Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:54   #15
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(Referencat, burimet, te cilave autori u referohet ne shkrimin e mesiperm):

(i) Qė tė jemi tė saktė, duhet bėrė dallim mes serbėve dhe malazezėve. Nė sa vijon do t'i referohemi pėr thjeshtėsi tė dy kėtyre grupeve si "serbė" pėrveē rasteve ku theksohet shprehimisht e kundėrta.
(ii) Ajo ishte zonė e Vilajetit tė Kosovės. Ky vilajet pėrfshinte njė zonė mė tė madhe sesa Kosova e sotme qė nga kufiri boshnjak deri nė Shkup dhe nė jugperėndim deri nė lumin Drin. Kufinjtė e sotėm tė Kosovės janė kufinjtė administrativė si krahinė serbe tė vendosur nė vitin 1945.
(iii) Serbia ėshtė sjellur nė mėnyrė tė ngjashme qysh mė 1878 gjatė marrjes sė "Serbisė sė jugut", nė jug tė Nicit, qė popullohej nga shqiptarė. Deri nė 35.000 shqiptarė u vranė, 2-300.000 u dėbuan (krahaso me Shaban Braha: "Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare" (1844-1990), Tiranė 1991, fq.51-54). Europa nuk u interesua pėr kėto ngjarje. Sidoqoftė enciklopedia britanike (Encyclopedia Brittanica), botimi 11 i 1910, artikulli: Servia, shkruan: These territories had been occupied, under Turkish rule, by Albanians, west of the Morava ... but after 1878, the Albanians withdrew..." (theksimi ynė). Krahaso edhe me Cubrilovic, http://www.kosova-state.org/German/d...baner__dr.html
Edhe atėherė, ata qė mbetėn u shpronėsuan nga njė "ligj agrar", krahaso Cubrilovic aaO. fq.55.
(iv) Shiko pėrmbledhjen e artikujve tė shtypit nga botuesi vienez Leo Freundlich nė: http://www.kosova-state.org/German/a..._golgatha.html . Pėr numrin e viktimave shiko Braha aaO., fq.221 me pjesė nga dokumente tė ndryshme tė asaj kohe. Vlerėsimet mbi numrin e viktimave shqiptare, qė paraqiten nga Braha nė fq.225, ndryshojnė shumė nga njėri - tjetri. Psh. njė raport i fshehtė austriak nga Shkupi flet pėr 47.000 viktima tė "masakrės sė vjeshtės" 1912. kurse "Hylli i Dritės" i 01.12.1913 e vlerėson numrin e viktimave nė rreth 80.000, "Koha" e 25.02.1915 nė mbi 20.000, njė vlerėsim i mėvonshėm zyrtar shqiptar flet pėr rreth 200.000. Nė njė nga artikujt e pėrmbledhjes sė Freundlich aaO. numri i viktimave nė Vilajetin e Kosovės vlerėsohet nė rreth 25.000. Kurse nė njė tjetėr flitet pėr 5.000 viktima vetėm nė Prishtinė. Sidoqoftė Freundlich ka botuar vetėm atė qė ai mundi tė mblidhte shpejt nga shtypi i kohės, pa pasur pretendimin e tė qėnit i plotė. Shtypi natyrisht nuk ka pasur dijeni pėr tė gjitha masakrat. Vilajeti i Kosovės kishte nė 1910 rreth 1.1 milionė banorė (Encyclopedia Britannica, botimi 11 i 1910, artikulli Kossovo). Veprimet e serbėve u pėrqėndruan nė zonat shqiptare tė Kosovės sė sotme dhe tė perėndimit tė Maqedonisė. Kosova e sotme, qė i takon afėrsisht sanxhakut tė atėhershėm tė Prizrenit, kishte nė 1910 rreth 475.000 banorė (H.Bajrami, "Shpėrngulja e shqiptarėve gjatė viteve 1875-1966", Rilindja 27.5. 1990 fq.17). Njė numėr prej 50.000 viktimash duhet tė jetė njė vlerėsim i kujdesshėm, sipas pėrshkrimit tė veprimeve serbe nga Freundlich, etj.
(v) Qė nė 1918 u quajt "Mbretėria e serbėve, kroatėve dhe sllovenėve".
(vi) Meqėnėse kjo qeveri qėndronte krejt nėn ndikimin italian dhe nuk arriti asgjė nė Lidhjen e Kombeve (Popujve), ajo u shkarkua nga Kongresi i Lushnjės i 1920 dhe u zėvendėsua nga njė qeveri e re nė Tiranė.
(vii) Jugosllavia i ka thyer kėto kufinj nė disa vėnde edhe mė vonė dhe ka marrė me forcė troje shqiptare qė i ishin premtuar asaj, si psh. Shėn Naumin nė Maqedoninė e sotme.
(viii) Cituar sipas Braha aaO. fq.335, shėnimi 1.
(ix) Protestė e "Komitetit tė bashkuar tė shqiptarėve tė paēliruar" pranė Bashkėsisė sė Kombeve (Popujve) me datė 16.09.1924, e nėnshkruar mes tė tjerėve nga Hasan Prishtina. (As kushtetuta e tyre nuk e pengoi gjenocidin e qeverisė sė turqve tė rinj ndaj armenėve.)
(x) H.Hoxha nė nr.5 tė "Pėrparimit", Prishtinė 1970, fq.432, e vlerėson nė rreth 500.00 numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė dėbuar nga Jugosllavia. Sipas A.A.Bytyēit, "Demografia shqiptare nė shėnjestėr tė pushtuesve", cituar nga Rilindja e 08.08.1998, fq.16, nga Kosova nė Turqi janė dėbuar sipas viteve si vijon. 1912-4: 302.907 shqiptarė, 1919-40: 276.489 shqiptarė (marrėveshja e pėrmendur jugosllavo-turke parashikonte vendosjen e 40.000 familjeve tė tjera nė Turqi nė vitet 1939-1940) dhe 1951-66: 450.821 shqiptarė. Pra nė total u zhvendosėn 1.030.127 shqiptarė (gjatė kėsaj periudhe kohore rreth 490.000 shqiptarė tė tjerė nga pjesė tė tjera tė Jugosllavisė dhe 300.000 nga Greqia veriperėndimore).
(xi) Shih studimin e politikanit serb Cubrilovic.
(xii) Nė njė "studim" zyrtar propozonte Andric mė tej qė tė pushtohej dhe tė kolonizohej veriu i Shqipėrisė; shih B.Krizman: "Elaborat dra Ive Andrica o Albaniji iz 1939. godine, Casopis za suvremenu povijest", II, Zagreb 1977, fq.89. Pėrkthimi anglisht mund tė lexohet nė: http://www.kosova.com/expuls/dok7.htm
(xiii) nė njė "Gentelmen's Agreement" joformal nė 1953 nė Split; shih H.Islami: Kosova dhe shqiptarėt - ēėshtje demografike, Prishtinė 1990, fq.50.
(xiv) Milorad Obradovic: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, Prishtina 1981, fq.222, cituar sipas Braha aaO. fq.319
(xv) Nė kėtė numėr nuk janė marrė parasysh me qindra zyrtarė, veēanėrisht tė aparatit policor, qė u dyndėn nė Kosovė pas 1945, pėrsėri pas 1981 dhe sidomos pas 1990. Shumica e tyre sidoqoftė nuk u vendosėn pėr kohė tė gjatė nė Kosovė.
(xvi) Shih psh. S.Stojanovic (kėshilltar i shkrimtarit dhe presidentit tė mėparshėm jugosllav Cosic): Zasto nam se dogodilo Kosovo?, Nedeljni Telegraf i 18.03.1998.
(xvii) M.Bakalli, shefi i komunistėve kosovarė, sqaronte nė mbledhjen e komitetit qėndror tė komunistėve jugosllavė nė dhjetor 1980 se: "Rritja ekonomike e Kosovės mbetet me 46.9% nėn nivelin mesatar tė vendit dhe njė tendencė e tillė ekziston qysh prej 1947." Rritja e prodhimit industrial nė Kosovė arrinte nė vitet e fundit deri nė 1980 vetėm 1/4 deri nė 1/5 e rritjes nė Serbi megjithėse materiale tė para pėr prodhimin serb vinin nė njė masė tė madhe nga Kosova. Tė ardhurat pėr kokė nė Kosovė ishin 1/6 e atyre sllovene dhe 1/5 e atyre serbe. Papunėsia ishte 20 herė mė e madhe se nė Slloveni dhe 2½ herė mė e madhe se nė Serbi. 110.000 kosovarė punonin nė mėrgim (tė dhėnat sipas statistikave jugosllave, shih Kadri Rexha: "Fati i luleve", Prishtinė 1993, fq175.). Problemet shkaktoheshin mes tė tjerash nga fakti qė investimet shkonin kryesisht nė zonat me shumė kapital, psh nė fushat e energjitikės dhe metalurgjisė me ngjyra, dhe jo nė ato me shumė fuqi punėtore. Investimet nė zonat me fuqi punėtore nė fakt do duheshin mbėshtetur duke pasur parasysh edhe rritjen e popullsisė (C.v.Kohl, W.Libal: Kosova: Kosova, Nyja gordiane e Ballkanit, Wien, Zürich 1992, fq.70-75).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė