Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-11, 10:13   #26
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Qeveria

Riformatimi ua lėkund ulėset Beqajt, Hoxhajt e BujėsPublikuar: 02.09.2011 - 09:06

Prishtinė, 2 gusht – Riformatimi i paralajmėruar i Qeverisė ka gjasa ta lėrė pa post ministror Besim Beqajn, ndėrsa edhe kolegu i tij nga resori i diplomacisė, Enver Hoxhaj, thuhet se nuk shihet si dikur me sy tė mirė nga kreu i ekzekutivit, Hashim Thaēi.

Beqaj dhe Hoxhaj janė pėrmendur nga burime tė afėrta me kryeministrin e Kosovės, ndėrsa arsyeja pėr largimin e tyre mund tė kėrkohet pjesėrisht edhe tek konflikti nė tė cilin kėta dy kanė rėnė me Behgjet Pacollin, partnerin kryesor tė koalicionit qeverisės tė kryesuar nga Thaēi.

“Beqaj pothuaj e ka tė sigurt largimin”, ka thėnė burimi pėr “Kohėn Ditore”, duke shpjeguar se ministri pėr Zhvillim Ekonomik tashmė ka njė konflikt tė hapur me zėvendėskryeministrin e parė, Pacolli, qė lidhet me sektorin qė ai e udhėheq, e pėr tė cilin kreu i AKR-sė ėshtė mė se i interesuar. Pėr konfliktin tashmė ka folur publikisht Pacolli.

Sa pėr ministrin e Jashtėm, Enver Hoxhaj, i cili ėshtė edhe njėri nga nėnkryetarėt e Thaēit nė Partinė Demokratike tė Kosovės, burimi i gazetės ka thėnė se nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht qė tė largohet, ndoshta edhe pėr shkak tė pozitės nė parti, por se ka kohė qė atė kryeministri nuk e sheh me syrin e favorshėm.

“Edhe Hoxhaj ėshtė ankuar vazhdimisht pėr shkak tė Pacollit, duke pretenduar se ky po i ndėrhyn nė punėn e shefit tė diplomacisė, dhe kjo me kohė ka shkaktuar njė kundėrreagim tė pafavorshėm te Thaēi”, thotė burimi, i cili shpjegon se Hoxhaj kohėt e fundit ėshtė dėgjuar tė ketė folur shpesh pėr mediet e huaja, sidomos ato gjermanofolėse, qė nė disa raste e ka irrituar edhe kryeministrin.

Megjithatė, pėr dallim nga Beqaj, i cili duket se pėr largimin nga kabineti “e ka biletėn e prerė”, Hoxhaj mund t’i shpėtojė fshesės sė Thaēit pėr shkak tė pozitės qė ka nė PDK dhe bazės zgjedhore qė nuk ėshtė edhe aq e vogėl. Komuna prej nga vjen, Suhareka, nė zgjedhjet e fundit ia ka shtuar votat PDK-sė.

“Beqaj nuk ka bazė zgjedhore nė parti, nuk ėshtė as kuadėr i afėrt me PDK-nė, derisa Hoxhaj ėshtė nėnkryetar, dhe kjo mund tė peshojė nė favor tė tij”, ka thėnė burimi i gazetės.

Hoxhaj dhe Beqaj kanė ndėrmarrė disa veprime sė fundi, qė nga publiku mund tė shihen si relaksim marrėdhėniesh ndėrmjet tyre dhe Pacollit.

Beqaj ka qenė nė darkėn qė tė martėn ka shtruar Pacolli nė vilėn e tij, kur ka shėnuar 60-vjetorin e lindjes. Por, nuk kishte ndenjur shumė.

Ndėrkaq, Hoxhaj e ka quajtur si mrekulli aktivitetin lobues qė Pacolli ka bėrė nė Afrikė, pas tė cilit tri vende njohėn Kosovėn shtet. Megjithėkėtė, kishin demonstruar pėrplasje nėpėrmjet deklaratave publike pėr pėrvetėsim meritash sa i takon njohjes sė Kosovės nga Shėn Lucia, njė vend i Amerikės Qendrore.

Tė enjten kreu i ekzekutivit nuk ka dashur tė flasė pėr riformatimin dhe as pėr marrėveshjen qė ka me AKR-nė, pėr t’ia lėshuar edhe njė ministri.

“Ne jemi nė bashkėpunim shumė tė ngushtė dhe jemi duke e implementuar agjendėn tonė tė plotė”, ka thėnė kryeministri Thaēi pas mbledhjes sė Qeverisė.

Gazeta ka raportuar nė fillim tė javės se kreu i ekzekutivit do ta bėjė procesin e riformatimit nė kohėn kur i duhet qė nė llogari tė AKR-sė ta heqė nga Qeveria njė ministėr tė partisė sė tij, PDK-sė. Kjo pėr ta pėrmbyllė marrėveshjen e bashkėqeverisjes me tė. Informata nuk ėshtė konfirmuar nga zyrtarė tė kėtyre subjekteve. Por njė burim i gazetės ka thėnė se “nuk do tė ketė ndryshime tė mėdha nė Qeveri” dhe se “Qeveria nuk do tė freskohet vetėm me ndėrrimin e ministrave tė PDK-sė”.

Pos Beqajt e Hoxhajt, rrota e riformatimit po ashtu pritet tė shkelė edhe njė ministėr tė PDK-sė, Ramė Bujėn, ministria e tė cilit thuhet se i ėshtė premtuar tashmė Pacollit me marrėveshjen e koalicionit, e ku pritet tė vihet nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Gashi. Buja ėshtė i vetmi nga ministrat e PDK-sė qė i takon tė ashtuquajturit “grupi i ish-tė burgosurve politikė”, qė pėrbėn opozitėn pėrbrenda PDK-sė.

Pacolli, po ashtu thuhet se kėrkon Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, por Thaēi, sipas burimit, nuk ėshtė i gatshėm tė heqė dorė nga kjo ministri e fuqishme, dhe t’ia lėrė tėrė ekonominė nė duar Pacollit.

Njė burim i afėrt me Pacollin ka treguar se Gashi, qė aktualisht ėshtė numri dy nė diplomacinė kosovare, prej kohėsh po i bėn presion atij pėr ta bindur Thaēin qė ta implementojė marrėveshjen qė do ta bėnte atė ministėr.

Gazeta ka siguruar pėrmbajtjen edhe tė njė SMS-je qė Gashi ia ka adresuar Pacollit, me tė cilėn i kėrkohet tė pėrfshihet nė Qeveri qė nė fillim tė mandatit.

“Kryetar, kėshtu mė tha Hajredini (zėvendėskryeministri Kuēi v.j.): Duhet tė insistosh qė dikush tė mos i mbajė dy poste e unė tė mbetem jashtė se pėr zotėn po ndihem shumė i tradhtuar”.

Gashi i ka thėnė edhe gazetės se ėshtė i gatshėm tė heqė dorė nga posti i zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme, sapo kryeministri tė vendosė pėr ta liruar njė ministri pėr AKR-nė.

“Nuk mundem tash ta konfirmoj plotėsisht, por nėse do tė ketė njė ministri tjetėr, mund tė ketė lėvizje prej anės sime nga posti i zėvendėsministrit”, ka thėnė ai.

Edhe gjatė mandatit tė shkuar, kur Qeveria drejtohej nga PDK-ja e LDK-ja, kryeministri Thaēi kishte riformatuar Qeverinė. Kėtė e kishte bėrė nė gjysmė tė mandatit tė rregullt qeverisės.

Procesi ua kishte marrė postet ministrore 6 ministrave, prej 18 sa ka pasur kabineti qeveritar. Tre kanė qenė tė PDK-sė dhe tre tė tjerė tė LDK-sė. Ata i kishte zėvendėsuar me tė rinj. Nė tė njėjtėn kohė kishte krijuar edhe njė ministri tė re, atė tė Integrimeve Evropiane, duke e vėnė nė krye tė saj njė njeri tė PDK-sė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė