Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-02-09, 18:53   #27
Veterani
*************************
 
Anėtarėsuar: 25-04-08
Postime: 147
Veterani i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Kosova i tregon dhėmbėt Serbis, nuk ka mė tė hysh e tė dalėsh si nė bahqe t'

Udhėheqėsit e Kosovės takohen me zyrtarė tė lartė amerikanė

Washington 25 shkurt.

Udhėheqėsit e Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi dhe ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni, do tė zhvillojnė nesėr takime tė rėndėsishme nė kryeqytetin amerikan, Washington, ku pritet tė takohen me zv/presidentin Joseph Biden, me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, me anėtarėt e Kongresit, nga i ashtuquajturi Kėshill pėr Ēėshtje Shqiptare, nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve.

Takimi me dy prej tre udhėheqėsve mė tė lartė tė administratės amerikane me udhėheqėsit e Kosovės ėshtė vlerėsuar kėtu nė Washington si njė mbėshtetje e fuqishme pėr shtetin e ri tė Kosovės dhe njė rikonfirmim i vazhdimėsisė sė marrėdhėnieve tashmė shumė tė afėrta midis Washingtonit dhe Prishtinės.

Javėn qė shkoi, me rastin e njėvjetorit tė pavarėsisė, Shtetet e Bashkuara, nga podiumi i zėdhėnėsit tė Qeverisė amerikane kanė pėrshėndetur pėrpjekjet e popullit dhe tė Qeverisė sė Kosovės pėr nxitjen e qėndrueshmėrisė nė rajon dhe…, pėr krijimin e njė tė ardhmeje tė sigurt e tė begatė, ndėrsa takimin e nesėrm e kanė cilėsuar si riafirmim i zotimit amerikan tė miqėsisė dhe mbėshtetjes pėr Kosovėn.

Sonte nė mbrėmje ndėrkaq, Ambasada e Republikės sė Kosovės nė Washington do tė organizojė njė kremtim tė njėvjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, nė njė pritje nė kryeqytetin amerikan, ku do tė marrin pjesė pėrveē udhėheqėsve tė Kosovės edhe zyrtarė tė administratės
amerikane, anėtarė tė Kongresit, si dhe pėrfaqėsues tė korit diplomatik tė vendeve tė ndryshme tė akredituar nė Shtetet e Bashkuara.

Nė kėtė kremte pritet pjesėmarrja edhe e njė numri tė madh tė shqiptarėve anekėnd Amerikės, tė cilėt gjatė dy javėve tė fundit kanė qenė nė njė atmosferė kremtimi duke organizuar njė dyzim festimesh pėr pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė, si nė New York, nė Chicago, nė Detroit, Dallas, nė Madison, nė Los Angeles, si dhe nė shumė lokalitete tė tjera ka ata kanė njė prani organizuese. /S.gashi/
__________________
Qeverit vijnė e shkojnė. Janė miqėsit e popujve ato qė mbesin ! (Mbretėresha Elizabet e II-ta)
Veterani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė