Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:48   #10
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pra e drejta pėr vetėvendosje nuk do tė thotė njėkohėsisht qė grupet qė e kėrkojnė atė, nė kėtė rast kosovarėt, tė kenė tė drejtėn pėr shtetin e tyre ose tė drejtėn pėr bashkimin me njė shtet tjetėr. Pikėrisht Marrėveshja e Parisit pėrmban shumė raste tė tilla tė tėrheqjes sė kufinjve kundėr dėshirės pėr vetėvendosje tė disa popujve. Pėr mė tepėr ėshtė dashur qė tė mirren parasysh rrethanat ekonomike, gjeografike dhe nacionale tė tė gjithė rajonit dhe, nė kėto konture, duhej vendosur se nė ēfarė mase mundej tė pėrkrahej e drejta pėr vetėvendojse e kėrkuesve pėr tė mbrojtur interesat e tyre me autonomi, pavarėsi, apo bashkim me njė shtet tjetėr, ashtu siē ishte pėrcaktuar nė ekspertizėn e njohur pėr ishujt Alande. Nė rastin e ishujve Alande mjaftoi njė autonomi e gjėrė nė kuadėr tė Finlandės pėr tė mbrojtur interesat e suedezėve nė kėta ishuj, ngase ndryshe nga Kosova: ishujt Alande kurrė nuk kanė qenė tė okupuar me dhunė nga Finlanda; suedezėt e kėtyre ishujve nuk janė vrarė e masakruar kurrė nė masė tė madhe, plaēkitur e trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore. Ata nuk kanė nevojė pėr mbrojtje nga shteti finlandez, por kanė nevojė pėr tė drejta kulturore, tė cilat edhe i fituan.
Ekspertiza pėr ishujt Alande pėrcakton edhe atė se nga e drejta pėr vetėvendosje rrjedh edhe e drejta pėr shkėputje si "mjet i fundit nėse njė shtet nuk ka vullnetin dhe forcėn qė tė japė garanci tė drejta dhe tė efektshme e para sė gjithash qė t'i zbatojė ato". Kėtu pėr herė tė parė diskutohen kundėrshtimet ndėrmjet tė drejtės pėr vetėvendosje, nė njėrėn anė, dhe principit tė mosndryshueshmėrisė me dhunė tė kufinjve nė anėn tjetėr. Aty rekomandohen drejtimet pėr zgjedhjen e problemeve tė tilla. Nė ngjashmėri me ekspertizėn e ishujve Alande, kjo ēėshtje ėshtė regulluar ndėrkohė edhe nė paragrafin 7 tė Friendly Relations Declaration tė Asamblesė tė Pėrgjithshėm tė KB tė 24.10.1970, tė cituar mė lartė: "Rreshtat e mė sipėrm (pėr vetėvendosjen e popujve) nuk duhen kuptuar si autorizim apo nxitje pėr tė ndėrmarrė masa tė cilat do tė cėnonin integritetin ... e shteteve sovrane dhe tė pavarura ... tė cilat me sjelljet e tyre udhėhiqen me principet e barazisė dhe vetėvendosjes sė popujve dhe qeverisen nga qeveri qė pėrfaqėsojnė popullsinė e njė territori, pa dallim race, feje dhe ngjyre tė lėkurės". Me fjalė tė tjera, zakonisht mjafton njė autonomi pėr tė kėnaqur kėrkesėn pėr tė drejtė pėr vetėvendosje tė njė grupi. Me kėtė autonomi ai mund tė sigurojė barazinė kulturore etj. E drejta pėr shkėputje (secesion) qėndron vetėm atėherė kur shteti nė fjalė nuk tregon interes pėr gjithė popullatėn, pėrfshirė edhe grupet qė pėrfaqėson qeveria e tij, nuk udhėhiqet nga principet pėr barazi dhe vetėvendosje pėr tė gjitha grupet. Rrjedhimisht nuk mund tė fitohen "garanci tė drejta dhe tė efektshme" pėr tė drejtat e grupeve nė kėtė shtet.
Jugosllavia me marrėveshjen e 10.09.1919 ėshtė pėrpjekur qė tė lėrė pėrshtypjen se dėshiron qė t'u japė shqiptarėve tė drejta tė justifikueshme dhe tė efektshme por kėtė kurrė nuk e ka bėrė nė realitet. Kėtė vetė e ka arsyetuar me pohimin se kjo marrėveshje nuk ka pasur tė bėjė me shqiptarėt por vetėm me territoret e marra nga Austro-hungaria edhe pse nė udhėzimet nga teksti i marrėveshjes bėhet fjalė pėr territoret e kontrolluara nga Serbia dhe Mali i Zi qysh nga 1 Janari i vitit 1913.
Jugosllavia ėshtė sjellur me shqiptarėt njėlloj si edhe Serbia mė parė. Pėr sa kohė Serbia (lx), pėrkatėsisht Jugosllavia e dominuar nga Serbia, e ka pasur vendin nėn kontroll ka bėrė dhe bėn dėbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre. Ai ėshtė bėrė paramendime raciste, si i kanė formuluar Cvijiēi dhe Ēubrilloviēi. Pėr kėtė, sipas premisave tė ekspertizės pėr ishujt Alande, Kosova ka tė drejtė pėr shkėputje. Kėshtu ka qenė edhe nė vitin 1918.
Pushteti jugosllav ka cėnuar rėndė qė nga fillimi tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe kjo ka qenė qė nė fillim nė kundėrshtim me tė. Shteti shqiptar i ka njohur kufinjtė e Jugosllavisė tė vendosur nė vitet '20 por kjo vlen vetėm pėr Shqipėrinė. Pėr kosovarėt ai nuk ka pasur mandat pėr njė gjė tė tillė. Kosovarėt mbetjen e tyre nė Jugosllavi kurrė nuk e kanė miratuar. Aq sa ata kanė mundur tė deklarohen, kanė kėrkuar ēdo herė ndarjen nga Serbia dhe Jugosllavia.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė