Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:45   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Forcat e armatosuara jugosllave qysh nga fillimi i luftės, fundi i Shkurtit, deri mė 2 Shtator kanė sulmuar 391 vendbanime kosovare nga gjithsej 1335, 266 i kanė gjuajtur me armė tė rėnda ndėrsa nga 217 i kanė pėrzėnė tė gjithė banorėt. Shumė vendbanime janė plaēkitur dhe pastaj janė shkatėruar plotėsisht. Nė disa vende janė djegur sistematikisht tė korrurat. Territore tė tėra janė deklaruara si "zona tė vdekjes". Shumė fshatra si dhe qyteti i Gjakovės i janė nėnshtruar njė blokade totale saqė banorėt e kėtyre i kėrcėnon uria e nė disa vende bukė u shitet vetėm serbėve. Mė 2 Shtator 1998 nė Kosovė ka pasur 417.483 njerėz qė largoheshin (xliii) pjesėrisht nė pjesė tė tjera tė Kosovės, pjesėrisht nė Mal tė Zi, Shqipėri dhe Maqedoni. Furnizimi i tė zhvendosurve nė Kosovė pengohet sistematikisht. Pjesėtarė tė organizatave humanitare janė gjuajtur dhe burgosur nga forcat e armatosura jugosllave ndėrsa furnizimet e tyre janė plaēkitur. Gjatė gjuajtjes sė njė traktori me mjete ushqimore pėr refugjatėt mė 24 shtator 1998 janė vrarė disa pjesėtarė tė Shoqatės Humanitare "Nėnė Tereza". Sjelljet kriminale tė Prokurorisė jugosllave nuk mbėshteten vetėm nga partitė qė janė nė pushtet nė Serbi (socialistėt dhe radikalėt e Sheshelit) por edhe nga opozita ("demokratėt" e Dindic dhe nacionalromantikėt e Drashkoviēit) me pėrjashtim tė Unionit Qytetar (tė parėndėsishėm) tė Vesna Peshiēit dhe tė Malit tė Zi.
Udhėheqja jugosllave bashkėpunon shumė ngushtė me mafien e Beogradit, me Arkanin i cili ėshtė edhe deputet nė Kosovė. Bashkėpunime tė tilla nė Jugosllavi kanė traditė (shih shėnimin.xxxix), por kjo nė kohėn e Titos kufizohej nė institucionet e sigurimit shtetėror. Sot udhėheqja jugosllave mbėshtetet kryesisht nė aparatin e sigurimit shtetėror. Mu pėr kėtė, gėrshetimi i tyre me mafian ėshtė shumė i dendur. Kėshtu nė varrime tė udhėheqėsve tė gangsterėve shihen politikanė tė rangut tė lartė, edhe Millosheviqi. Ndodh qė me ndihmėn e mafias ata tė pastrojnė llogaritė (xliv) sa qė ėshtė e vėshtirė tė dallosh kufinj tė qartė ndėrmjet mafias dhe udhėheqjes politike.
Veprimet jugosllave nė Kosovė gjatĖ 1998 kanė shumė ngjashmėri me veprimet jugosllave nė Luftėn e Bosnjės. Nė ngjashmėri me atje, Millosheviqi, Shesheli, Arkani dhe njerėzit e tyre provojnė nėpėrmjet vrasjeve masive dhe terrorit qė ta dėbojnė njė popull tė tėrė nga vendi i vet. Metodat e pėrdorura janė deri nė detaje tė ngjashme. Ashtu si atje edhe kėtu popullsia keqtrajtohet rėndė, me shpresė qė dikush do tė mbrohet me armė. Atje ku kjo nuk ka suskses, iskenohen incidente (xlv). Mė pas rrethohen vendbanime tė tėra dhe vihen nė breshėrinė e artilerisė dhe snajperėve. Kėshtu qė popullsisė nuk i mbetet gjė tjetėr veē ikjes. Nė kėtė mėnyrė mundohen qė pjesė tė ndryshme strategjike tė vendit tė "pastrohen" nga popullsia. Nė tė njėjtėn kohė ofrohen "kolonė" tė armatosur pėr t'u vendosur atje.
Nė tė ardhmen RJ planifikon njė regjistrim tė popullsisė dhe tentohet qė si qytetarė "jugosllavė", rrjedhimisht me tė drejtė banimi nė Kosovė, tė njihen tė gjithė ata tė cilėt marrin pjesė nė rregjistrim (Veēernji Novosti, Beograd, 3004.'98). Kėtė shqiptarėt nuk do ta pranojnė ngase masat e tilla tė pushtetit jugosllav i konsiderojnė si tė kundėrligjshme. Rrjedhimisht ata do tė klasifikohen si tė pashtet dhe nuk do t'u njihet e drejta e atdheut nė Kosovė dhe do tė konsiderohen si "mysafirė" tė ardhur nga "kush e di se ku" (shih shėnimin 23).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė