe nėn pretekstin e luftės kundė UĒK, nisi lufta. Nė kėto masakra pėrdoret vazhdimisht e njėjta metodė. Fshatra tė tėra rrethohen dhe bombardohen fillimisht nga larg dhe nga ajri. Pastaj snajperėt qėllojnė mbi gjithēka qė lėviz. Pėrfundimisht vendi "pastrohet" nga banorėt qė nuk arritėn tė iknin. Edhe bagėtitė mbyten tė gjitha. Shtėpitė plaēkiten. Nėpėrmjet kėsaj paguhen kriminelėt, ēetnikėt serbė, veēanėrisht njerėzit e Raznjatovicit alias Arkan, qė janė shfaqur mė pėrpara nė Slavoni dhe Bosnjė. Ata transportojnė gjithēka qė munden me kamionė - televizorė, aparate tė tjera elektronike, mjete shtėpiake, nganjėherė edhe mobiljet. Pasi marrin edhe makina dhe makineri me vete, u vėnė zjarrin shtėpive. Gjithēkaje tjetėr, shpesh edhe tė mbjellave nė ara, u vihet zjarri.
Nė kėtė mėnyrė, mė 28.02-1.03.1998 janė sulmuar sė pari me helikopterė, tanksa dhe armė tė rėnda fshatrat Qirez dhe Likoshan (komuna e Skėnderajt) dhe mė pas serbė tė armatosur kanė hyrė nė kėto fshatra ku kanė vrarė 26 njerėz, njė shtatzanė ėshtė ekzekutuar me njė plumb nė fytyrė, ndėrsa njė viktime tjetėr i janė prerė pėr sė gjalli organe tė trupit. Pas kėsaj vazhduan sulmet nė shtėpitė e familjes Jasharaj nė Prekaz, duke u arsyetuar gjoja me pjesėmarrjen e Jasharajve nė rradhėt e UĒK-sė. Kėtu ka pasur mė sė paku 56 tė vrarė, ndoshta deri nė 63, ndėr ta 10 fėmijė tė moshės deri 14 vjeēare. Mė i riu ka qenė 7 vjeē, prej tyre 3 janė marrė tė gjallė nga policia dhe janė vrarė mė vonė. Kjo masakėr ka qenė vetėm fillimi. Njė "analitik ushtarak" serb nga Prishtina, i cili dėshiron tė mbetet anonim, sipas gazetės "Nedeljni telegraf" tė 11.03.1998 sqaron: "Nė territorin e Drenicės nuk mund tė thuhet qė janė likuiduar tė gjithė terroristėt, ngase sipas tė dhėnave deri tash tė njohura nė 14 ditėt e fundit janė vrarė mė sė paku 50, por njė numėr tė tillė mundet qė ta rekrutojė seicili fshat pėr vete. Nė fshatrat e tjera ka mjaft baza tė forta terroriste, ndėrsa malet e Ēiēavicės, ku gjejnė tė mbėshtetje Drenica dhe njė numėr i madh fshatrash, duhen pastruar mirė. Dėshpėrimi dhe tmerri nga kėto masakra, para sė gjithash fotografitė e tė vdekurve nga Prekazi tė publikuara nė shtyp (xlii) ēuan nė reagimin (e shpresuar nga Jugosllavia?. Rradhėt e UĒK-sė shtoheshin ēdo ditė sa qė ajo brenda javėsh u kthye nga njė grup i vogėl nė njė ushtri me luftėtarė tė dėshpėruar, tė cilėt tash nė pjesė tė mėdha tė Kosovės lėviznin hapur por qė ishte e armatosur shumė keq. Veē kėsaj nė shumė vende formoheshin grupe pėr vetėmbrojtje nga sulmet jugosllave tė cilat njiheshin pjesėrisht gjithashtu si UĒK. Nėn kontrollin e gjithė kėtyre njėsive, kanė qenė pėrkohėsisht deri nė 40% e territorit tė Kosovės. Nga ajo ēka tregojnė dezertorėt jugosllavė, ata janė urdhėruar qė tė mos kenė parasysh popullsinė civile. Shumė vendbanime janė sulmuar edhe pa pasur serbė fare nė to, apo vetėm e vetėm se nėpėr kėto kanė kalur njerėz tė armatosur. Psh. fshati Dubovik (afėr Pejės, qė nė situatė normale ka 2000 banorė, ndėrsa tash atje janė vendosur edhe 20 000 tė zhvendosur) ose fshati Poturevc (afėr Lipjanit) ku janė gjuajtur dhe shkatėrruar dy mullijtė modernė tė familjes Shabani, tė cilėt kanė furnizuar rreth 60.000 banorė me miell.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė