Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-13, 19:27   #3
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfarė po ndodh nė Turqi dhe pse


Jam me tė rinjtė qė po protestojnė
06 Qershor 2013 15:13, Nga Orhan Pamuk
Njė tekst me anė tė tė cilit shkrimtari nobelist i ka dhėnė mbėshtetje protestės kundėr qeverisė sė Erdoganit


Pėr t’ua dhėnė njė kuptim ngjarjeve nė Stamboll dhe pėr t’i kuptuar kėta tė rinj trima qė po zbresin nė rrugė dhe pėrleshen me policinė duke u ngufatur mes tymrave helmuese tė gaz lotsjellėsve, do tė doja t’ia filloja me njė histori personale.

Nė librin tim tė kujtimeve, Stambolli, kam shkruar se si e tėrė familja ime banonte nė apartamentet qė pėrbėnin pallatin Pamuk nė Nisantasi. Pėrballė kėsaj godine gjendej njė gėshtenjė qė kishte rreth pesėdhjetė vite, e qė pėr fat ėshtė ende aty. Njė ditė, megjithatė, nė vitin 1957, komuna ndau mendjen ta priste atė dru pėr ta zgjeruar rrugėn. Burokratėt hundėpėrpjetė dhe administratorėt autoritarė e injoronin kundėrshtimin e mėhallės. Kėsisoji, ditėn qė duhej tė pritej druri, xhaxhai im, i ati im, e mbarė familja qėndruan nė rrugė ditė e natė, duke ruajtur me turne. Nė kėtė mėnyrė e kemi mbrojtur drurin tonė, ama po ashtu edhe i kemi dhėnė jetė njė kujtese qė e bashkėndajmė, tė cilėn e kujton me kėnaqėsi e tėrė familja edhe sot e kėsaj dite dhe e cila na lidh me njėri-tjetrin.

Sot, sheshi Taksim ėshtė gėshtenjė e Stambollit dhe duhet tė vazhdojė tė jetė i tillė. Kam jetuar nė Stamboll pėr gjashtėdhjetė vite dhe nuk ia dal mbanė ta marr me mend qė tė mund tė ekzistojė njė person i vetėm nė kėtė qytet e tė mos ketė tė paktėn njė kujtim qė lidhet nė ndonjė mėnyrė me sheshin Taksim.

Pėrktheu nga italishtja: A. Idrizi
Marre nga gazetaexpress.com
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė