Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-07, 15:03   #37
Boemi
 
Avatari i Boemi
 
Anėtarėsuar: 03-07-06
Vendndodhja: Nė vend tė tė rreshurave
Postime: 21
Boemi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Talenti I Fshehur

Pershendetje,

Ne shkrimin tim sa i perket rrjedhes, mbarevajtjes se temave ne kete forum, ishe rastesi nderlidhja me ju, Z.Labi dhe Z. Reana, se pari kete dua ta potencoj.

Reagimi i Z. Dea disi ne “ mbrojtje “ te Z. Reana, menjeher perforcon ate qe kam shkruar me pare per ata qe disi i japin kahje tjeter temave por kete grup se kam permendur, grupacionet. Por sdo hyj me ne kete labirint por do mundohem te kthehem menjeher tek tema dhe ata pak rreshta qe shkrova per temen dhe pergjigjen tuaj .

Z.Labi .....

Nuk eshte konstruktive mendoj une mu nxjer nje pjese e shkrimit mu citu sepse e nxjer nga konteksti ah, shkrimi duhet te lexohet si terresi. Une lexova ate qe kishe shkruar... dhe verej qe ne vazhdimesi i mbetesh lojal stilin tend te shkrimit nepermes citimeve, definimeve, pergjithesimeve, them prape paksa te panevojshme, e ne kete rast edhe spjegon dic nga konteksti historik dhe hyn ne boten e artit te Michelangelo-s dhe Van Gogh-ut, dhe nderlidhesh qe s’ka origjinalitet te paster shiquar nga konteksti historik qe te gjithe jemi vazhdimesi.

Origjinalitet te “ pastert” une nuk kam thene asnjeher ah, lexo shkrimin tim me kujdes.

Nese hyne ne konteks historik ateher do duhej te ktheheshe qe ne shpellat e Artamires, atje ku filloj arti , dhe del ky spjegim qe prape cdo gje transformohet, perkryhet, etj etj, e ketu hyn ky grupi i te talentuarve qe kalojn ne dimensione tjera dhe ne fund i themi dic origjinale, qe une mendoj nuk e mohon dot askush.

Apo ende mendoni Z. Labi qe s’ka fare origjinalitet as ne art qe nga vizatimet e para primitive ne shpellat e Artamires me sic u nderlidhe tek Michelangel-o apo Van Gogh-u….!!!!


Ju Pershendes,

Boemi



Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojn. Richter
Boemi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė