Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-12, 21:29   #84
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ernest Hemingway



Njėherė e njė kohė na ishte njė luan qė jetonte nė Afrikė me plot luanė tė tjerė. Luanėt e tjerė ishin tė gjithė tė kėqij dhe ēdo ditė hanin zebra, egėrsira dhe ēdo lloj antilope qė gjenin. Nganjėherė luanėt e kėqij hanin dhe njerėz. Ata i hanin Suahilit,
Umbulusit dhe Undorobosit, por mė shumė pėlqenin tė hanin tregtarėt Hindu.
Gjithė tregtarėt Hindu janė shumė tė ngjallur dhe shumė tė shijshėm pėr njė luan.
Por ky luan, qė ne e duam sepse ėshtė shumė i mirė, kishte flatra mbi shpinė. Pėr shkak tė flatrave mbi shpinė luanėt e tjerė talleshin me tė.

- Shikoni atė me flatra nė shpinė, - thoshin ata e pastaj tė gjithė buluronin nė tė qeshura.
- Pa shikoni se ēfarė ha, - thoshin mė pas, sepse luani i mirė hante vetėm makarona dhe karkaleca deti ngaqė ishte shumė i mirė.
Luanėt e kėqij do tė buluronin nė tė qeshura dhe do tė hanin njė tregtar tjetėr Hindu, kurse gratė e tyre do tė pinin gjakun e tij: llap, llap, llap me ato gjuhėt e tyre si ca mace tė mėdha.
Ata sapo mbaruan sė hungėrituri dhe buluritur nga tė qeshurat iu kėrleshėn flatrave tė tij. Ishin vėrtet luanė shumė tė kėqij dhe tė rrezikshėm.

Por luani i mirė do tė rrinte, do tė shpaloste flatrat dhe do tė kėrkonte plot edukatė ndonjė Negroni ose Americano tė cilėn e pinte gjithnjė nė vend tė gjakut tė tregtarėve Hindu. Njė ditė ai refuzoi tė hante nga tetė gjedhėt Masai dhe hėngri vetėm ca Tagliateli dhe piu njė gotė me lėng domateje.
Kjo i zemėroi shumė luanėt e kėqij, kurse njė nga luaneshat, ajo qė ishte mė e rrezikshmja ndėr ta, sė cilės nuk iu shqit asnjėherė gjaku i tregtarėve Hindu prej mustaqeve, madje dhe atėherė kur e fėrkonte fytyrėn e saj pas barit, tha: - Kush je ti qė tė duket vetja mė i mirė se ne? Prej nga vjen o luan makaronaxhi? Ēfarė bėn kėtu pra? -
Ajo i buluriu atij dhe tė gjithė gjėmuan nė ulėrima pa bėrė fare shaka.
- Babai im jeton nė njė qytet; atje qėndron nėn kullėn me sahat dhe poshtė sheh me mijėra pėllumba qė janė nėnshtetasit e tij. Kur fluturojnė ata bėjnė njė zhurmė qė ngjan me gurgullimėn e njė lumi. Nė qytetin e babait ka mė tepėr pallate se nė gjithė
Afrikėn, ka edhe katėr kuaj madhėshtorė bronzi qė i qėndrojnė pėrballė; ata kanė ngritur njėrėn kėmbė nė ajėr sepse kanė frikė. prej tij.

Nė qytetin e babait njerėzit baresin mė kėmbė ose me barka dhe asnjė kalė i vėrtetė s'mund tė hyjė nė qytet nga frika e tim eti.
- Yt atė ka qenė grifon, - tha luanesha e keqe duke lėpirė mustaqet e saj.
- Je njė gėnjeshtar, - tha njė nga luanėt e kėqij. - Nuk ka asnjė qytet tė tillė.
- Mė jep njė copė tjetėr tregtari Hindu, - tha njė nga luanėt e kėqij. - Kjo lopė Masai ėshtė e sapo mbytur.
- Je gėnjeshtar i pavlerė dhe djali i njė grifoni, - tha luanesha mė e keqe. - Tani them tė tė vras dhe tė tė ha tė tėrin me gjithė flatra.

Kjo e frikėsoi krejt luanin e mirė sepse ai mundi tė shihte sytė e saj tė verdhė, bishtin qė i tundej lart e poshtė, gjakun e tharė nė mustaqet e saj, pastaj ndjeu aromėn e frymės sė saj qė ishte fort e keqe sepse ajo s'i kishte larė kurrė dhėmbėt gjatė gjithė jetės sė saj. Gjithashtu ajo kishte copėza nga tregtari Hindu tė mbetura prej kohėsh nė kthetrat e saj.
- Mos mė vrit, - tha luani i mirė. - Babai im ėshtė luan fisnik; gjithmonė ka qenė i respektuar dhe ēka tė thashė ėshtė e vėrtetė.
Pikėrisht atėherė luanesha iu hodh. Por ai u ngrit nė ajėr me flatrat e tij dhe i erdhi vėrdallė grupit me luanė tė kėqij ndėrsa tė gjithė ulėrinin dhe e ndiqnin me sy.
Ai shikoi poshtė dhe mendoi: - Ēfarė dreq egėrsirash janė kėta luanėt!
U rrotullua edhe njėherė mbi ta pėr t'i bėrė tė ulėrinin edhe mė fort. Pastaj u lėshua teposhtė, kėshtu qė mundi tė shikonte sytė e luaneshės sė keqe e cila u ngrit kas mbi kėmbėt e pasme qė tė ndeshej dhe tė kapej me tė. Por s'mundi ta shtjerė ndėr kthetra.
- Adios, - tha, sepse fliste njė spanjishte tė mrekullueshme, duke qenė njė luan me kulturė.
- Au revoir, - iu tha atyre me frėngjishten e tij tė rrallė.

Tė gjithė ata gjėmuan nė ulėrima nė dialektin afrikan tė luanėve.
Pastaj luani i mirė u rrotullua lart e mė lart dhe mori drejtimin pėr Venecia. Zbriti nė Piazza dhe tė gjithė lumturoheshin kur e shihnin. Fluturoi lart pėr njė ēast dhe e puthi tė atin nė tė dyja faqet; pa qė kuajt ishin ende tė ngritur kas, ndėrsa Bazilica dukej mė e bukur se njė flluskė sapuni. Campanile ishte po nė atė vend, kurse pėllumbat do tė shkonin pas pak nė foletė e tyre pėr tė kaluar natėn.

- Si ishte Afrika? - i tha babai.
- Shumė e egėr baba, - ia ktheu luani i mirė.
- Tani e kemi natėn tė ndriēuar kėtu, - tha babai.
- Po e shoh, - tha luani i mirė si njė bir i bindur.
- Mi vret ca sytė, - i tha i ati nė mirėbesim.
- Ku po shkon, bir?
- Tek bari i Harrit, - ia ktheu luani i mirė.
- Kujtohu pėr mua tek Cipriani dhe i thuaj qė do tė shkoj kėto ditė tė shoh faturėn time, - i tha i ati.
- Po baba, - tha luani i mirė dhe fluturimthi u lėshua teposhtė lehtazi dhe hyri nė barin e Harrit duke ecur mbi putrat e veta.
Te Cipriani asgjė s'kish ndryshuar. Tė gjithė miqtė e tij ishin atje. Por ai kishte ndryshuar paksa meqė kish qenė nė Afrikė.
- Njė Negroni, Signor Barone? - e pyeti zoti Cipriani.
Veēse luani i mirė kishte flatruar gjithė atė rrugė nga Afrika dhe Afrika e kishte ndryshuar disi.
- A keni ndonjė sanduic me mish tregtari Hindu? - e pyeti Ciprianin.
- Jo, por mund tė porosis disa.
- Sa tė vijnė ato mė bėj njė Martini tė fortė. - Pastaj shtoi, - Me xhin Gordon's.
- Shumė mirė, - tha Cipriani. - Me tė vėrtetė shumė mirė.
Vetėm tani luani pa pėrreth fytyrat e gjithė atyre njerėzve tė kėndshėm dhe u kujtua qė ishte nė shtėpi, por gjithashtu edhe qė kish udhėtuar gjatė. Dhe ishte shumė i lumtur.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė