Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-11, 15:04   #37
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Ambasadori Dell kishte zhvilluar njė takim edhe me liderin e atėhershėm opozitar tė Aleancės pėr Kosovė tė Re, Behgjet Pacolli, lidhur me zhvillimet e fundit brenda Kosovės dhe aktivitetit privat tė lobimit pėr njohjen e shtetit tė pavarur tė Republikės sė Kosovės.

Nė pėrmbledhjen e raportit tė kabllogramit tė 11 shtatorit tė vitit 2009, Ambasada njofton se Delli kishte diskutuar me Pacollin edhe pėr “rėndėsinė e frenimit tė ndikimit ekstremist islamik” nė prag tė zgjedhjeve komunale. I pranishėm nė takimin e Dellit me Pacollin ishte edhe Esad Pushkar, kėshilltar i lartė i Pacollit. Pushkari kishte shkėmbyer SMS me ambasadorin Dell gjatė dėshtimit tė dy raundeve tė para pėr zgjedhjen e Pacollit president mė 22 shkurt tė kėtij viti, kur disa deputetė tė PDK-sė nuk i ishin bindur marrėveshjes sė arritur ndėrmjet Thaēit dhe Pacollit pėr ndarjen e posteve kryesore. Pacolli u zgjodh president nė raundin e tretė, por dha dorėheqje pasi Gjykata Kushtetuese vlerėsoi se nuk ishin respektuar procedurat e rregullta tė votimit.

Ambasadori amerikan ia kishte shprehur nė sy Pacollit shqetėsimin e tij pėr takimin me disa liderė tė shteteve tė botės sė tretė, si ai i zhvilluar me tashmė diktatorin e rrėzuar libian, Muammar Gaddafi.

“Ambasadori kishte ngritur ēėshtjen e ekstremizmit islamik qė po hynte nė Kosovė dhe i tėrhoqi Pacollit vėrejtjen e shqiptarėve potencialė qė punojnė brenda kufijve tė regjimeve si ai nė Libi dhe (tė cilėt) pastaj kthehen nė shtėpi me ideologji mė ekstremiste. Ambasadori ia ka bėrė tė qartė se ne nuk duam tė shohim rritje tė ndikimit ekstremist nė mesin e popullatės sė moderuar properėndimore tė Kosovės”, thuhet nė pėrmbledhje tė kabllogramit.

“Hyrja miqėsore ia promovoi ambasadorit njė mundėsi pėr t’i bėrė Pacollit shumė mesazhe nė lidhje me qėndrimin e Qeverisė amerikane pėr njė numėr tė ēėshtjeve tė brendshme dhe ndėrkombėtare me tė cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet nė komentin e Ambasadės amerikane. “Ne do tė vazhdojmė tė angazhohemi me Pacollin dhe AKR-nė, tė inkurajojmė AKR-nė tė luajė njė rol mė konstruktiv nė politikėn e Kosovės dhe pėr tė theksuar rėndėsinė pėr AKR-nė qė tė koordinojė pėrpjekjet e saj pėr lobim pėr njohje bashkė me Qeverinė e Kosovės”.

“Dobėsimi” i pozicionit tė Thaēit

Departamenti amerikan nėpėrmjet njė tjetėr kabllogrami tė Ambasadės amerikane ishte njoftuar nė detaje edhe pėr zhvillimet pas deklaratės sė ish-deputetėve Adem Salihaj dhe Gani Geci mė 29 nėntor kur njoftuan mediat se kishin njė DVD me tė dhėna pėr sulmet dhe vrasjet e drejtuesve tė LDK-sė ndėrmjet periudhės 1999-2003, nga siē thanė ata, SHIK-u, krah inteligjence i PDK-sė sė Thaēit. Geci e identifikoi operuesin e SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili nė tė njėjtėn ditė doli para Kuvendit tė Kosovės dhe tha se ishte i pėrfshirė nė 16 raste tė vrasjeve, rrahjeve, torturimeve, dhe akuzoi zyrtarė tė lartė tė PDK-sė se urdhėruan kryerjen e tyre. Bllaca kishte deklaruar se kishte marrė urdhra direkt prej Azem Sylės, anėtar i Kryesisė sė PDK-sė, nėpėrmjet Shpresim Ukės, nip i Sylės.

Bllaca, i cili e ka pranuar se edhe vetė e ka kryer njė vrasje, nė dėshminė e tij kishte implikuar edhe ministrin e atėhershėm tė Transportit dhe tė Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ish-zėvendėsministrin e Punėve tė Brendshme, Fatmir Xhelilin dhe Xhavit Halilin, anėtar i Kryesisė sė PDK-sė dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės.

Kabllogrami thotė se dėshmia e Bllacės u bė “nė kohėn kur kryeministri edhe ashtu kishte njė pozicion tė dobėsuar” pas pėrplasjeve me LDK-nė. EULEX-i ende ėshtė duke hetuar rastet qė lidhen me “peshqit e mėdhenj”, si test pėr pėrkushtimin e tij pėr sundimin e rendit dhe ligjit nė Kosovė.

PDK-ja, “e pamėshirshme”

Kryetari i Grupit parlamentar tė LDK-sė, Lutfi Haziri, kishte kėrkuar krijimin e njė komisioni parlamentar pėr hetimin e akuzave tė Bllacės, por nuk mori mbėshtetjen nė Kuvendin e dominuar nga PDK-ja.

Kabllogrami konfirmon se Thaēi kishte dėshtuar ta bindte ish-presidentin Sejdiu tė dilnin nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi mė 30 nėntor pėr t’i dėnuar akuzat e Bllacės.

Bashkėsia ndėrkombėtare i kishte bėrė thirrje EULEX-it tė tregohej i vendosur pėr zbardhjen e akuzave tė Bllacės, por edhe i kishte kėrkuar tė tregonte “pėrgjegjėsi politike” dhe ndjeshmėri pėr zhvillimet e brendshme nė Kosovė.

“Kjo konfirmon njė perceptim tė zakonshėm nė mesin e qytetarėve tė Kosovės se PDK-ja ėshtė e pamėshirshme dhe e pėrgatitur pėr tė ushtruar dhunė pėr t’i arritur qėllimet e saj, dhe kjo nuk i ndihmon aspak PDK-sė derisa ajo po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare tė 13 dhjetorit. Duke pasur parasysh kėtė, kriza mund tė jetė njė mundėsi pėr EULEX-in dhe Kosovėn. Nėse EULEX-i heton akuzat e Bllacės kundėr zyrtarėve tė lartė tė PDK-sė ashtu si duhet, dhe nėse njerėzit e fuqishėm thirren tė japin pėrgjegjėsi pėr veprimet e tyre, ky incident mund ta ndihmojė Kosovėn tė merret me trashėgiminė e politikės sė dhunshme tė periudhės sė paskonfliktit, sikurse edhe t’i bindė qytetarėt e saj se ‘sundimi i rendit dhe ligjit’ ėshtė mė shumė se njė slogan”, thuhet nė komentin e kabllogramit tė ambasadorit amerikan nė Kosovė, Christopher Dell.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė